Rruga Sami Frashëri
Tirana, 1019
Albania

+355 672040073

Ekspozite Fotografike QYTETI NE VERE 2020

Artikuj

Ekspozite Fotografike QYTETI NE VERE 2020

Tatì Space

TatìSpace prezanton Ekspozitën e dytë fotografike online me temën “QYTETI NË VERË”. Në këtë kohë të vështirë pandemie për të gjithë globin, i kërkuam fotografëve nga e gjithë bota, profesionist dhe amator, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, ti përgjigjeshin temës së qytetit në verë. Vera e këtij viti ishte e pazakontë për të gjithë ne. Në mungesë të lirisë të lëvizjes dhe problemeve të shumta që solli pandemia, jetët tona nuk ishin të njëjta. Shumica prej nesh u detyrua të mos udhëtojë si zakonisht por të qëndrojë në të njëjtin vendbanim, duke u adoptuar në një raport të ri me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij. Në këtë periudhë, fotografia mbeti një bashkëshoqëruese besnike dhe një pasqyruese vizuale e denjë e përjetimeve tona në këtë marëdhënie të re të krijuar midis qytetarit, shoqërisë dhe territorit. Duke shpresuar se do të shijoni në këtë Ekspozitë copëza të përjetimeve të ndryshme të fotografëve pjesëmarrës, falenderojmë të gjithë artistët që iu përgjigjën ftesës sonë.

Ju Faleminderit!

TatìSpace


Autore: Rozafa Shpuza

Titulli: “Pritja”

Vendi: Qyteti Shkodër

Përshkrimi: Pandemia bëri që qyteti të presë me ankth hapat e njerëzve, buzagazin, ngutin, bisedat. Cdo gjë ra në heshtje dhe karriget e boshatisuara presin me shpresë se do të zhurmojnë përsëri nga njerëzit, të cilët do të ulen të shkujdesur për të pirë një kafe.

 Instagram Facebook

© Rozafa Shpuza “Pritja”

© Rozafa Shpuza “Pritja”


Autore: Genta Karanxha

Titulli: “Late Night Walk”

Vendi:  Realizuar pranë sheshit Nënë Tereza / Kolonat. 

Përshkrimi: Në një natë fund vere të nxehtë në Tiranë, në një verë të pazakontë si asnjë tjetër më parë, kjo është jeta jonë, ky fragment i ndalur në kohë përgjithmonë. 

Instagram  Facebook

© Genta Karanxha “Late Night Walk”

© Genta Karanxha “Late Night Walk”


Author: Michelle Mayer

Title: “Border Crossing”

Vendi: Border of Hoboken and Jersey City, New Jersey

Përshkrimi: Më pak makina që udhëtojnë në rrugët e qytetit tani të pambushura, ka nënkuptuar ajër më të pastër dhe një rritje drastike të këngës së shpendëve këtë verë. Këtu, në atë që është normalisht një kryqëzim tepër i zënë -- i zënë me makina dhe këmbësorë poshtë dhe një hekurudhë lart -- dy pëllumba relaksohen, pavarësisht se për momentin vështrojnë një fotograf kurioz ndërsa ajo kalon kufirin midis Jersey City dhe Hoboken, New Jersey.

 Instagram

© Michelle Mayer “Border Crossing”

© Michelle Mayer “Border Crossing”


Author: Rudina Aleksi

Titulli: “Braktisje e qytetit”

Vendi: Toronto, Kanada

Përshkrimi: Foto është marrë nga Ishulli Qëndror i Torontos. Ishulli ndodhet 10 min larg me anije nga bregu i Torontos dhe ofron pamje spektakolare të siluetës së Torontos. Çdo njeri e ndjen dëshirën për të braktisur qytetin ndonjëherë. 

Rudina Aleksi është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Arkitekturë, me specializim në Urbanistikë, 1995. Ajo ka punuar në Urbanistikën e Qytetit të Fierit. Që prej 22 vitesh Rudina banon në Toronto, Kanada. Firmat arkitekturore ku ka punuar përfshijnë PDA Architects dhe HOK Canada. Që prej 11 vitesh punon me BH Architects.

© Rudina Aleksi “Braktisje e Qytetit”

© Rudina Aleksi “Braktisje e Qytetit”


Autor: Albert Cmeta.

Titulli: “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”

Vendi: Ish fusha e aviacionit, Tiranë

Përshkrimi: Fëmijët e lagjes tek ish fusha e aviacionit në mungesë të lojrave për këtë grupmoshë, gjetën një mënyrë zbavitëse për të luajtur, duke kërcyer mbi shatërvane, meqënëse ishte verë, freskoheshin njëkohësisht :-). Fëmijët kanë aftësi ta kthejnë gjithçka në lojë...

Instagram Facebook 

© Albert Cmeta “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”

© Albert Cmeta “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”


Autore: Doriana D. Musaj

Titulli Foto 1: “Muri i lotëve” 

Logoja e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, si vulë e krimit të kryer, atë të shkatërrimit të Teatrit në 17 Maj 2020. Vera e parë pa Teatër.

Titulli Foto 2: “Kartolinë Tirana 2020”

I fundit imazh i Sahatit të qytetit pa kullat si hijezues të kohës së tij. Kartolinë klasike e Tiranës bardhë e zi...

Titulli Foto 3: “Grafiti”

Sheshi i Teatrit të Kukullave në mesditë korriku, i preferuar i adoleshentëve, të cilët grafitin e përdorin për të ulëritur atë çka konvecionalja i pengon.


Autore: Loreta Çapeli

Titulli: “Pak Corbusier në Qytet”

Vendi: Tiranë, Shqipëri

Loreta Çapeli është arkitekte, pedagoge e Historisë së Arkitekturës Botërore dhe asaj Shqiptare, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik, Tiranë. Fushat e saj të kërkimit janë Historia e Arkitekturës Botërore dhe Shqiptare, kritika dhe analiza arkitekturore e tipologjive të ndërtimit, rivlerësimi dhe restaurimi i monumenteve të trashigimisë kulturore. 


Autore: Miranda Haxhi

Titulli: Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”

Vendi: Tirana, Shqipëri

Miranda Haxhi është arkitekte urbaniste, ajo ka punuar në Institutin Kombëtar të Urbanistikës në Plane Zhvillimi të Qyteteve dhe Bregdetit. 

© Miranda Haxhi “Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”

© Miranda Haxhi Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”


Autore: Alketa Misja

Titulli: Himara, Natën”

Vendi: Himara, Shqipëri

Website: www.alketamisja.com

© Alketa Misja, Himara Naten