FORMULAR RREGJISTRIMI
FRAMING THE CITY through photography
Punishte Fotografie
per te mesuar Fotografine e Arkitektures dhe Urbane duke studiuar Qytetin
FRAMING THE CITY eshte nje workshop 1 mujor per te mesuar fotografine, me fokus Fotografine e Arkitektures dhe Urbane. Qellimi i Kursit eshte qe te mesoje teknikat e fotografimit, duke njohur dhe analizuar qytetin. Kursi i dedikohet nivelit fillestar te fotografise, por mund te marrin pjese edhe ata qe duan te perforcojne njohurite ne kete fushe
Kursi ndahet ne 2 pjese: ne anen teorike dhe praktike:
NE TEORI do te mesohet: si te njohim aparatin fotografik, llojet e aparateve dhe te lenteve, teknikat e fotografimit, ekspozimi i drites, kapja e imazhit, kompozimi, njohja e te drejtave te privatesise dhe te autorit
NE PRAKTIKE studenti do te jete ne gjendje qe te aplikoje njohurite e fituara me siper ne kontekstin e qytetit, duke zhvilluar njohurite mbi arkitekturen dhe qytetin.
Fotografia e rruges dhe e arkitektures eshte nje nder zhanret me te veshtira. Ajo kerkon jo vetem njohjen e teknikave te fotografimit, por edhe njohjen e qytetit, shpirtin e aventures, dhe te kuptuarit e problemeve te qytetit ne nivelin e sintetizimit te tyre ne imazhin fotografik.
Lektore te workshopit jane arkitekte, urbaniste, fotografe.
Kohezgjatja e punishtes - 1 muaj
Frekuenca - 2 ose 3 seanca ne jave
Vendi - ne ambientet e Qendres Tati Space
Oraret: 10:00-12:00 ose 18:00-20:00
Rezervoni vendin tuaj duke plotesuar formularin e meposhtem