Workshope
TATÌ SPACE organizon Workshope dhe Kurse Fotografie, me tema të ndryshme, në grupe të vogla ose me program individual.
Workshope për të mësuar fotografinë
Workshope të nivelit fillestar dhe të avancuar për të mësuar Fotografinë me tema të ndryshme:
Kursi i Plotë i Fotografisë
Fotografia Urbane
Fotografia e Arkitekturës
Fotografia e Peisazhit
Fotografia e Studios
(Studenti mund të zgjedhë një ose disa nga workshopet e mësipërme)
Përgjatë kursit studenti do të mësojë të perdorë aparatin fotografik, kontrollet teknike të kameras, çfarë është ekspozimi i dritës, ndriçimi natyral dhe artificial, cilat janë lentet dhe si ti përdorim ato. Gjithashtu, përgjatë Kursit, studenti do të mësojë historikun e fotografisë, mjeshtrit e fotografisë të cilët kanë influencuar fushat e ndryshme, dhe më e rëndësishmja, si të përdoret fotografia në mënyrë krijuese, për të zhvilluar stilin personal.
Përgjatë Kursit studenti do të dorëzojë Projekte Fotografike të cilat do të konsultohen dhe do të vlerësohen nga petagogu. Në fund të kursit, studentet do të kenë fituar njohuritë e duhura për të zhvilluar fotografinë në menyrë profesionale, apo si një hobi cilësor.