TATÌ SPACE photography center

View Original

Candida Höfer

Candida Höfer, autoportrait

Candida Höfer

(Gjermani 1944-)

 


Candida Höfer është një fotografe gjermane, e njohur si një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane të arkitekturës. Subjektet e saj janë interieret e institucioneve më të rëndësishme publike në mungesë të prezencës humane; muzeume pa vizitorë, bibloteka pa lexues, salla koncertesh dhe kisha të boshatisura.  Fotografia e saj në format të madh, me ngjyra dhe dritë, sygjeron anën psikologjike dhe sociale të këtyre hapësirave.  Ajo preferon simetrinë frontale, kapur nga një perspektivë e lartë, dhe detaje skrupuloze. Për veten e saj shprehet: “Unë dua të fotografoj sesi njerëzit sillen në ndërtesat publike, dhe sesi këto hapësira veprojnë tek njerëzit- për mua kjo është e dukshme kur nuk ka vizitorë, ashtu si një mik i ftuar bëhet tema e bisedës kur ai nuk është i pranishëm”. Ndonëse Höfer fotografon arkitekturën e ndërtesave publike, ajo shprehet se fotografon portretet e këtyre hapësirave.

Candida Höfer është një fotografe gjermane e cila i përket Shkollës së Artit të Dusseldorfit. Së bashku me Struth, Gursky, Ruff, ajo ka studiuar nën drejtimin e çiftit Becher, ku u veçua për fotografinë me ngjyra në format të madh. Punët e saj janë shfaqur në shumë muzeume. Në 2003 ajo përfaqësoi Gjermaninë në Bienalen e Venecias. 


Libra të përzgjedhur të Candida Höfer

See this content in the original post