Rruga Sami Frashëri
Tirana, 1019
Albania

+355 672040073

Terma dhe Kushte

 Termat dhe Kushtet e Perdorimit

KUSHTET E PERGJITHSHME

Websiti www.tatispace.com ofrohet nga TatìSpace Center, i cili është një Person i Tatueshëm, i rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Tiranë Shqipëri. TatìSpace ofron këtë faqe interneti për arsye informimi lidhur me shërbimet dhe produktet që ofron. Misioni i TatìSpace Center është të promovojë Fotografinë e Arkitekturës dhe Urbane, duke dhënë informacione të vlefshme nga bota e fotografisë, në formën e artikujve për Fotografët e njohur dhe emergjent, duke zhvilluar evente dhe ekspozita fotografike, dhe duke promovuar artistet me botime online dhe in-print.

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni termat dhe kushtet e përdorimit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi, pa asnjë rezervë. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Të gjitha elementët e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë element vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare apo patenta. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe cdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementëve të përdorura në këtë faqe, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është i ndaluar.

Duke aksesuar këtë faqe, Ju pranoni se është i ndaluar përdorimi i kësaj faqe në mënyrë të tillë që të jetë e dëmshme, e jashtëligjshme apo të përbëjë mashtrim. TATÌ SPACE Center nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, firewall apo browser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.

Faqja www.tatispace.com është në respektim të plotë te Ligjit 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse. 

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme apo sugjerime / pyetje rreth eksperiencës tuaj online, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit tatispace.center@gmail.com

MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

Në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr.9887 datë 10/03/2008, neni 6 pika 1

a)              Konfirmojmë dhe garantojmë se te dhenat personale përpunohen vetëm nëse subjekti ka dhënë pëlqimin duke pranuar kushtet poshtë përmendura.

Në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr.9887 datë 10/03/2008 , neni 18

b)             Kontrolluesi, kur mbledh të dhëna personale, duhet ta informojë subjektin e këtyre të dhënave. Në këtë informacion duhet të përcaktohen kategoritë e të dhënave personale, që do të përpunohen, qëllimi i përpunimit, emri dhe adresa e kontrolluesit dhe cdo informacion tjetër, i nevojshëm, për të garantuar përpunimin e drejtë të të dhënave personale. Ky informacion nuk jepet, nëse subjekti i të dhënave nuk ka dijeni për të.

c)              Të dhënat mund të mblidhen nëpërmjet transmetimit nga një përpunim tjetër, i kryer nga i njëjti kontrollues ose kontrollues të tjerë. Në këto raste, informacioni nuk do të jepet, kur përpunimi i të dhënave është parashikuar nga ligji, kur është e pamundur dhënia e informacionit, për shkak se nuk mund të gjendet subjekti i të dhënave, ose kur të dhënat përpunohen sipas pikës 1 të nenit 10 të këtij ligji.

 

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se cfarë duhet të prisni kur TATÌ SPACE të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me: Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve, individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, vizitorët në faqen tonë, kontrolluesit që njoftojnë në bazë të ligjit të mbrojtjes së të Dhënave Personale, kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit. 

 

Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, ankuesit apo cdo subjekt të interesuar, për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave të caktuara të rregulluara nga legjislacioni përkatës, duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. TATÌ SPACE kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në vecanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

 

SIGURIA

 

TATÌ SPACE siguron cdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistem të lartë sigurie dhe njëkohësisht eshte e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të cdo veprimi që lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale ”, të ndryshuar dhe cdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale . 

 

COOKIES

 

Faqja e internetit aktuale përdor cookies, me qëllim që të lehtësojë përdorimin e saj. Shumica e shfletuesve janë programuar fillimisht për të pranuar cookies. Në cdo kohë mund të vendosni shfletuesin tuaj për të pranuar të gjitha cookies, disa cookies ose pa cookies. Në rastin e fundit, do të çaktivizoni perdorimin e një pjese të faqeve të internetit. Përvec kësaj, mund ti vendosni preferencat tuaja në shfletuesin tuaj në një mënyrë që të informoheni sa herë që një cookie të ruhet në pajisjen tuaj. Ju lutem vini re se në rast se e çaktivizoni cookies është e mundur që ju mos të keni përdorimin më të mirë të mundshëm të zakonshëm të faqes së internetit.