Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozita Fotografike Online QYTETI BARDHË E ZI - Edicioni i 7-të

Ekspozita Fotografike Online QYTETI BARDHË E ZI - Edicioni i 7-të

PREZANTIMI

Edicioni i 7-të i Ekspozitave Fotografike Online me temë:

QYTETI BARDHË E ZI


Kemi kënaqësinë të prezantojmë edicionin e 7-të të Ekspozitave Fotografike Online në Qendrën e Fotografisë Tati Space, me temën QYTETI BARDHË E ZI.

Fotografia Bardh e Zi është forma më e vjetër e fotografisë. E megjithatë ajo mbetet shumë moderne, pasi ofron interpretime të ndryshme. Disa artistë e vlerësojnë sepse në mungesë të ngjyrave, fotografia bardhë e zi është më e fuqishme për të përcjellë emocione. Të tjerë e përdorin fotografinë monokrom për t'u kthyer pas në kohë dhe për të evokuar kujtime. Artistë të tjerë e përdorin për arsye thjesht estetike dhe grafike, pasi fotografia bardhë e zi ofron kontraste të forta dhe shumë tonalitete.

Jemi të lumtur që ftesës sonë i janë përgjigjur shumë artistë nga vende të ndryshme të botës: SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Ukraina, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Greqia, Holanda, Republika Çeke, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Turqia, Egjipti, Irani, India, Kina, Brazili, ndër të tjera. Nga një numër i madh i paraqitjesh 245, ne kemi përzgjedhur 58 autorë. Fotografitë e tyre janë të kategorizuara në 3 Kategori ARKITEKTURA, NJERËZIT, VENDET.

Shpresojmë që t'ju pëlqejnë të gjitha ashtu si edhe neve!

Kurator

 Alketa Misja

Tatì Space Center


 

KATEGORITË

 
 

Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozitë Fotografike Online QYTETI NË VERË (Edicioni i 6-të)

Edicioni i 6-të i Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space Photography Center, me temën QYTETI NË VERË.

PREZANTIMI

 

Kemi kënaqësinë të prezantojmë edicionin e 6-të të Ekspozitave të Fotografisë Online në Tati Space Photography Center, me temën QYTETI NË VERË. Në fillim të muajit tetor, ne bëmë thirrjen e hapur për të marrë pjesë në ekspozitën online me një fotografi apo një seri të qytetit tuaj, apo të atij që keni vizituar, parë nga lentet e aparatit tuaj, të shkëputur nga këndvështrimi komercial apo turistik. Mund të ishte një problematikë që kishit vënë re dhe shkrepur, një qëndrim i banorëve apo turistëve që po vizitonin, apo një fotografi e pastër estetike.

Jemi të lumtur që ftesës sonë i janë përgjigjur shumë artistë nga vende të ndryshme të botës: SHBA, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Kanadaja, Ukraina, Shqipëria, Kroacia, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Greqia, Holanda, Republika Çeke, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Turqia, Egjipti, Irani, India, Kina, Brazili, ndër të tjera. Nga 103 pjesëmarrës, kemi përzgjedhur 35 autorë, duke shpresuar që përveç vlerave estetike, fotografitë t'ju zbulojnë momente të njohura dhe të përjetuara të Qytetit në Verë.

Shpresojmë t'ju pëlqejnë të gjitha ashtu si edhe ne!

Kurator

Alketa Misja



Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozite Fotografike QYTETI I GRAVE (Edicioni i 5-te)

Kemi kënaqësine të prezantojmë edicionin e 5-të të Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space, me temën QYTETI I GRAVE. Që në fillim të muajit Mars, përgjatë 3 muajve, hapëm thirrjen e hapur për pjesëmarrje në Ekspozitën e rradhës. E titulluam QYTETI I GRAVE sepse donim të shikonim sesi fotografia mund të përfaqësojë Universin Femëror në shoqërinë e sotme urbane….

PREZANTIMI

 

Kemi kënaqësine të prezantojmë edicionin e 5-të të Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space, me temën QYTETI I GRAVE. Që në fillim të muajit Mars, përgjatë 3 muajve, hapëm thirrjen e hapur për pjesëmarrje në Ekspozitën e rradhës. E titulluam QYTETI I GRAVE sepse donim të shikonim sesi fotografia mund të përfaqësojë Universin Femëror në shoqërinë e sotme urbane. Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe të fuqisë punëtore të planetit, megjithatë ato janë pak të përfaqësuara në vendimmarje, dhe aq më pak në vendimet e qytetit, i cili historikisht është projektuar dhe ndërtuar nga burrat për ti shërbyer një shoqërie patriarkale. Një prirje kjo që vazhdon edhe në ditët e sotme, madje edhe në shoqëritë më moderne. Çështja është sesi gratë komportohen dhe janë adoptuar në një shoqëri të tillë. E kush më bukur sesa fotografia mund ta tregojë këtë gjë.

Jemi të lumtur që ftesës sonë i janë përgjigjur shumë artistë nga vende të ndryshme të botës: Ukraina, Shqipëria, Brazili, Japonia, Kosova, Gjermania, Italia, Republika Çeke, Rusia, Bangladeshi, Egjipti etj. Midis tyre kemi përzgjedhur 15 artistë, duke shpresuar që përveç vlerave estetike fotografite t'ju shpalosin fragmente të njohura dhe të përjetuara të universit femëror.

 Urojmë tju pëlqejnë të gjitha fotografitë, ashtu si edhe neve!

Kurator

Alketa Misja

 


Autor: Olha Lobazova

Shteti: Ukrainë

Titulli i Serisë: Stresi dhe sforcimi

Vendi:  Berlin, viti 2022/2023.

Përshkrimi: Stresi dhe sforcimi janë dy termat në fizikë që përshkruajnë forcat që shkaktojnë deformimin e objekteve. Deformimi njihet si ndryshimi i formës së një objekti nga aplikimet e forcës. Objekti e përjeton atë për shkak të forcave të jashtme; për shembull, forcat mund të jenë si shtrydhja, shtrëngimi, përdredhja, prerja, grisja ose tërheqja e objekteve.

Seria është një reflektim mbi ankthin, zemërimin dhe pafuqinë time të shkaktuar nga emigracioni, lufta dhe sjellja në botë e një jete të re, gjatë këtyre kohërave. Me domosdoshmërinë për të vazhduar me të gjitha ngjarjet traumatike, ekziston një stres i madh i pa çliruar që shkakton deformimin e mendjes dhe trupit tim. Kjo është historia e të parit të vetëshkatërrimin tim.

Linke të Autores:

Website, Instagram


Autor:  Victoria Likholyot

Shteti: Ukraine (bazuar në Berlin)

Titulli i Serisë: Lolipop

Përshkrimi: Kjo është një përpjekje për të nxjerrë në pah përfaqësimin e grave me një vështrim mashkullor. Seria është një ironi me ngjyra, një absurdizim i objektivizimit femëror në hapësirat urbane - postera, reklama, tabela, dritat e qytetit etj.

Linke të autores:

Instagram


Autor: Bia Serranoni

Shteti: Brazil

Titulli: Peizazhe të pazakonta

Seria "Peisazhe të pazakonta" ka lindur me synimin për të përfaqësuar marrëdhënien armiqësore të qytetit me universin e grave, duke patur parasysh kërcënimet që i paraqiten trupit të femrës. Qyteti tremb, frenon, fajëson dhe burgos gratë. Ne nuk ndihemi të sigurta në botën e jashtme dhe nuk ndihemi të mirëpritura. Qytetet u ndërtuan nga burrat dhe për qarkullimin e tyre, për rrjedhojë, nuk u projektuan për trupin tonë, duke e vendosur qytetin si një element tjetër shtypjeje për universin femëror. Ky konceptim mashkullor i metropolit kontribuon në një marrëdhënie komplekse midis gruas dhe qytetit, e ndikuar nga disa faktorë si siguria, aksesi, privatësia dhe veçanërisht përfaqësimi, duke e bërë këtë hapësirë të lidhur me çështjen gjinore. Në këtë skenar, kjo vepër ndërton një rrëfim vizual/sensorial nga mbivendosja e dy imazheve, njëra gjithmonë e një hapësire urbane dhe e dyta e një elementi që mund të shkaktojë një çarje, një thyerje në këtë hapësirë në të cilën ne femrat duhet të qarkullojmë gjithmonë me kujdes, sepse paraqitet si një kërcënim.

Linke të autores:

Website, Instagram


Autor: Atsumi Takemoto.

Titulli: Kaktus 

Vendi: Shibuya,Tokio, Japoni

Përshkrimi: Gjuha e luleve të kaktusit është "Dashuri që nuk thahet", "Zemër që digjet" dhe "Zemër e ngrohtë". Një kaktus që vazhdon të jetojë pa u tharë edhe në zonat tropikale. Unë ua kushtoj grave me sy të fuqishëm që gjeta në Tokio.

Linke të autores:

Website, Instagram


Autor: Fahredin Spahija

Titulli: Koha e Akullit

Shteti: Kosova

Linke të autorit

Instagram


Autor: Roman Kosh.

Titulli: Koha e Artë

Vendi: Rusia, 2023.

Përshkrimi: “Unë nuk jam një përrallë që mund të tregosh, nuk jam një këngë që mund ta këndosh, nuk jam një tingull që mund ta dëgjosh, nuk jam as ky që mund ta shihni dhe as që mund ta dini. Unë jam një dhimbje e zakonshme, më qaj.” - Ahmad Shamlu

Fotografia e titulluar "e Artë" është një nga më kryesoret në serinë "Koha e Artë" (Portrete spontane të të moshuarve. E kapur kryesisht në trena dhe stacione gjatë udhëtimit tim në Rusi, 2022/2023).

Linke të autorit:

Flickr

© Roman Kosh, e Artë


Autor: Jahid Apu

Titulli i Serisë: Tre episode të shikimit të saj

Vendi: Bangladesh (2021-2022)

Përshkrimi i serisë: Tre histori për tre gra nga Bangladeshi, një vend i botës së tretë, ku varfëria dhe përjashtimi social shpesh konsumojnë jetë të çmuara.

Foto 1: 65-vjeçarja Rahima Khatun ( nga një fshat në Bangladesh), e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në burg sepse u burgos për një rast të rremë. Pas lirimit të saj, as shoqëria dhe as familja e saj nuk dolën për ta mbështetur. Në vitet e muzgut, tanimë një individ i varfër dhe i pafuqishëm, ajo e mban veten gjallë me përpjekjet e saj. Për më pak se 2 dollarë në ditë, ajo punon në një fabrikë thjerrëzash nga agimi deri në muzg. Kur e pyeta për jetën e saj, ajo buzëqeshi dhe tha: "Nuk e mendoja se do të isha vetëm në këtë pikë të jetës sime. Kam pasur një jetë të lumtur dhe të mirëorganizuar derisa një incident i vetëm e shkatërroi atë. E vetmja gjë që dua në jetë në këtë moshë është familja ime, dua të jetoj me familjen time derisa të vdes".

Foto 2: Asia Begum, grua 50-vjeçare, punon në mullirin e vogël të specave djegës në Bangladesh, për më pak se 1 USD (Taka 95) 12 orë në ditë. Ajo erdhi nga një fshat për të punuar në qendër të qytetit, por të gjitha fabrikat u mbyllën për skak të izolimit, dhe u bë e vështirë për të për të mbijetuar. Që nga heqja e izolimit, ajo ka punuar në mulli gjatë gjithë ditës nga agimi deri në muzg shtatë ditë në javë, duke shpresuar për ditë më të mira. Edhe pse merr një rrogë të vogël, ajo jeton si një mbretëreshë në botën e saj me kokën lart.

Foto 3: Një nxënëse e medresesë (shkollës islame) po shijon shiun e rrëmbyeshëm para medresesë së saj duke ruajtur hixhabin pas mësimit. Në Islam, gratë përgjithësisht mbulojnë gjithçka përveç duarve dhe këmbëve. Kjo përfshirje e jashtëzakonshme në shi nga një adoleshente e re zbulon bukurinë e saj të brendshme, konfliktin dhe forcën në të njëjtën kohë.

Linke të autorit

Facebook, Instagram


Autor: Amal Yassin AbdelAzeem Aglan

Shteti: Egjipt

Pershkrimi: Nje seri portretesh te grave ne moshe te madhe, te cilat per te siguruar jetesen, kane vendosur te shesin artikuj te ndryshem ne tregun e qytetit.

Titulli 1: Shitësja e ngjyrave

Vendi: Rruga Al-Moez në Kajro

Titulli 2: Zonja e peshkut

Vendi: Disouq City, Kajro

Titulli 3: Zonja e ngarkaseva

Vendi: qyteti Tanta, guvernatori Gharbia, Kajro

Titulli 3: Shitësja e çajit

Vendi: Distrikti Farahda në Aleksandri – Egjipt

Linke të autores:

Facebook


Autor: Rozafa Shpuza

Vendi: Shkoder, Shqipëri

Titulli: Personazhet e Qytetit tim

Përshkrimi: Qyteti përkundet në caqet e agut e muzgut çdo ditë, pandërprerje, pa dashtë me ia ditë për stinët apo kapriçot e tyre... E në këtë përkundje surreale janë gratë ato që e bajnë që mos me rreshtë asnjëherë ninulla që ia paqton shpirtin qytetit. Prandaj ky imi, krejt mirë mund të quhet “Qyteti i grave”. Gratë endin, gratë ushqejnë fëmijët, gratë këndojnë, gratë janë kudo nga agu në muzg. Kur shkrepi aparatin dhe fiksoj portretin e një gruaje, i kam thënë të gjitha. Portreti i një gruaje me sfond qytetin, përcjell një mesazh të fortë, përcjell misteret e qytetit, përcjell dashuritë dhe urrejtjet, përcjell gëzimet dhe dhimbjet e tij. Kësisoj, fotografitë e mia arrijnë kulmin emocional kur aparati u drejtohet grave, të cilat i kanë dhënë emrin qytetit.

Linke të autores:

Facebook, Instagram


Autor: Karin Majoka

Titulli: Buzëqesh pavarësisht shiut

Vendi: Düsseldorf, Gjermani

Përshkrimi: E bëra këtë foto gjatë një ngjarje të quajtur "Dita e Japonisë" në Düsseldorf (Gjermani) në maj 2023, pikërisht kur moti kaloi nga qielli me diell në shi të dendur brenda sekondave. Dhe me këtë edhe disponimi i shumicës së vizitorëve ndryshoi pasi shumë njerëz papritmas filluan të vrapojnë në panik për të ikur nga shiu. Ashtu siç isha gati të paketoja aparatin tim për ta mbrojtur nga shiu - e kapa këtë moment. Gruaja në hidschāb jo vetëm që qëndroi e qetë, por gjithashtu kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj pavarësisht shiut. Më tej, buzëqeshja e saj kishte fuqinë të infektonte njerëzit e tjerë rreth saj për t'u bashkuar. Për mua, kjo pjesë e vogël e një momenti është përfaqësimi i aftësisë që gratë kanë për të qëndruar pozitive, pavarësisht nga ndodhitë negative të papritura në jetë.

Linke të autorit:
Website,  Instagram, YouTube

© Karin Majoka, Buzëqesh pavarësisht shiut


Autor: Fred Maro

Titulli: Thashethemnaja

Vendi: Kolonjë / Gjermany

Përshkrimi: Një skenë e mahnitshme tipike që shikohet mjaft shpesh: Kanalet sekrete të lajmeve të grave.

Linke të autorit:

Website

© Fred Maro, Thashethemnaja


Autor: MIchal Čáp

Shteti: Republika Çeke

Titulli: Pushimi

Vendi: Trutnov, Republika Çeke

Përshkrimi: Fotoja e mikes time përfaqëson kohërat e sotme me ngutje dhe nxitim. Ndonjëherë, ju duhet vetëm të relaksoheni për pak kohë, të qetë në mes të qytetit.

Linke të autorit:

Website

© MIchal Čáp, Pushimi


Autor: David Pujado

Titulli: Fuqia e Femrave

Vendi: Pragë

Përshkrimi: Kjo fotografi i është bërë Elvirës një mbrëmje në qytetin e Pragës, kur ne po shkonim për të bërë një tjetër xhirim. Kur kaluam para këtij dyqani une mbeta i habitur, pasi pyetëm gruan në dyqan, ajo pranoi me shumë kënaqësi që ne të bënim foto sa të dëshironim. Elvira, me ushtrinë e saj imagjinare të Elvirave, ishin gati për të marrë qytetin e Pragës.

Linke të autorit:

Website: Facebook, Instagram

© David Pujado, Fuqia e Femrave


Autor: Klevisa Bardeli

Shteti: Shqipëri

Titulli: Dritë që vjen nga humnera 

Vendi: Shkodër

Përshkrimi: Fotoja përmban mesazhin për gruan, vështirësitë për të jetuar në një realitet të ashpër, ku pavarësisht të gjithave ajo ia del të jetë një femër e bukur dhe e fuqishme njekohesisht.

Linke të autores:

Instagram, Facebook


Autor: Steven Kruit

Titulli: Vajza e sërfit

Vendi: Plazhi i Cox's Bazar në jug të Bangladeshit.

Përshkrimi: Plazhet e bukura të Bangladeshit (Azia Juglindore) njihen për bukurinë e tyre natyrore dhe janë një nga më të gjatat në botë. Shumë zhvillime, arsimim dhe fuqizim të grave po kryhen, por ende shumë njerëz janë duke u sfiduar për të fituar të ardhura të mjaftueshme. Banorët vendas që jetojnë në vendbanime të vogla primitive në pyjet e plazhit, kryesisht jetojnë nga peshkimi. Shumica e meshkujve janë peshkatarë dhe ata nisen shumë herët në mëngjes me varkat e tyre të vogla të drurit drejt detit, Gjirit të Bengalit. Gratë në fshat drejtojnë një sistem arsimor, shkollojnë dhe kujdesen për fshatin. Si rezultat, vajzat kanë shumë më tepër liri për të zgjedhur hobet e tyre dhe për të vendosur për të ardhmen e tyre. Fëmijët jetojnë me detin dhe disa nga vajzat kanë filluar të marrin surfing si hobi. Që në moshën 6-vjeçare ata i mësojnë njëri-tjetrit të notojnë dhe që në moshën 11-vjeçare fillojnë të lundrojnë në valë.

Linke të autorit:

instagram

© Steven-Kruit, Vajza e sërfit


Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozite Fotografie dhe Prezantimi i Librit ALBANIAN SCAPES

Ditën e shtunë, dt 18 mars 2023, ora 11.00, në ambientet e TATI SPACE Photography Center, u hap Ekspozita Fotografike “ALBANIAN SCAPES -një udhëtim fotografik në peizazhin shqiptar”, me fotografi dhe printime nga Alketa Misja. Cikli është pjesë e projektit fotografik ALBANIAN SCAPES, i cili përfshin një hark kohor 2008-2022. Një pjesë e printimeve janë botuar në librin ALBANIAN SCAPES. Ndërsa një pjesë tjetër paraqiten për herë të parë në këtë ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 Prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Ditën e shtunë, dt 18 mars 2023, ora 11.00, në ambientet e TATI SPACE Photography Center, u hap Ekspozita Fotografike “ALBANIAN SCAPES -një udhëtim fotografik në peizazhin shqiptar”, me fotografi dhe printime nga Alketa Misja. Cikli është pjesë e projektit fotografik ALBANIAN SCAPES, i cili përfshin një hark kohor 2008-2022. Një pjesë e printimeve janë botuar në librin ALBANIAN SCAPES. Ndërsa një pjesë tjetër paraqiten për herë të parë në këtë ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 Prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Përshkrimi i Projektit

 

“Albanian Scapes është një seri fotografike mbi peizazhin shqiptar, ashtu siç tregohet edhe në titull Albanian + Landscapes. Gjatë këtyre 25 viteve kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve që ka pësuar peizazhi shqiptar si rrjedhojë e betonizimit dhe urbanizimit të shpejtë, përdorimit për qëllime komerciale dhe shfrytëzimit pa kriter të burimeve natyrore. Fotografia më ka ndihmuar të dokumentoj këtë transformim. Për këtë arsye, Albanian Scapes shërben si njëngrirje në kohë e një peizazhi i cili nuk do të jetë më i njëjtë. Albanian Scapes është një meditim mbi gjendjen ekzistuese të peizazhit shqiptar, i cili është në ndryshim të vazhdueshëm, ashtu si edhe interesat e shoqërisë në të cilën natyra bën pjesë. Projekti është ndërtuar në formën e një udhëtimi fotografik, nga veriu në jug, i cili të njeh me pasuritë natyrore shqiptare dhe kontrastet e saj. Në njërin skaj është natyra e Thethit dhe e Oroshit, ende e paprekur nga turizmi masiv, ndërsa në skajin e kundërt, peizazhi i ndërtuar i Tiranës, i cili transformohet cdo ditë nga urbanizimi i vrullshëm”

Në parathënien e librit “Albanian Scapes”, ark. Andi Papastefani shkruan – “Në këtë botim estetik e të veçantë, pamjet e këndshme të ngacmojnë syrin dhe mendjen. Alketa ka arritur të evidentojë kompleksitetin, kontrastin dhe problematikat e këtij vendi, me të cilin natyra është treguar aq bujare. Si arkitekte dhe fotografe, ajo e prezanton këtë situatë plot kontradikta në narrativën e saj fotografike nëpër Shqipëri, me anë të imazheve ikonike që të shtyjnë të mendosh, të kuptosh vlerën e vërtetë të peizazhit, kulturës, historisë, si edhe atë që kemi humbur”

Ndërsa Falma Fshazi shkruan – “Në Shqipërinë e Albanian Scapes, ne rikujtojmë qytetet që ndërrojnë fytyrë me shpejtësi, teksa mbushen me ndërtesa të larta po aq sa me histori ende për t’u dëgjuar. Histori që mbivendosen, por vazhdojnë të jenë vetvetja, ashtu si dhe peizazhi urban shqiptar, transformimi i të cilit ka vijuar me intensitet drejt kodrave, fushave e brigjeve të lumenjve, duke hyrë edhe ku nuk i takon, por pa tjetërsuar dot ndjesinë e pamjen mesdhetare, gjurmët e kohëve, e as natyrën mikpritëse të vendasve. Në veprën fotografike të Alketës, peizazhi natyror i Shqipërisë nga Thethi në Lukovë është një ekzistencë ujore, e ujërave të ëmbël, të kripur, brisk të fohtë, apo shërues e të ngrohtë, të cilët, ku nuk janë të puqur me shkëmbinjtë e lartësive, gjarpërojnë fushave të mbrojtura nga male vertikale. Ujëra të kaltër e ujëra të bardhë, ujëra të cekët e ujëra të thellë, trashëgimi ekologjike, aq sa kujtesa e gjallesave, sendeve dhe njerëzve që na vijnë nëpërmjet fotove si kërkues të kuptimit për shqiptarët, evropianët dhe botën e nesërme.


Amazon Store: ISBN Hardcover, ImageWrap: 9798881301958

Blurb Bookstore: ISBN Hardcover, ImageWrap: 9798881287856

Blurb Bookstore: ISBN Hardcover, Dust Jacket: 9798210988904

Language: English, Albanian

Standard Landscape, 10x8 inch, 25x20cm

100 pages, 87 photos, Premium Lustre Paper


Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozite Fotografike REALITETI URBAN (ne syrin e arkitektit)

Jemi të lumtur të prezantojmë Edicionin e 4-të të Ekspozitave të Fotografisë Online në Qendrën e Fotografisë TatìSpace, me temën: REALITETI URBAN (në syrin e arkitektit). Nga një numër i madh aplikimesh, kemi përzgjedhur 58 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Duke qenë se fotot konvergojnë në tema të ngjashme, kemi vendosur t'i paraqesim ato në kategori që janë: Kategoria 1- Qyteti dhe Mjedisi Natyror; Kategoria 2 -Qyteti si Mënyrë Jetese; Kategoria 3-Qyteti dhe Trashëgimia e tij; Kategoria 4- Qyteti dhe Drejtësia Sociale; Kategoria 5- Qyteti dhe Estetika e tij; Kategoria 6- Qyteti dhe Industria e Ndërtimit.


PREZANTIMI

Jemi të lumtur të prezantojmë Edicionin e 4-të të Ekspozitave të Fotografisë Online në TatìSpace Photography Center, me temën: REALITETI URBAN (në syrin e arkitektit).

Një vit më parë Tati Space bëri ftesën për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Ekspozitave Online me një fotografi apo seri fotografike që përfaqëson mënyrën se si ju e shikoni realitetin urban. Me këtë nuk pretenduam që fotografia të shprehi të gjithë kompleksitetin e realitetit urban, por mund të kapi një moment që pasqyron apo përcjell një mendim, një ndjenjë për një pjesë të caktuar të jetës urbane. E quajtëm ‘në syrin e arkitektit’ sepse arkitektëve dhe urbanistëve u kërkohet të ravijëzojnë vizionin e së ardhmes. Por çdo projeksion nis nga e tashmja, mënyra se si ne e përjetojmë dhe interpretojmë realitetin. Syri juaj fotografik mund të jetë kritik, ose i frymëzuar nga Realiteti. Jemi të lumtur që ftesës sonë i janë përgjigjur një numër i madh fotografësh, artistësh, profesionistësh arkitektë dhe urbanistë nga vende të ndryshme të botës. Fotografia është gjuha që na bashkon të gjithëve.

Nga një numër i madh aplikimesh, kemi përzgjedhur 58 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Duke qenë se fotot konvergonin në tema të ngjashme, kemi vendosur t'i prezantojmë në gjashtë kategori, të cilat janë: Kategoria 1- Qyteti dhe Mjedisi Natyror; Kategoria 2 -Qyteti si mënyrë jetese; Kategoria 3- Qyteti dhe Trashëgimia e tij; Kategoria 4 - Qyteti dhe Drejtësia Sociale; Kategoria 5 - Qyteti dhe Estetika e tij; Kategoria 6- Qyteti dhe Industria e Ndërtimit.

Shpresoj t'i shijoni të gjitha fotografitë, ashtu si edhe ne!

Kurator: Alketa Misja



 
Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozite Fotografike QYTETI BARDHE E ZI 2021

Ekspozitë Fotografike Online “Qyteti në Fotografinë BARDHË E ZI” 2021.

TATÌ SPACE Photography Center prezanton Ekspozitën e tretë online me temën Qyteti në Fotografinë BARDHË E ZI, me artistë dhe arkitektë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës; Francë, Kili, ShBA, Shqipëri, Spanjë, Austri.

Autor: Albert Cmeta

Titulli: Është vetëm Tirana...

Vendi: Rrethrotullimi i "Zogut të Zi", Tiranë

Përshkrimi: "Cosmic S" është një vepër e artistit shqiptar me famë botërore Helidon Xhixha. Ajo është shprehje e transformimit që Tirana po pëson nga dita në ditë.

Instagram

© Albert Cmeta

© Albert Cmeta


Autor: Florian Nepravishta

Title: (1) MGM National Harbor, DC Waterfront. (2) “Pa Fjale!” Uji Ftohte Vlore, Shqipëri

Përshkrimi: Dy fotografi të një kontrasti të fortë, midis Amerikës dhe Shqipërisë.

Instagram.


Autor: Meti Spahiu

Titulli: Humboldt Matura Schule

Vendi: Vienna, Austria

© Meti Spahiu

© Meti Spahiu


Autore: Alketa Misja

Titulli: Kollonat, Tiranë

Përshkrimi. Fasada perëndimore e Kolonave Tiranë, një ndërtesë e Modernizmit Racional të viteve 40, sipas projektit të arkitektit Gherardo Bosio. Fotoja është shkrepur me film 4x5 dhe Kamera Garflex Crown Graphic. Si kamera ashtu dhe ndërtesa i përkasin erës së modernizimit, tashmë pjesë e historisë. Fotografia është pjesë e Ciklit Fotografik “Eksplorimi i Arkitekturës Moderne në Shqipëri”

Website. Facebook. Instagram.

© Alketa Misja

© Alketa Misja


Autore: Rozafa Shpuza

Titulli: Kurthe Vitrinash

Vendi: Shkodër Prill 2021, Shqipëri

Përshkrimi: Një dyqan i mbyllur për shkak të Covid-19. Vitrinat kanë manekine të zhveshura. Askush nuk blen rroba në dyqane në këtë periudhë. Ndërkohë, konvikti i Universitetit të Shkodrës reflektohet në xhamat e këtyre vitrinavete të trishta, si dhe ndonjë qytetar me biçikletë ngutet për diku. Ky është refreni i një rruge të qytetit tim, që dikur gumëzhinte… 

© Rozafa Shpuza

© Rozafa Shpuza


Autor: Andi Papastefani

Titulli: Tiny Titans River, Under Snow

Vendi: Lumi Lana, Tiranë, Shqipëri

Facebook

© Andi Papastefani

© Andi Papastefani


Autore: Genta Karanxha

Titlulli: Pema

Përshkrimi: “Unë jam një arkitekte në Tiranë. Syri im artistik është i shumë ndjeshëm ndaj këtyre lloj këndesh; Jam vazhdimisht në kërkim për të gjetur perspektiva interesante dhe krijuese në qytetin tim. Fasada e qendrës tregtare Toptani pasqyron vëllimin interesant të ndërtesës Plaza Tiranë…”

Instagram. Facebook.

© Genta Karanxha

© Genta Karanxha


Autori: Josep Sánchez 

Titulli: Dritë dhe Hije

Vendi: Barcelona, 

Pershkrimi: Lagja Gotike, është bërthama më e vjetër dhe një nga zonat më të bukura të qytetit. Ajo është e përbërë nga rrugë të ngushta dhe labirinte mesjetare, gjë që i jep asaj një hije misterioze.

Instagram

© Josep Sánchez 

© Josep Sánchez 


Autor: Milicent Fambrough

Titulli: Pasdite

Vendi: San Antonio Texas SHBA

Përshkrimi: Pasdite është imazhi i rrugës tregtare në qendër të qytetit. Kjo pjesë e rrugës është gjithmonë e zënë. Turistët dhe vendasit përzihen në trotuar. Trafik i rënduar këmbësorësh në hijen e peizazhit arkitektonik historik.-M 2021

Instagram

© Milicent Fambrough

© Milicent Fambrough


Autor: Rudina Aleksi 

Titulli: Notre Dam de Paris.

Rudina është arkitekte urbaniste diplomuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Pasi ka punuar për disa vite në fushën e Planifikimit Urban në Shqipëri, Rudina është zhvendosur në Toronto Kanada, ku punon për disa firma arkitekture.

© Rudina Aleksi

© Rudina Aleksi


Autore: Dorina Pllumbi

Titulli: Përballë Manhattanit

Vendi. Shëtitorja e Brooklyn Heights, SHBA

Dorina është arkitekte, studiuese, si edhe eksploruese amatore e fotografisë.

© Dorina Pllumbi

© Dorina Pllumbi


Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozite Fotografike QYTETI NE VERE 2020

Ekspozitë Fotografike Online “QYTETI NË VERË” 2020

TatìSpace prezanton Ekspozitën e dytë fotografike online me temën “QYTETI NË VERË”. Në këtë kohë të vështirë pandemie për të gjithë globin, i kërkuam fotografëve nga e gjithë bota, profesionist dhe amator, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, ti përgjigjeshin temës së qytetit në verë. Vera e këtij viti ishte e pazakontë për të gjithë ne. Në mungesë të lirisë të lëvizjes dhe problemeve të shumta që solli pandemia, jetët tona nuk ishin të njëjta. Shumica prej nesh u detyrua të mos udhëtojë si zakonisht por të qëndrojë në të njëjtin vendbanim, duke u adoptuar në një raport të ri me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij. Në këtë periudhë, fotografia mbeti një bashkëshoqëruese besnike dhe një pasqyruese vizuale e denjë e përjetimeve tona në këtë marëdhënie të re të krijuar midis qytetarit, shoqërisë dhe territorit. Duke shpresuar se do të shijoni në këtë Ekspozitë copëza të përjetimeve të ndryshme të fotografëve pjesëmarrës, falenderojmë të gjithë artistët që iu përgjigjën ftesës sonë.

Ju Faleminderit!

TatìSpace


Autore: Rozafa Shpuza

Titulli: “Pritja”

Vendi: Qyteti Shkodër

Përshkrimi: Pandemia bëri që qyteti të presë me ankth hapat e njerëzve, buzagazin, ngutin, bisedat. Cdo gjë ra në heshtje dhe karriget e boshatisuara presin me shpresë se do të zhurmojnë përsëri nga njerëzit, të cilët do të ulen të shkujdesur për të pirë një kafe.

 Instagram Facebook

© Rozafa Shpuza “Pritja”

© Rozafa Shpuza “Pritja”


Autore: Genta Karanxha

Titulli: “Late Night Walk”

Vendi:  Realizuar pranë sheshit Nënë Tereza / Kolonat. 

Përshkrimi: Në një natë fund vere të nxehtë në Tiranë, në një verë të pazakontë si asnjë tjetër më parë, kjo është jeta jonë, ky fragment i ndalur në kohë përgjithmonë. 

Instagram  Facebook

© Genta Karanxha “Late Night Walk”

© Genta Karanxha “Late Night Walk”


Author: Michelle Mayer

Title: “Border Crossing”

Vendi: Border of Hoboken and Jersey City, New Jersey

Përshkrimi: Më pak makina që udhëtojnë në rrugët e qytetit tani të pambushura, ka nënkuptuar ajër më të pastër dhe një rritje drastike të këngës së shpendëve këtë verë. Këtu, në atë që është normalisht një kryqëzim tepër i zënë -- i zënë me makina dhe këmbësorë poshtë dhe një hekurudhë lart -- dy pëllumba relaksohen, pavarësisht se për momentin vështrojnë një fotograf kurioz ndërsa ajo kalon kufirin midis Jersey City dhe Hoboken, New Jersey.

 Instagram

© Michelle Mayer “Border Crossing”

© Michelle Mayer “Border Crossing”


Author: Rudina Aleksi

Titulli: “Braktisje e qytetit”

Vendi: Toronto, Kanada

Përshkrimi: Foto është marrë nga Ishulli Qëndror i Torontos. Ishulli ndodhet 10 min larg me anije nga bregu i Torontos dhe ofron pamje spektakolare të siluetës së Torontos. Çdo njeri e ndjen dëshirën për të braktisur qytetin ndonjëherë. 

Rudina Aleksi është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Arkitekturë, me specializim në Urbanistikë, 1995. Ajo ka punuar në Urbanistikën e Qytetit të Fierit. Që prej 22 vitesh Rudina banon në Toronto, Kanada. Firmat arkitekturore ku ka punuar përfshijnë PDA Architects dhe HOK Canada. Që prej 11 vitesh punon me BH Architects.

© Rudina Aleksi “Braktisje e Qytetit”

© Rudina Aleksi “Braktisje e Qytetit”


Autor: Albert Cmeta.

Titulli: “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”

Vendi: Ish fusha e aviacionit, Tiranë

Përshkrimi: Fëmijët e lagjes tek ish fusha e aviacionit në mungesë të lojrave për këtë grupmoshë, gjetën një mënyrë zbavitëse për të luajtur, duke kërcyer mbi shatërvane, meqënëse ishte verë, freskoheshin njëkohësisht :-). Fëmijët kanë aftësi ta kthejnë gjithçka në lojë...

Instagram Facebook 

© Albert Cmeta “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”

© Albert Cmeta “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”


Autore: Doriana D. Musaj

Titulli Foto 1: “Muri i lotëve” 

Logoja e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, si vulë e krimit të kryer, atë të shkatërrimit të Teatrit në 17 Maj 2020. Vera e parë pa Teatër.

Titulli Foto 2: “Kartolinë Tirana 2020”

I fundit imazh i Sahatit të qytetit pa kullat si hijezues të kohës së tij. Kartolinë klasike e Tiranës bardhë e zi...

Titulli Foto 3: “Grafiti”

Sheshi i Teatrit të Kukullave në mesditë korriku, i preferuar i adoleshentëve, të cilët grafitin e përdorin për të ulëritur atë çka konvecionalja i pengon.


Autore: Loreta Çapeli

Titulli: “Pak Corbusier në Qytet”

Vendi: Tiranë, Shqipëri

Loreta Çapeli është arkitekte, pedagoge e Historisë së Arkitekturës Botërore dhe asaj Shqiptare, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik, Tiranë. Fushat e saj të kërkimit janë Historia e Arkitekturës Botërore dhe Shqiptare, kritika dhe analiza arkitekturore e tipologjive të ndërtimit, rivlerësimi dhe restaurimi i monumenteve të trashigimisë kulturore. 


Autore: Miranda Haxhi

Titulli: Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”

Vendi: Tirana, Shqipëri

Miranda Haxhi është arkitekte urbaniste, ajo ka punuar në Institutin Kombëtar të Urbanistikës në Plane Zhvillimi të Qyteteve dhe Bregdetit. 

© Miranda Haxhi “Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”

© Miranda Haxhi Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”


Autore: Alketa Misja

Titulli: Himara, Natën”

Vendi: Himara, Shqipëri

Website: www.alketamisja.com

© Alketa Misja, Himara Naten


Read More
Ekspozite Tatì Space Ekspozite Tatì Space

Ekspozitë Fotografike QYTETI IM 2020

Ekspozitë Fotografike Online QYTETI IM 2020

Tatì Space prezanton ekspozitën e parë fotografike në platformën e saj online, me temën QYTETI IM. Jemi të kënaqur që ftesës sonë të hapur për pjesëmarrje iu përgjigjën 20 autorë, të profesioneve, kombësive dhe moshave të ndryshme: fotografë profesionist dhe amatorë, arkitektë, urbanistë, studentë, shkrimtarë, artistë nga Shqipëria, Kosova, SHBA, Spanja, Italia, etj. të cilët sollën interpretime të ndryshme të qytetit në fotografi. Qyteti, ky organizëm sa i kompikuar dhe shumëdimensional, ofron mënyra të ndryshme të pasqyrimit në fotografi. Për disa autorë, ai është qyteti i arkitekturës kontemporane, kompozimeve, ngjyrave dhe estetikës të pëlqyeshme. Për të tjerë, ai është qyteti ku modernja bashkëjeton në mënyrë harmonike me traditën shumëvjeçare të ndërtimit. Përkundrazi, për arkitektët dhe urbanistët vendas, kjo harmoni e dëshiruar nuk ekziston në peisazhin urban shqiptar, por e reja “bërtet, dhunon, përçmon”. Për disa autorë, qyteti është vendi melankonik, meditues, i largët dhe i afërt, ku qytetari është i pafuqishëm në vendimarrje. Disa nga fotot pjesëmarrëse janë marrë gjatë periudhës së karantinimit Covid19, e cila e vendosi qytetin në një sfidë të re, ndërsa profesionistët dhe artistët përballë pikëpytjeve të reja. Shpresojmë që shikuesit e kësaj ekspozite, ashtu sikurse ne, të shijojnë fotografitë pjesëmarrëse, dhe të gjejnë në të copëza të qytetit të tyre. Duke i falenderuar fotografët për pjesëmarrjen e tyre, urojmë të takohemi në eventet e ardhshme të TatìSpace.


Autori: Sokol Mitrojorgji

Titulli: “Kontakt”

Vendi: Tirane, Shqipëri

Përshkrim: Pika kontakti vizuale në mjedisin urban që krijojnë përjetime të larmishme të mjedisit të ndërtuar.

Instagram

© Sokol Mitrojorgji “ Kontakt”


Autor: Sabina Darova

Titulli: “Të kapur për dore”

Vendi: Asti, Itali

Përshkrimi: Jetoj prej 26 vjetësh në Itali, në qytetin e Astit, aty ku tradita ecën krah për krah me të renë. Qyteti ruan brënda tij muret romake, rrugica dhe ndërtesa prej shekujve XII e më lart, si të reja. Kujdeset dhe i mbron ato me shumë dashuri. Ky është mesazhi që dëshiroj të përcjell në këtë ekspozitë.

© SabinaDarova “Të Kapur Për Dore”


Autore: Rozafa Shpuza

Titulli: “Vetmi e ujshme”

Vendi: Liqeni i Shkodrës

Përshkrimi : Gjatë dimrit Shkodra u përmbyt nga shirat e shumtë që ranë. Fotoja është shkrepur në një nga lokalet e Shirokës. Një tavolinë dhe një karrige e vetmuar, zhytur në ujrat e liqenit, si për të na treguar se jemi të pafuqishëm përball tekave të natyrës.

Instagram

© Rozafa Shpuza “Vetmi e Ujshme”


Autor: Dardan Vukaj

Titulli: “Skena”

Vendi: Pedonalja, Teatri Kombëtar, Tirana, Shqipëri

Përshkrimi: Fotoja është shkrepur gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Vazhdimi i shkatërrimit të nisur natën e 17 majit, manifestimi i pafuqisë që shpesh herë qytetarët nuk arrijnë ta kenë në mbrojtje qytetin e tyre.

Instagram

© Dardan Vukaj “Skena”


Autore: Alketa Misja

Titulli: “Përballë Piramidës”

Vendi: Tirana, Shqipëri

Alketa Misja eshte arkitekte urbaniste dhe fotografe nga Shqiperia. Ajo perdor fotografine si nje mjet per te investiguar transformimet urbane.

website: www.alketamisja.com , Facebook, Instagram

© Alketa Misja “Përballë Piramidës”


Autore: Doriana Musaj

Titulli: “Overlapping city”

Vendi: Tirana, Shqipëri

Përshkrimi: Banorët dhe banesat e Tiranës, në konflikt mes tyre, për të mbijetuar në hapësirën urbane që po shteron.

 Facebook

© Dorina Musaj “Overlapping City”


Autor: Reald Keta

Titulli: “Qyteti Magjik”

Vendi: Tiranë, pranë ETC, Shqipëri

Përshkrimi: Fotoja pasqyron ish-parkingun pranë ETC, në një prej rasteve të permbytjeve nga rreshjet e shirave. Imazhi është i përmbysur.

Facebook

© Reald Keta “Qyteti Magjik”


Autore: Evis Cerga

Titulli 1: “Edhe në Bunker ka Lule”

Titulli 2: “Kur Hiqen Maskat”

Vendi: Tiranë, Shqipëri

Evis Cerga është përkthyese, autore e librit me skica tregime “Rruga Miqësia”. Evisi e përdor fotografinë si një nxitje dhe inspirim për tregimet e saj. Ajo shkruan skica të shkurtëra në blogun e Shqiptarja.com

© Evis Cerga “Edhe Në Bunker Ka Lule”

© Evis Cerga “Kur Hiqen Maskat”


Autor: Milicent Fambrough

Titulli 1: “Aztec Theatre” 

Titulli 2: “Convention center” 

Titulli 3: “Pearl Brewery” 

Titulli 4: “The Bakery”

Vendi: San Antonio Texas, SHBA

Përshkrimi: Unë jam një artist dhe shkrimtar bashkëkohor nga San Antonio Texas. Këto janë të gjitha monumente të njohura në qytetin tim të lindjes San Antonio. Ne jemi njerëz miqësorë. Ne flasim me fqinjët dhe ndihmojmë të tjerët në nevojë. Unë e dua qytetin tim.

Instagram


Autor: Loreta Çapeli

Titulli 1: “2000 Vjet Shtresëzim Urban”

Titulli 2: “Kërcënim”

Titulli 3: “Konkurencë”

Vendi: Durrës, Shqipëri

Përshkrimi: Qyteti reflekton shtresëzim urban, por shpesh herë e reja bërtet, dhunon, përçmon.

Loreta Çapeli është arkitekte, petagoge e Historisë së Arkitekturës Botërore dhe asaj Shqiptare, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik, Tiranë.


Autor: Albert Cmeta

Titulli: “Buzëmbrëmje mbi qytet” 

Vendi: Tirana, Shqipëri

Përshkrimi: Fotografia është shkrepur nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës

Facebook Instagram

© Albert Cmeta “Buzëmbrëmje mbi qytet”


Autore: Miranda Haxhi

Titulli: “Day and Night”

Vendi: Tirana, Shqipëri

Përshkrimi: Fotot janë shkrepur nga dritarja e shtëpisë time gjatë kohës së karantinës. Kontrasti midis betonizimit të pakontrolluar, dhe peisazhit të bukur natyror që rrethon Tiranën si një kurorë e gjelbër, mbetet sfida e zhvillimit urban të Tiranës.

Miranda është arkitekte urbaniste, ajo ka punuar në Institutin Kombëtar të Urbanistikës me plane Zhvillimi të Qyteteve dhe Bregdetit.


Autor: Vllasi Foto

Titulli: "The opposite summer" 

Vendi: Sheshi i Flamurit, Vlorë, Shqiperi. 

Përshkrimi: Duhet të ishin ditë pushimi, por moti nuk ishte dakort, fatmirësisht kisha kamerën me vete. 

Instagram  

© Vllasi Foto “The Opposite Summer”


Autori: Dardan Bytyqi

Titulli: ” Vetmi në Qytet”

Vendi: Tiranë. Shqipëri

Instagram


Autor: Fitim Haziri 

Titulli: "Afër"

Vendi: Prishtina, Kosovo

Përshkrimi: Në një qytet jo të qetë, kur dielli perëndon, sytë kanë mundësi të shohin diellin dhe ngjyrat e tij në dritaret e ndërtesave të saj

Facebook

© Fitim Haziri “Afër”


Autore: Catalina Aranguren

Titulli: “Me qenin tim”

Vendi: Jersey City, SHBA

Përshkrimi: Kjo fotografi është bërë në Prill, pasi Coronavirus i bëri të gjithë të futen në shtëpitë e tyre. Asnjë nuk ishte përreth, rrugët ishin bosh, që duket edhe më tepër nga dyfishimi në reflektimin e xhamave. Unë kam veshur një maskë dhe po eci me qenin tim në lagje.

 Website Instagram Facebook 

© Catalina Aranguren “With my dog”


Autor: Josep Sánchez

Titulli: “Tram Glories”

Vendi: Sheshi Glories /Tregu Els Encants, Barcelona, Spanjë

Përshkrimi: Kjo fotografi është marrë në afërsi të Kullës Agbar, vetëm një hap larg Tramvajit.

Instagram

© Josep Sanchez “Tram Glories”


Autor: Andi Papastefani

Titulli: “Yellow Corner”

Vendi: Rr. Kavajës, Tiranë, Shqipëri

Facebook Sketches of the Cities - Andi Papastefani

© Andi Papastefani “Yellow Corner”


Autor: Glendi Kurtiqi

Titulli: “Muzg Flakërues”

Vendi: Tirana, Shqipëri

© Glendi Kurtiqi “Muzg Flakërues”


Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në Ekspozitën QYTETI IM 2020

Read More