Rruga Sami Frashëri
Tirana, 1019
Albania

+355 672040073

Julius Shulman, Fotografi i Modernizmit

Artikuj

Julius Shulman, Fotografi i Modernizmit

Tatì Space

 

Julius Shulman Portrait, by Ebby Hawerlander, 1950

Julius Shulman

 (SHBA 1910-2009)


Julius Shulman është një ndër fotografët më të njohur të arkitekturës amerikane të mesit të shekullit të 20-të. Atij i njihet merita që përcaktoi mënyren sesi shohim Modernizmin në Arkitekturë. Shulman fotografoi arkitekturën e re që po lindte pas luftës së dytë botërore në Kaliforninë e Jugut, veçanërisht në metropolin e Los Angelesit me të gjitha ndryshimet e tij. Ai filloi rrugëtimin si fotograf arkitekture pas një takimi me Richard Neutrën në vitin 1936, të cilit i dhuroi disa printime nga shtëpia që arkitekti kishte projektuar për Josef Kuhn në kodrat e Hollivudit. Pas këtij takimi nis një bashkëpunim i gjatë me Richard Neutrën, i cili e rekomandoi Shulmanin tek arkitektë të tjerë të cilët po zhvillonin stilin e Modernizmit Internacional në Amerikë, si; Rudolph Schindler, Gregory Ain, John Lautner, Pierre Koenig, Raphael Soriano, e të tjerë.  

Shulman njihet për stilin e fortë grafik, që evidenton tiparet e ndërtesës, perspektivat e forta dhe kontrastet dritë-hije. Ai besonte në idealizimin dhe glorifikimin e arkitekturës; shpesh herë përdorte teknikën e filmit infrared që të rriste dramaticitetin e skenës, ndriçimin artificial për të ndriçuar më mirë interieret, vendoste mobiljet dhe objektet në pozicione të tilla që të krijonte kompozime të pëlqyeshme, dhe përdorte modelet për të paraqitur shtëpinë sa më të jetueshme. Në një intervistë Julius Shulman shprehet “përgjegjësia e fotografit është që të identifikojë elementet e dizajnit të strukturës, dhe së bashku me arkitektin të identifikojë qëllimin e strukturës dhe të dizajnit të tij”.

Shulman nuk fotografoi vetëm arkitekturën, por ai sintetizoi esencën e një epoke. Fotografitë e tij u publikuan në të gjitha revistat e arkitekturës dhe influencuan mënyrën sesi perceptohej arkitektura moderne.Merita e tij është se promovoi veprën e arkitektëve të talentuar dhe e bëri atë të njohur për njerëzit të cilët nuk mund ta shikonin fizikisht. Siç thotë Richard Neutra, i cili pati një bashkëpunim 34 vjeçar me fotografin: “Filmi është më i fortë, dhe printimet janë më të thjeshta për t’u transportuar sesa betoni, çeliku dhe idetë”.

Një ndër projektet më të rëndësishme të Shulmanit është fotografimi i ‘Case Study Houses’; një iniciativë e revistës “Arts and Architecture” në 1945, e nisur nga John Entenza me qëllim krijimin e një modeli banesash moderne me kosto të ulët për industrinë e ndërtimit. Gjatë 25 viteve të ekzistencës së tij, programi ‘Case Study Houses’ përfshiu kontributin e disa arkitektëve të njohur, si Eero Saarinen, Craig Ellwood, Charles dhe Ray Eames. U projektuan 36 prototipe banesash, prej të cilave u realizuan 24. Ndër to, Shulman fotografoi 18 vila. Një ndër fotografitë më të famshme të tij, është Case Study House #22, një pamje e Rezidencës Stahl, e arkitektit Pierre Koenig, në të cilën dy vajza bisedojnë midis tyre në hapësirën e konsolit të vilës, në sfondin e ndriçuar të Los Angelesit. Fotoja është një ndër fotografitë më të publikuara të arkitekturës, një ndër ato imazhe që sintetizojnë një qytet të tërë në një moment kohor (cit.Paul Goldberger).

Julius Shulman vazhdoi fotografimin e arkitekturës deri në vitet e fundit të jetës së tij, si ‘Sallën e Koncerteve Disney’ të Frank Gehrit në Los Angeles, dhe ‘Muzeun Guggenheim’ në Bilbao. Në 2004 Getty Research Institute bleu arkivën prej 260,000 negativësh, printimesh dhe transparentesh, duke u bërë poseduesi kryesor i fotografive të tij.

© Julius Shulman, Kuhn House, Richard Neutra architecture, 1936

© Julius Shulman, Miller House, Richard Neutra architecture, 1937

© Julius Shulman, Loewy House, Clark and Frey architecture, 1937

© Julius Shulman, Kaufmann House, Richard Neutra architecture, 1947

© Julius Shulman, Kaufmann House Palm Springs, Richard Neutra architecture, 1947

© Julius Shulman, Wurdeman and Becket, Pan Pacific Theatre LosAngeles California, 1942

© Julius Shulman, Mobile Gas Station

© Julius Shulman, Lovell Health House, Richard Neutra architecture, 1950

© Julius Shulman, Congress Building and Ministries, Oscar Neimeyer architecture, Brasilia, 1958

© Julius Shulman, Convair Astronautics, Pereira and Luckman, 1958

© Julius Shulman, University of California Irvine

© Julius Shulman, Fire Station, LosAngeles

© Julius Shulman, Theme Building LAX int

© Julius Shulman, Lovell Chuey House, Richard Neutra architecture, 1958

© Julius Shulman, Stahl House, Case Study House 22, Pierre Koenig architecture, 1960

© Julius Shulman, Stahl House, California, Pierre Koenig architecture, 1960

© Julius Shulman, Bass House, 1960

© Julius Shulman, Eames House Case Study House 8, Ray and Charles Eames architecture, 1958

© Julius Shulman, Alexander House, Palmer and Krisel, 1957

© Julius Shulman, Frey House, Albert Frey architect, 1954

© Julius Shulman, Dome House, Bernard Judge, 1962

© Julius Shulman, Coachella Valley Savings, Williams and Williams architects, 1963

© Julius Shulman, State Capitol Bank Oklahoma.

© Julius Shulman, Guggenheim Museum, Frank Lloyd Wright architecture.

© Julius Shulman, Salk Institute for Biologocal Studies, Luis Kahn architect, 1966

© Julius Shulman, Seagram Building, Mies Van Der Rohe and Philip Johnson architect, 1959

© Julius Shulman, Children’s Museum, Abraham Zabludovsky architecture, 2005

© Julius Shulman, La Estadia Development, Ricardo Legorreta architect, 1981

© Julius Shulman, Glass House, Philip-Johnson, 2006

© Julius Shulman, Walt Disney Concert Hall.

Në vitin 2008, Julius Shulman ishte subjekt i filmit dokumentar ‘Visual Acoustics: The Modernism of Julius Shulman’, me regji të Eric Bricker, treguar nga Dustin Hoffman. Filmi flet për jetën dhe punën e Shulman, sesi imazhet e tij influencuan karrierën e arkitektëve të famshëm të shekullit të 20-të si Frank Lloyd Wright, Richard Neutra, John Lautner, etj. Linkun e filmit dhe materialet shoqëruese të tij mund t’i gjeni në websitin: https://juliusshulmanfilm.com

 


Libra të përzgjedhur për Julius Shulman