Rreth Nesh
TATÌ SPACE është platforma e parë në Shqipëri dedikuar Fotografisë Urbane dhe Arkitekturës. Misioni ynë është promovimi i Artit të Fotografisë duke sjellë para publikut shqiptar artikuj të ndryshëm mbi fotografët e njohur dhe të rinj, teknika fotografimi, workshope, evente dhe të reja nga fusha e fotografisë.
“The World is infinitely more interesting than any of my opinions about it” cit. 1975 Nicholas Nixon
TATÌ SPACE është platforma e parë në Shqipëri dedikuar Fotografisë Urbane dhe Arkitekturës
Tatì Space lindi nga pasioni për Qytetin, Arkitekturën dhe Fotografinë. Themeluar në vitin 2020, Hapësira eshte fokusuar ne promovimin e artit te Fotografisë Urbane dhe Arkitektures, duke sjellë para publikut artikuj të ndryshëm mbi fotografët e njohur dhe të rinj, duke nxjerrë në pah perspektiva të veçanta në peizazhin urban dhe arkitekturor. Duke shërbyer si një qendër krijuese për entuziastët e fotografisë, ne kurojmë ekspozita tematike, organizojmë seminare fotografike dhe inkurajojmë botimin e pavarur në mediumet dixhitale dhe të shtypura.
Në rubrikën ‘ARTIKUJ’ do të gjeni artikuj për Mjeshtrit e Fotografisë, Fotografinë Bashkëkohorë dhe fotografët e rinj shqiptarë emergjent në fushën e fotografisë urbane dhe arkitekturës. Me rubrikën ‘EVENTE’, TatìSpace organizon Ekspozita Fotografike Online me tema të ndryshme të fotografisë urbane dhe arkitekturës. Qëllimi është të krijojmë një komunitet fotografësh, arkitektësh, dashamirësish ndaj fotografisë, të cilët janë të interesuar në këtë zhanër.
TatìSpace ofron dy shërbime të cilat sherbejne per te mbajtur platformen;
Artikuj të ndryshëm mbi Fotografët e njohur dhe të rinj, teknikat e fotografimit, aparatet fotografike, të rejat nga fusha e fotografisë së Arkitekturës dhe Urbane.
Takime dhe biseda me fotografë, ekspozita fotografike, projeksione filmike, konkurse, të rejat e fundit nga bota e fotografisë.
Workshope dhe Kurse Fotografie, me tema të ndryshme, në grupe të vogla ose me program individual.
Nëse dëshironi që artikulli, apo projekti juaj fotografik të paraqitet në blogun tonë, na shkruani për më shumë informacione.
Edicioni i 6-të i Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space Photography Center, me temën QYTETI NË VERË.
Kemi kënaqësine të prezantojmë edicionin e 5-të të Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space, me temën QYTETI I GRAVE. Që në fillim të muajit Mars, përgjatë 3 muajve, hapëm thirrjen e hapur për pjesëmarrje në Ekspozitën e rradhës. E titulluam QYTETI I GRAVE sepse donim të shikonim sesi fotografia mund të përfaqësojë Universin Femëror në shoqërinë e sotme urbane….
Galeria e Eventeve
Ekspozita Fotografike Online QYTETI BARDHË E ZI - Edicioni i 7-të
Edicioni i 6-të i Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space Photography Center, me temën QYTETI NË VERË.
Kemi kënaqësine të prezantojmë edicionin e 5-të të Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space, me temën QYTETI I GRAVE. Që në fillim të muajit Mars, përgjatë 3 muajve, hapëm thirrjen e hapur për pjesëmarrje në Ekspozitën e rradhës. E titulluam QYTETI I GRAVE sepse donim të shikonim sesi fotografia mund të përfaqësojë Universin Femëror në shoqërinë e sotme urbane….
Ditën e shtunë, dt 18 mars 2023, ora 11.00, në ambientet e TATI SPACE Photography Center, u hap Ekspozita Fotografike “ALBANIAN SCAPES -një udhëtim fotografik në peizazhin shqiptar”, me fotografi dhe printime nga Alketa Misja. Cikli është pjesë e projektit fotografik ALBANIAN SCAPES, i cili përfshin një hark kohor 2008-2022. Një pjesë e printimeve janë botuar në librin ALBANIAN SCAPES. Ndërsa një pjesë tjetër paraqiten për herë të parë në këtë ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 Prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës.
Jemi të lumtur të prezantojmë Edicionin e 4-të të Ekspozitave të Fotografisë Online në Qendrën e Fotografisë TatìSpace, me temën: REALITETI URBAN (në syrin e arkitektit). Nga një numër i madh aplikimesh, kemi përzgjedhur 58 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Duke qenë se fotot konvergojnë në tema të ngjashme, kemi vendosur t'i paraqesim ato në kategori që janë: Kategoria 1- Qyteti dhe Mjedisi Natyror; Kategoria 2 -Qyteti si Mënyrë Jetese; Kategoria 3-Qyteti dhe Trashëgimia e tij; Kategoria 4- Qyteti dhe Drejtësia Sociale; Kategoria 5- Qyteti dhe Estetika e tij; Kategoria 6- Qyteti dhe Industria e Ndërtimit.
Ekspozitë Fotografike Online “Qyteti në Fotografinë BARDHË E ZI” 2021.
Postimet e fundit në rubrikën 'Mjeshtrit e Fotografisë'
Në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, një grup fotografësh u shfaqën në skenën artistike me një vizion të veçantë. Ata drejtuan lentet e tyre jo te peizazhet piktoreske, natyrore që kishin dominuar botën e fotografisë për dekada, por te transformimi shpesh i anashkaluar dhe ndonjëherë jo tepër tërheqës i peizazhit amerikan nga aktivitetet njerëzore. Kjo lëvizje, e njohur si Topografia e Re, përfaqësoi një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ne e shohim botën sot, duke u përqendruar në "peizazhin e ndryshuar nga njeriu", në një mënyrë unike dhe provokuese.
Në kuadrin e Ekspozitës Fotografike të lançur në Tatì Space me temën “Qyteti i Grave”, po sjellim në vëmendje disa figura inspiruese të grave fotografe, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar në fushën e fotografisë, me profesionalizimin dhe qasjen humane ndaj qytetit dhe kohës në të cilën ato jetuan. Julia Margaret Cameron, Frances Benjamin Johnston, Berenice Abbott, Dorothea Lange, Margaret Bourke-White, Vivian Maier, Diane Arbus, Cindy Sherman dhe Annie Leibovitz.
Saul Leiter është një fotograf dhe piktor amerikan, i njohur për fotografitë e tij të qytetit të New Yorkut në fund të viteve 1940 deri në vitet 1960, si një ndër pionerët e filmit me ngjyra. Leiter gjeti momente të qeta brenda kaosit urban dhe i portretizoi ato në mënyrë piktoreske. Puna e tij ka lidhje me Ekspresionizmin Abstrakt Amerikan dhe Shkollën Fotografike të New Yorkut. Fotografia e tij dallohet nga kompozimet abstrakte, tonaliteti i ngjyrave, minimalizmi, ndjesia intime dhe voyeurism-i
Eugène Atget është një fotograf francez, i njohur për fotografimin e arkitekturës të Parisit të vjetër në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit 20-të. Ai njihet si pioneri i fotografisë dokumentuese moderne. Atget krijoi një arkivë të pasur prej 5,000 negativash dhe 10,000 printimesh duke punuar në disa seri fotografike, si shtëpitë dhe rrugët, profesionet, parqet, vitrinat dhe artifakte të ndryshme.
Julius Shulman është një ndër fotografët më të njohur të arkitekturës amerikane të mesit të shekullit të 20-të. Atij i njihet merita që përcaktoi mënyren sesi shohim Modernizmin në Arkitekturë. Shulman fotografoi arkitekturën e re që po lindte pas luftës së dytë botërore në Kaliforninë e Jugut, veçanërisht në metropolin e Los Angelesit me të gjitha ndryshimet e tij.
Candida Höfer është një fotografe gjermane, e njohur si një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane të arkitekturës. Subjektet e saj janë interieret e institucioneve të rëndësishme publike në mungesë të prezencës humane; muzeume pa vizitorë, bibloteka pa lexues, salla koncertesh dhe kisha të boshatisura.
Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”.
Walker Evans është fotografi amerikan që ka influencuar më shumë se kushdo tjetër fotografinë moderne dokumentuese të shekullit të 20-të. Me natyrën e tij antikonformiste, ai refuzoi pikëpamjen piktorialiste të fotografisë artistike mbizotëruese të kohës, dhe ndërtoi një koncept të ri artistik bazuar në përshkrimin e fakteve të zakonshme në mënyrë poetike dhe të detajuar. Subjektet e tij fotografike ishin ndërtesat, skenat e rrugës, reklamat, vitrinat e dyqanëve, kalimtarët, kultura e automobilit, dhe kryesorja përshkrimi i jetës së amerikanëve gjatë Periudhës së Depresionit, që përbëjnë memorien kolektive të Amerikës.
Fotografët Kontemporanë
Leonard Qylafi (l. 1980) është një artist pamor shqiptar i cili eksploron disa mediume si fotografinë, pikturën, videon dhe muzikën, ku një vend të caktuar zë Fotografia e Qytetit dhe e Arkitekturës së saj. Projektet në Fotografi dhe Video që reflektojnë mbi transformimin e hapësirave urbane janë (real) ESTATE, Estate, Whispers & Shadows, Solo Show.
Nick St.Oegger është një fotograf dokumentues, i cili eksploron marrëdhënien midis njerëzve dhe vendeve. Një amerikan i qetë, siç e quan veten në mediat e tij sociale, ai ka punuar në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2013. Në Shqipëri, ai ka disa projekte fotografike për çështje të ndjeshme për publikun shqiptar, siç është ndërtimi i hidrocentraleve në lumenjtë e rajonit të njohur si "Zemra Blu e Evropës" dhe ndikimin që këto kanë në biodiversitetin dhe kulturën unike të banorëve. Një intervistë e Nick St.Oegger për TatìSpace.
Ekspozita Fotografike Online QYTETI BARDHË E ZI - Edicioni i 7-të