TATÌ SPACE photography center

View Original

Ekspozite Fotografike REALITETI URBAN (ne syrin e arkitektit)


PREZANTIMI

Jemi të lumtur të prezantojmë Edicionin e 4-të të Ekspozitave të Fotografisë Online në TatìSpace Photography Center, me temën: REALITETI URBAN (në syrin e arkitektit).

Një vit më parë Tati Space bëri ftesën për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Ekspozitave Online me një fotografi apo seri fotografike që përfaqëson mënyrën se si ju e shikoni realitetin urban. Me këtë nuk pretenduam që fotografia të shprehi të gjithë kompleksitetin e realitetit urban, por mund të kapi një moment që pasqyron apo përcjell një mendim, një ndjenjë për një pjesë të caktuar të jetës urbane. E quajtëm ‘në syrin e arkitektit’ sepse arkitektëve dhe urbanistëve u kërkohet të ravijëzojnë vizionin e së ardhmes. Por çdo projeksion nis nga e tashmja, mënyra se si ne e përjetojmë dhe interpretojmë realitetin. Syri juaj fotografik mund të jetë kritik, ose i frymëzuar nga Realiteti. Jemi të lumtur që ftesës sonë i janë përgjigjur një numër i madh fotografësh, artistësh, profesionistësh arkitektë dhe urbanistë nga vende të ndryshme të botës. Fotografia është gjuha që na bashkon të gjithëve.

Nga një numër i madh aplikimesh, kemi përzgjedhur 58 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Duke qenë se fotot konvergonin në tema të ngjashme, kemi vendosur t'i prezantojmë në gjashtë kategori, të cilat janë: Kategoria 1- Qyteti dhe Mjedisi Natyror; Kategoria 2 -Qyteti si mënyrë jetese; Kategoria 3- Qyteti dhe Trashëgimia e tij; Kategoria 4 - Qyteti dhe Drejtësia Sociale; Kategoria 5 - Qyteti dhe Estetika e tij; Kategoria 6- Qyteti dhe Industria e Ndërtimit.

Shpresoj t'i shijoni të gjitha fotografitë, ashtu si edhe ne!

Kurator: Alketa Misja


See this gallery in the original post