Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space

Grate ne Fotografi

Në kuadrin e Ekspozitës Fotografike të lançur në Tatì Space me temën “Qyteti i Grave”, po sjellim në vëmendje disa figura inspiruese të grave fotografe, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar në fushën e fotografisë, me profesionalizimin dhe qasjen humane ndaj qytetit dhe kohës në të cilën ato jetuan. Julia Margaret Cameron, Frances Benjamin Johnston, Berenice Abbott, Dorothea Lange, Margaret Bourke-White, Vivian Maier, Diane Arbus, Cindy Sherman dhe Annie Leibovitz.

Në kuadrin e Ekspozitës Fotografike të lançur në Tatì Space me temën “Qyteti i Grave”, po sjellim në vëmendje disa figura inspiruese të grave fotografe, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar në fushën e fotografisë, me profesionalizimin dhe qasjen humane ndaj qytetit dhe kohës në të cilën ato jetuan. Duke filluar me Julia Margaret Cameron, si një ndër pionieret e fotografisë botërore, Frances Benjamin Johnston si fotoreporterjen e parë grua, Berenice Abbott me pasqyrimin e modernitetit që po lindte, Dorothea Lange e Margaret Bourke-White si dokumentueset e para të ngjarjeve të mëdha historike, dhe për të vazhduar me qytetin modern me Vivian Maier, Diane Arbus, deri në ditët e sotme me Cindy Sherman dhe Annie Leibovitz. Lista është akoma më e gjatë, por ne kemi zgjedhur këto figura si përfaqësuese të epokave të ndryshme të fotografisë.


Julia Margaret Cameron (1815-1879)

Është një fotografe britanike e shekullit të 19-të, e cila e filloi fotografinë vonë, në moshën 48 vjeçare, atëherë kur vajza e saj i dhuron një aparat për ditëlindje. Ajo njihet për portretet e personazheve të njohur të kohës, miqve të saj, dhe për fotografimin e temave heroike, mitologjike dhe nga letërsia,  ku si personazhe vendos njerëzit e afërm që i vizitonin studion. Ajo njihet për fotografimin e fëmijëve dhe grave, si dhe për një çfokusimin dhe planet e afërta të portreteve, e cila pati impakt në fotografinë moderne.


Frances Benjamin Johnston (1864-1952)

Është një ndër fotoreporteret e para në Amerikë. Ajo ka qënë një avokate e rolit të grave në fotografi, me shkrimin “Çfarë mund të bëjë një grua me kamera” në 1897, dhe bashkë-kuratore e një ekspozite fotografike në Ekspozitën Universale 1900. Frances njihet për portretet, fotografinë e arkitekturës tradicionale, dhe për serinë në Institutin Hampton. Në 1899 asaj iu kerkua të fotografonte jetën e përditshme të studentëve në Institutin Hampton, i cili pas Luftës Civile ofronte kurse profesionale për të rinjtë Afro Amerikanë dhe Nativë Amerikanë. Duke qënë se përdori negativa prej pllaka platinuimi, të cilat kërkonin disa sekonda ekspozim, ishte e pamundur fotografimi spontan i të rinjve. Në këtë mënyrë ajo i drejtoi subjektet në skena të kompozuara me kujdes, të cilat flasin për stilin unikal të Benjamin, të dallueshëm deri në ditët e sotme.


Berenice Abbott (ShBA 1898-1991)

Berenice Abbott është një fotografe amerikane e njohur për dokumentimin e arkitekturës dhe jetës metropolitane të New Yorkut me të gjitha kontrastet e tij, në vitet 1930 të depresionit te madh. Berenice Abbott njihet për stilin dokumentues, jashtë cdo subjektivizmi dhe piktorializmi. Ajo fotografoi me kamera  8x10” vendet kryesore të New Yorkut me arkitekturën e re që po lindte, por edhe vendet që po zhdukeshin nga zhvillimi. Influenca e saj kryesore ishte fotografi francez Eugene Atget, i cili në mënyrë skrupuloze fotografonte Parisin e vjetër, që po zhdukej nga moderniteti i fillimit të shekullit 20. Abbott e quante Atget ‘Balzakun e kameras’ dhe një ‘historian urbanist’. Asaj i njihet merita e shpëtimit të arkivës së Atget, kur pas vdekjes së tij bleu të gjithë negativët dhe i çoi në Amerikë, ku punoi për publikimin veprës së tij.  Në vitet e fundit të karrierës Berenice Abbott u mor me anën teknike dhe shkencore të fotografisë.

Një ndër shprehjet e saj është “Bota nuk i don gratë e pavarura, nuk e di pse, por kjo nuk më shqetëson aspak”.


Dorothea Lange (1895-1965)

Është një fotografe amerikane e cila dokumentoi në mënyrë realiste jetën e vështirë të amerikanëve në periudhën e Depresionit të Madh të viteve ’30-të. Me fotografinë e saj humanitare ajo ndikoi në alokimin e fondeve federale për shtresat e varfëra, por edhe në zhvillimin e zhanrit të fotografisë dokumentuese. Një ndër fotografitë e saj ikonë është “Nëna Migrante” ku ajo fotografoi një familje të varfër në kushtet e ekzistencës. Lange kishte aftësi të fotografonte anën e bukur dhe dinjitoze të njerëzve. Një ndër shprehjet e saj është “Aparati Fotografik është një Mjet për të Mësuar sesi të Shikojmë…” Ajo e përdori kameran si një instrument demokratik. Ndonëse Lange kishte një vështirësi fizike në lëvizje, për shkak të një sëmundje të kaluar në fëmijëri, ajo njihet si një femër luftarake, në një kohë kur kjo cilësi nuk u pranohej grave. Ajo udhëtoi shumë, duke fotografuar shtresat e ulta të papërfaqësuara të popullsisë; fermerë, punëtorë, hebrenj, zezakë, të varfër, emigrantë të kombësive të ndryshme, duke ofruar në këtë mënyrë një vizion demokratik të Amerikës, në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për këtë.


Margaret Bourke-White (1904-1971)

Është fotografja e parë amerikane e reportazhit të luftës dhe një ndër fotoreporteret më të rëndësishme në Amerikën e viteve ‘30 dhe ‘40. Fotografitë e saj të para janë ato industriale të makinerive, ndërtesave, njerëzve, por më pas ajo u fokusua në çështjet sociale, në zonat me varfëri të skajshme gjatë viteve të Depresionit, ku fotografoi për revistën Fortune dhe më pas për Life. Bourke-White ishte  fotografja e parë e huaj e cila u lejua të fotografonte në Bashkimin Sovjektik gjatë viteve ‘30, që e bëri atë nje ndër fotografet më të famshme në Amerikë. Ajo u lejua nga Trupat Ushtarake për të fotografuar Luftën e Dytë Botërore, gjatë së cilës fotografoi ngjarjet më të rëndesishme si bombardimin e Moskës nga trupat gjermane në 1941, krimet e luftës, kampet e përqëndrimit pas kapitullimit nazist. Pas luftës së dyte botërore, dokumentoi ngjarjet historike më të rëndesishme, si përpjekjet e Ghandit për pavarësinë e Indisë, Luftën e Koresë, trazirat në Afrikën e Jugut, etj.


Vivian Maier (1926-2009)

Vivian Maier ka një ndër historitë më interesante në historin ë e fotografisë. Ajo ka fotografuar jetën urbane dhe njerëzit e rrugës në amerikën e viteve ’50, ‘60, me intensitet të fortë, kuriozitet dhe me një shpirt humori, por ajo asnjëherë nuk i publikoi fotot e saj. Ajo ishte një njeri mjaft i rezervuar, ndonëse e shkolluar dhe me kulturë, ajo fotografonte për hobi ndërsa kryente detyrën e saj si dado e fëmijëve. Ashtu siç shprehen më vonë femijët që ajo rriti, ata asnjëhere nuk e kuptuan se çfarë fotografonte Maier. Kur e pyesnin ajo përgjigjej duke qeshur se ishte një spiune. Ndërkohë që Maier i shëtiste fëmijët në çdo cep të qytetit, ajo shkrepi foto mjaft interesante, që përbëjnë sot një trashigimi vizuale të asaj kohe. Fotografia e saj u bë e njohur pas vdekjes së saj, falë një koleksionisti arti, John Maloof, i cili në vitin 2009 bleu 150,000 negativat që ajo shkrepi gjatë jetës së saj dhe ja bëri të njohur publikut nëpërmjet botimit të librave, ekspozitave dhe filmave dokumentarë.


Diane Arbus (1923-1971)

Është një fotografe amerikane e njohur për stilin e saj kontrovers, të kritikuar dhe të vlerësuar në të njëjtën kohë. Ajo fotografoi banorët e New Yorkut në vitet 50-60, njerëzit në park, femijët, gratë, njerëzit me aftësi ndryshe, ata që jetojnë në skajet e shoqerisë, performuesit e cirkut, transgjinorët, njerëzit ndryshe, ata që siç thotë një kritike arti ‘na tërheqin vëmendjen kur i shohim në rrugë, por instiktivisht e heqim vështrimin sepse na vjen turp nga ajo që shohim’. Ndërsa Arbus, përkundrazi, i vëzhgon, i studion dhe i fotografon në mënyrë psikologjike, ashtu siç asnjë fotograf tjetër kishte bërë më parë. Ndërsa fotografët e rrugës të brezit të saj si; Evans, Winogrand, Lewitt etj, ndoqën një stil guerilas, duke fotografuar njerëzit ndërsa ata nuk e kishin mendjen, dhe pa u dalluar prej tyre, përkundrazi Diane kërkon miratimin personave që fotografon. Shpesh herë ajo i kthehet 2 herë një subjekti, mban shënime, bisedon, lidh miqësi, u shkon në shtëpi, dhe pret castin e duhur për të shkrepur fotografinë. Për këtë arsye subjektet e saj shikojnë drejt e në sy, duke qenë të vetëdijshëm për prezencën e artistit, dhe duke përfshirë shikuesin gjithashtu. Me stilin e saj, ajo la gjurmë në fotografinë moderne duke u ndjekur nga shumë fotografë të mëvonshëm. Përderisa fotografia e Arbus lidhet me identitetin, voyeurism, personat ndryshe, në një shoqëri homofobe të viteve ‘50-‘60, jo gjithmonë u pëlqye nga publiku dhe kritika e kohës. Në një citim (Norman Mailer) thotë ‘ti japësh një kamera Diane Arbusit, është si ti japësh një fëmije një granatë dore’. Gjatë ekspozitës ‘New Documents’ në Muzeun e Artit Modern në 1967, ku Arbus u paraqit së bashku me Garry Winogrand dhe Lee Friedlander, fotografia e saj u pështy nga disa vizitorë, aq sa duhej të pastrohej çdo ditë. Ndërsa Susan Sontag, një ndër kritiket më të njohura të kohës, thotë se Diane Arbusit i mungon dhëmbshuria për subjektet e saj. Shumë veta kanë spekuluar për motivet që e shtynë Diane të fotografonte në këtë mënyrë. Por nga dorëshkrimet e saj, të cilat u bënë të njohura pas vdekjes së saj në 1971, del e kundërta. Ajo gjeti emocione, dhe pa veten të pasqyruar tek njerëzit ndryshe. Diane Arbus vinte nga klasa e pasur dhe borgjeze e shoqerisë New Yorkeze. Ajo kishte frekuentuar me rezultate të larta shkollat më të mira të vendit. Megjithatë ajo e shpërfilli origjinën e saj klasore. Këtë ndjenjë mospërkatësie dhe izolimi duket sikur kërkon tek subjektet që fotografon. Ajo mësoi fotografinë nëpërmjet Fotografisë së Modës, në studion që hapi me të shoqin. Ne 1956 në moshën 33 vjeçare ajo u shkëput prej saj, duke ndjekur vokacionin e fotografisë dokumentuese, të cilën e zhvilloi me stilin e saj personal. Një ndër shprehjet e saj është: ‘Për mua, subjekti i fotografisë është gjithmonë më i rëndësishëm sesa fotografia’; ‘Njerëzit jonormal, kanë lindur me traumën e tyre. Ata kanë kaluar testin e jetës. Ata janë aristokrat’; ‘Aktiviteti im i preferuar është të shkoj në vendet ku nuk kam qënë ndonjëherë”. 


Cindy Sherman (1954)

Është një artiste amerikane e cila përdor fotografinë për të zhvilluar disa seri autoportretesh që lidhen me stereotipet e grave në kulturën perëndimore, të krijuara nga kinematografia, televizioni, reklama. Seria e parë me të cilën ajo e bë e famshme është “Film Stills” ose “Skena Filmi” në vitet ‘70-‘80, ku paraqitet e veshur si personazhe e filmave, në skena të ngjashme nga kinematografia evropiane e viteve ‘50-‘60 dhe ajo amerikane e zhanrit noir. Në këto fotografi ajo paraqitet herë si shtëpiake, herë si sekretare, herë si grua provokative, herë tjetër si një grua në kariere dhe e pavarur. Në fotografitë bardhë e zi të ciklit, ajo ndërton një katalog personazhesh, apo enciklopedi të stereotipeve të grave në kinematografinë dhe publicitetin e kohës. Ndonëse “skenat filmike” të Sherman ngjajnë me fotografitë e publicitetit të filmave (prej të cilave ka marrë emrin cikli), asnjëra prej tyre nuk i referohet një filmi konkret. Mjeshtria e Sherman qëndron se ajo luan me stereotipet e femrave, dhe me pritshmëritë apo imagjinatën tonë, që është influencuar nga këto stereotipe. Në vitet e mëvonshme, Cindy Sherman do të zhvillojë cikle të tjera fotografike që lidhen me stereotipet e bukurisë në kulturën perëndimore, dhe me ato që vijnë nga historia e artit, duke zhvilluar akoma më shumë ndriçimin, kostumografinë dhe grimin.   

 


Annie Leibovitz (1949)

Annie Leibovitz është një fotografe amerikane e njohur për fotografimin e celebriteteve të kohës sonë, në revistat “Rolling Stone” dhe “Vanity Fair”. Por pak e dinë se në fillimet e saj ajo nisi karierën me fotografinë dokumentuese. Një perspektivë të tillë ajo mban edhe në fotografimin e konstruksionit të Ndërtesës së re të “New York Times” projektuar nga Renzo Piano. Midis viteve 2005 dhe 2006, Kompania zhvilluese Forest City Ratner porositi Annie Leibovitz të fotografonte ndërtimin e grataçelës, e cila u konkludua në ciklin fotografik “Building the Times”. E njohur për fotografimin e portreteve, edhe këtu Annie Leibovitz merr parasysh vektorin njeri. Fotografitë e “Building the Times” tregojnë se megjithë përmirësimet e teknologjisë, ndërtimi i grataçelave është akoma i varuar nga puna intensive e punëtorëve të ndërtimit dhe aftësitë e tyre individuale dhe në grup. Cikli është një homazh për qytetin e New Yorkut, dhe të kujton fotografitë e Margaret Bourke White të ndërtesave kryesore të tij. Për këtë cikël Annie shprehet “Pjesa më interesante e këtij projekti është fakti se mësova që këto ndërtesa akoma bashkohen me dorë. Të shikoje punëtorët e ndërtimit të rrëshqisnin midis kollonave të celikut dhe të montonin në lartësi trarët e rëndë, ishte një mrekulli”.


Read More
Fotografia Kontemporane, Intervista Tatì Space Fotografia Kontemporane, Intervista Tatì Space

Nick St.Oegger

Nick St.Oegger është një fotograf dokumentues, i cili eksploron marrëdhënien midis njerëzve dhe vendeve. Një amerikan i qetë, siç e quan veten në mediat e tij sociale, ai ka punuar në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2013. Në Shqipëri, ai ka disa projekte fotografike për çështje të ndjeshme për publikun shqiptar, siç është ndërtimi i hidrocentraleve në lumenjtë e rajonit të njohur si "Zemra Blu e Evropës" dhe ndikimin që këto kanë në biodiversitetin dhe kulturën unike të banorëve. Një intervistë e Nick St.Oegger për TatìSpace.

Nick St.Oegger është një fotograf dokumentues, i cili eksploron marrëdhënien midis njerëzve dhe vendeve. Një amerikan i qetë, siç e quan veten në mediat e tij sociale, ai ka punuar në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2013. Në Shqipëri, ai ka disa projekte fotografike për disa çështje të ndjeshme për publikun shqiptar, siç është ndërtimi i hidrocentraleve në lumenjtë e rajonit të njohur si "Zemra Blu e Evropës" dhe ndikimin që këto kanë në biodiversitetin dhe kulturën unike të banorëve.

Ai ka punuar për disa klientë si: Patagonia, Vice, Reuters, Le Monde, Libération, Polityka, De Standaard, Nieuwe Revu, Huck Magazine, Caritas Albania, The Calvert Journal, Suitcase Magazine, Point.51, Trip Advisor, Kosovo 2.0, Riverwatch, C41 Magazine, dhe Culture Trip. Nick St.Oegger ka botuar një libër mbi lumin Vjosa dhe ka bërë disa ekspozita mbi të. Prej një viti, ai jeton në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që zoti Nick pranoi të japi një intervistë për TatìSpace dhe të ndajë punën e tij me lexuesit tanë. Më poshtë është intervista.

 

TatìSpace: Përshëndetje Z. Nick! Së pari, faleminderit që pranuat ftesën për t’u intervistuar dhe për të ndarë punën tuaj me lexuesit tanë. Ju lutem mund të na tregoni më shumë për veten tuaj? Si e konsideroni veten, një fotograf udhëtimesh apo një reporter/fotograf dokumentues? Si e përkufizoni fotografinë tuaj? Si lindi ideja apo interesi për të fotografuar Shqipërine? 

Nick St.Oegger: Unë jam rritur në Kaliforni, por kam jetuar dhe punuar në Evropë qe prej 8 vitesh, kryesisht në Ballkan, por gjithashtu në Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Dëshira ime fillestare ishte të bëhesha avokat. Por, në vitin e fundit të universitetit pata një krizë ku kuptova se nuk ishte ajo që doja të bëja. Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për fotografinë, por kjo ka qenë një hobi, dhe nuk e kam menduar si një opsion karriere derisa zbulova punën e disa fotoreporterëve që kanë punuar në Ballkan në vitet 1990, në Bosnjë, Kosovë dhe këtu në Shqiperi. Puna e tyre dhe ideja e përdorimit të imazheve për të treguar një histori, për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme me të cilat përballen individë dhe komunitete, ishte shumë frymëzuese dhe nxitëse për të filluar në këtë fushë. Ky ishte momenti që unë kuptova me gjithë qenien time se doja të isha një tregimtar vizual. Unë e konsideroj veten një fotograf dokumentues, gjithmonë në përpjekje per të komunikuar një histori apo të hedh dritë mbi një çështje të veçantë, dhe për mua fotografitë janë mënyra sesi e bëj këtë, ndonëse edhe shkrimi është i rëndësishëm në punën time.

Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në vitin 2013, në udhëtimin tim të parë në Ballkan. Nuk dija asgjë për Shqipërinë dhe kryesisht më interesonte të shihja vendet e ish-Jugosllavisë. Unë pashë Shqipërinë në hartë dhe pyeta disa njerëz në lidhje me të, të gjithë kishin përgjigje shumë negative si "Oh ju nuk duhet të shkoni atje sepse drejtohet nga mafia" ose "Ështe e rrezikshme, do ju rrëmbejne" ose "Pse do të shkoni në Shqipëri? Nuk ka asgjë për të parë! "

Mendoja këto gjëra ndërsa planifikoja udhëtimin tim dhe kisha ndërmend të shmangja Shqipërinë. Mbërrita në Stamboll, shkova në Athinë ku prenotova një fluturim për në Venecia dhe do të kaloja disa kohë më pas në bregdetin e Kroacisë. Por në mëngjesin kur duhej të largohesha nga Greqia, u zgjova dhe mendimi i parë që kisha ishte "Shko në Shqipëri". Është e vështirë të shpjegohet, ishte si një lloj vizioni, apo fati. Kështu që lashë fluturimin, dhe në vend të tij, mora autobuzin e parë që gjeta për në Shqipëri dhe vazhdimi është histori. Ishte me të vërtetë një vendim që më ndryshoi jetën. Në Shqipëri takova shumë njerëz të mahnitshëm, pashë sa i bukur dhe unik është ky vend, por sa pak bota e jashtme di ose mendon për të. Kështu që në atë udhëtim vendosa ta përqëndroj vëmendjen time në Shqipëri dhe Ballkan, sepse është një rajon që shumë njerëz thjesht nuk e kuptojnë, madje edhe në Evropë.

TatìSpace: Këtu në Shqipëri, ju keni një numer të madh fotografish, që përfshijnë një zonë të gjerë gjeografike (nga Veriu në Jug), dhe një larmi temash (nga bunkerët te lumenjtë në Alpet Shqiptare). Nga këto, unë mund të identifikoj dy projekte kryesore që janë shumë të ndjeshme për publikun shqiptar: "Vajtimi i Maleve" dhe "Kuçedra". Si lindi ideja për këto projekte? A ishin projekte të porositura apo punë personale?

Nick St.Oegger: Po, të dy projektet janë projekte personale afatgjata, që unë i kam filluar vetë dhe më pas kam marrë mbështetje të mëtejshme. Të dy këto projekte kanë filluar në një mënyrë mjaft organike. Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, mbaj mend që kam marrë autobuzin nga Gjirokastra për në Tiranë dhe kam kaluar Vjosën afër Tepelenës. Më kujtohet ngjyra e ujit; ishte diçka që nuk e kisha parë më parë. Disa vite më vonë ndërsa lexoja një revistë në SH.B.A. u ndesha me një artikull të shkurtër në lidhje me Vjosën, se si ajo ishte një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë, por që qeveria po planifikonte të ndërtonte diga në të. E kuptova që ishte lumi që kisha parë në udhëtimin tim të parë dhe ndjeva një dëshirë të fortë për t'u kthyer, për të dokumentuar lumin, peisazhet, njerëzit përgjatë rrjedhës së tij. Përsëri, mendoj se ishte kjo ndjenjë e fatit. Duke punuar në projekt tani ndiej këtë lidhje shumë të fortë me Vjosën, dhe sa herë që kthehem më duket sikur vizitoj një mik të vjetër.

Në të njëjtën mënyrë, "Vajtimi i Maleve" u krijua disa vite më vonë, pasi takova një antropologe e cila po punonte në rajonin e Kelmendit dhe ajo më tregoi për situatën e lumenjve atje; se si po ndërtohen edhe atje diga të vogla hidroenergjitike. Ajo më tregoi për kulturën në luginë, se si njerëzit janë akoma të lidhur me tokën, si lëvizin me delet e tyre në kullotat e larta gjatë verës. Ndjeva se kjo ishte një histori tjetër që duhej të tregoja, sepse për mua malet janë një pjesë shume e rëndësishme e Shqipërisë, ashtu si edhe kjo kulturë rurale dhe lidhje shumë e fortë me tokën.

TatìSpace: Në të dy projektet tuaj ekziston një ndërlidhje midis vështrimit të përgjithshëm (mjedisor, politik, ekonomik) dhe këndvështrimit personal (ndikimit që projektet kanë në jetën e njerëzve). Kjo u jep atyre një bukuri të ndërlikuar. Ju kaloni nga fotografitë e peisazhit të panoramave të mëdha tek portretet e malësorëve dhe fshatarëve që jetojnë afër Vjosës. A keni pasur vështirësi për t’iu qasur kësaj lloj fotografie? A mund të ndani një episod që ju ka bërë përshtypje, për shembull takimi me fshatarët apo autoritetet? Gjithashtu, a keni pasur ndonjë problem apo incident me grupe ose individë që mbështesin projektet e digave?  

Nick St.Oegger: Po, është e drejtë dhe mendoj se është pikërisht kjo ndërlidhje që është kaq unike dhe e rëndësishme në Shqipëri. Jashtë Tiranës, ka ende shumë vende që janë shumë rurale, ku njerëzit janë ende duke jetuar një jetë mjaft tradicionale. Kjo ka anën e saj negative, si varfëria dhe probleme të tjera, por unë mendoj se mënyra si shumë njerëz ende jetojnë me tokën në Shqipëri është unike, dhe njerëzit krenohen me këtë punë, ata ndiejnë një lidhje të fortë me tokën e tyre dhe historinë e saj. Kështu që për mua, veçanërisht me këto dy projekte, është shumë e rëndësishme të tregoj njerëzit në kontekstin e tokës, për të treguar që nuk kërcënohet vetëm njëri ose tjetri, por janë të dy, për shkak të ndërlidhjes së fortë midis mjedisit dhe njerëzve në Shqipëri. Dhe kjo lidhje është pikërisht ajo që po kërcënohet nga kaq shumë propozime, qoftë nga qeveria, apo investitorë të huaj.

Mund të jetë e vështirë t'i qasesh kësaj lloj fotografie. Unë kaloj shumë kohë duke punuar në komunitete të vogla, për të fituar besimin e njerëzve, gjë që është e vështirë të bëhet në Shqipëri. Mendoj se ka shumë mosbesim, për shkak të historisë me komunizmin, por edhe të historisë së viteve të fundit. Njerëzit kanë parë të vijnë gazetarë të huaj, të bëjnë fotografi për disa ditë dhe pastaj të largohen. Unë gjithmonë jam përpjekur të krijoj marrëdhënie më të forta me subjektet e mia, të përpiqem t'i njoh më parë si njerëz. Gjithmonë përpiqem të kthehem kur mundem, për t'iu dhënë atyre printime të disa prej fotove që kam bërë prej tyre. Një aspekt tjetër i rëndësishëm për mua ka qenë mësimi i gjuhës shqipe, e cila është e vështirë, por ka hapur kaq shumë dyer. Mendoj se për arsye se gjuha është shumë e rëndësishme për njerëzit këtu, ata më besojnë më shumë kur shohin se po përpiqem të flas me ta në gjuhën e tyre.

Ndoshta një nga përvojat më mbresëlënëse ishte kur qëndrova me barinjtë në Kelmend gjatë verës. Ne migruam me një tufë prej 200 delesh, unë eca 40 km me ta në strehën e tyre afër Lepushës. Ishte bukur të kaloja kohë me ta atje, të shihja sesi kujdeseshin për delet dhe familjet e tyre, të shihja mënyrën se si fëmijët ndihmonin për gjithçka dhe sa njohuri ata kanë për mjedisin, motin, si kujdesen për veten dhe rregullojnë gjërat. Para kësaj, ‘malësorët’ ishin mister për mua. Kisha dëgjuar vetëm disa histori dhe stereotipa, kështu që ishte një përvojë e mahnitshme të shihja realitetin e tyre dhe jam shumë i nderuar që ata më dhanë besimin e tyre dhe më lejuan të qëndroja me ta dhe të fotografoja.

TatiSpace: Projekti juaj "Kucedra" është ekspozuar dhe botuar në një libër. A mund të na tregoni diçka më shumë për këtë? Si ju duket ky aspekt i fotografisë, kur projekti komunikon me publikun? A pati ndikim projekti?

Nick St.Oegger: Shumë e drejtë, unë botova librin "Kuçedra" fillimisht në vitin 2018 dhe gjithashtu kam ekspozuar punën disa herë. Për mua ishte e rëndësishme që këto foto të shkonin në botë në një mënyrë fizike, jo vetëm në ekranet e njerëzve. Botimi i librit më lejoi të rris ndërgjegjësimin për Vjosën dhe çështjet që lidhen me zhvillimin e hidrocentraleve në shkallë ndërkombëtare. Isha me fat që pata partner Patagonian dhe fushatën “Shpëto Zemrën Blu të Europës”, kështu që libri u shpërnda në të gjithë botën, përfshirë anëtarët e Parlamentit Evropian të cilët janë përpjekur të bindin qeverinë shqiptare për të shpëtuar Vjosën.

Ekspozimi i punës ka qenë gjithashtu i rëndësishëm, veçanërisht ekspozitat në Greqi dhe Shqipëri. Për grekët ishte një mundësi që ata të shikonin diçka nga Shqipëria, e cila është kaq afër por dhe kaq larg njëkohësisht (një vend që shumë prej tyre nuk do ta konsideronin të vizitonin). Shumë njerëz që shikonin fotografitë më thonin “E dini, këto vende mund të jenë këtu. Ne nuk jemi aq të ndryshëm”, dhe kjo ishte shumë e këndshme për t’u dëgjuar, duke pasur parasysh disa nga konfliktet historike dhe tensionet që ekzistojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ishte shume e rëndësishme për mua të ekspozoja këtë vepër edhe në Shqipëri, në mënyrë që njerëzit të mund të shikonin bukurinë e vendit të tyre në një mënyrë që nuk mund t’a kishin bërë më parë. Ishte vërtet një përvojë e bukur të flisja me njerëzit në ekspozitë dhe të shikoja sesi ata kishin nje lidhje me punën time, për të parë se si i bën ata ta konsiderojnë vendin e tyre në një mënyrë tjetër. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse unë dua që puna ime të flas me shqiptarët. Nuk dua që të jetë vetëm për të huajt që të shohin këtë vend "ekzotik". Shpresoj që puna ime të lidhet edhe me shqiptarët e zakonshëm.

 

TatìSpace: A mund të ndani me ne diçka më shumë rreth projekteve ose ekspozitave tuaja të ardhshme (nëse preferoni)?

Nick St.Oegger: Jam duke planifikuar të shkruaj një libër tjetër për këto 8 vitet e fundit që kam punuar në Shqipëri. Do të jetë një përzierje e fotove dhe historive personale nga koha ime këtu. Është diçka që kam dashur të bëj për disa kohë. Gjithashtu do të vazhdoj të punoj me hidroenergjinë, duke dokumentuar zonat ku lumenjtë janë shkatërruar nga digat. Kështu, në një farë mënyre do te vazhdoj me punën që kam filluar vite më parë me "Kuçedrën", dhe është mirë të vazhdoj të ndjek këtë çështje me hidrocentralet dhe efektet që ata kanë në komunitetet dhe mjedisin në Shqipëri.

Shpresoj të vazhdoj edhe me ekspozitat, të cilat fatkeqësisht nuk kanë qenë të mundura gjatë pandemisë, por mbase me përmirësimin e situatës do të kem mundësi të tregoj më shumë nga puna ime si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. 

TatìSpace: Faleminderit Nick për intervistën dhe shpresoj shumë të shikojmë punë të tjera tuajat nga Shqipëria.


Me lejen e autorit, paraqesim një përmbledhje të dy projekteve kryesore të Nick St.Oeger për Shqipërinë, "Kuçedra" dhe "Vajtimi i Maleve". Më shumë mund të gjeni në faqen e tij të internetit: www.stoeggerphotography.com

Në serinë "Kucedra", Nick St.Oeger eksploron lumin e fundit të egër të Evropës: Vjosën (në Shqipëri) dhe projektet e propozuara të hidrocentraleve përgjatë tij, që do të ndryshojnë rrjedhën e lumit, duke dëmtuar biodiversitetin e pasur dhe unik dhe duke zhvendosur mijëra njerëz për shkak të krijimit të rezervuarëve. Një burim kryesor i jetës për shumë lloje të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve - shumë prej të cilave janë zhdukur nga pjesa tjetër e lumenjve të Evropës - Vjosa ka gjithashtu një rëndësi kulturore dhe ekonomike për komunitetet rurale përgjatë brigjeve të saj, të cilat dikur luanin një rol të rëndësishëm në industrinë bujqësore të Shqipërisë . Përmes peisazheve, portreteve dhe detajeve të brendshme, autori portretizon mjedisin e Vjosës në gjendjen e tij natyrore, pasi përballet me kërcënimin e ndryshimit të përhershëm.

Lumi Vjosa afër kufirit Greko-Shqiptar. Pavarësisht gatishmërisë për të shpallur lumin një park kombëtar në 2015, Qeveria Shqiptare nënshkroi një kontratë për të ndërtuar një digë të re hidrocentrali në Poçem. Parlamenti Evropian i ka kërkuar qeveri…

Lumi Vjosa afër kufirit Greko-Shqiptar. Pavarësisht gatishmërisë për të shpallur lumin një park kombëtar në 2015, Qeveria Shqiptare nënshkroi një kontratë për të ndërtuar një digë të re hidrocentrali në Poçem. Parlamenti Evropian i ka kërkuar qeverisë të ndalojë planet për hidrocentrale në Vjose, duke vënë në dukje dëmtimin qe do ti shkaktoje mjedisit. Copyright © Nick St.Oegge

Mjedis i brendshëm në fshatin Bënça. Banorët e fshatit kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit i cili do të devijojë ujin nga dega e Bënçës, e cila ushqehet nga Vjosa. Humbja e ujit nga ky lumë mund të ketë pasoja të rënda negative për bujqësin…

Mjedis i brendshëm në fshatin Bënça. Banorët e fshatit kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit i cili do të devijojë ujin nga dega e Bënçës, e cila ushqehet nga Vjosa. Humbja e ujit nga ky lumë mund të ketë pasoja të rënda negative për bujqësinë. Copyright © Nick St.Oegger

Ronja, një mësuese në pension në Kuta. Si shumë të tjerë në fshat, ajo nuk mban dokumente pronësie për tokën e saj, për shkak të kaosit administrativ që pasoi rënien e komunizmit në vitet 1990. Kjo do të komplikojë çdo përpjekje për të kërkuar kompe…

Ronja, një mësuese në pension në Kuta. Si shumë të tjerë në fshat, ajo nuk mban dokumente pronësie për tokën e saj, për shkak të kaosit administrativ që pasoi rënien e komunizmit në vitet 1990. Kjo do të komplikojë çdo përpjekje për të kërkuar kompensim për tokën e humbur nga ndërtimi i rezervuarit të Poçemit. Copyright © Nick St.Oegger

Përmet, një qendër kulturore në jug të Shqipërisë, i vlerësuar për muzikën tradicionale, artin dhe praktikat e ngrënies së ngadaltë (slow-food). Vjosa është pjesë integrale e planeve për rritjen e turizmit të zonës, me lumin që shihet si një tërheqj…

Përmet, një qendër kulturore në jug të Shqipërisë, i vlerësuar për muzikën tradicionale, artin dhe praktikat e ngrënies së ngadaltë (slow-food). Vjosa është pjesë integrale e planeve për rritjen e turizmit të zonës, me lumin që shihet si një tërheqje e rëndësishme për eskursione rafting dhe kayake. Copyright © Nick St.Oegger

Ura mbi Vjosë në Novosele, afër deltës. Digat do të rrisnin erozionin e brigjeve të lumit në zonat në rrjedhën e poshtme, që do të thotë se rajoni delta tashmë i prirur nga përmbytja mund të shohë ngjarje gjithnjë e më shkatërruese nga përmbytjet në…

Ura mbi Vjosë në Novosele, afër deltës. Digat do të rrisnin erozionin e brigjeve të lumit në zonat në rrjedhën e poshtme, që do të thotë se rajoni delta tashmë i prirur nga përmbytja mund të shohë ngjarje gjithnjë e më shkatërruese nga përmbytjet në të ardhmen. Copyright © Nick St.Oegger

Pikë karburanti e braktisur në rrugën për në Kuta. Rruga që lidh Kutën me autostradën nacionale është e një cilësie të dobët dhe e ka bërë të vështirë transportimin e produkteve bujqësore. Copyright © Nick St.Oegger

Pikë karburanti e braktisur në rrugën për në Kuta. Rruga që lidh Kutën me autostradën nacionale është e një cilësie të dobët dhe e ka bërë të vështirë transportimin e produkteve bujqësore. Copyright © Nick St.Oegger

Romina Mustafaraj, përfaqësuese e qeverisë për fshatin Kuta. Romina ka bërë fushatë për përmirësime të infrastrukturës në fshat, duke përfshirë mirëmbajtjen e sistemeve të parandalimit të përmbytjeve dhe riparime në rrugën kryesore që lidh fshatin m…

Romina Mustafaraj, përfaqësuese e qeverisë për fshatin Kuta. Romina ka bërë fushatë për përmirësime të infrastrukturës në fshat, duke përfshirë mirëmbajtjen e sistemeve të parandalimit të përmbytjeve dhe riparime në rrugën kryesore që lidh fshatin me autostradën nacionale. Sidoqoftë, asnjë investim nuk është bërë nga qeveria qëndrore. Copyright © Nick St.Oegger

Fshati Kuta, në qarkun e Mallakastrës. Gjatë komunizmit, Kuta ishte një fshat i rëndësishëm bujqësor i cili u zhvillua ndjeshëm në dekadat e para të regjimit. Sidoqoftë, zona ka pësuar rënie me fundin e komunizmit në vitet 1990. Copyright © Nic…

Fshati Kuta, në qarkun e Mallakastrës. Gjatë komunizmit, Kuta ishte një fshat i rëndësishëm bujqësor i cili u zhvillua ndjeshëm në dekadat e para të regjimit. Sidoqoftë, zona ka pësuar rënie me fundin e komunizmit në vitet 1990. Copyright © Nick St.Oegger

Mercedes në fshatin Kuta, afër digës së propozuar Poçem. Rreth 3,000 njerëz që jetojnë në Kuta dhe zonën përreth mund të preken nëse toka e tyre përmbytet nga një rezervuar. Kjo do të nënkuptojë fundin e prodhimit bujqësor, e vetmja industri kryesor…

Mercedes në fshatin Kuta, afër digës së propozuar Poçem. Rreth 3,000 njerëz që jetojnë në Kuta dhe zonën përreth mund të preken nëse toka e tyre përmbytet nga një rezervuar. Kjo do të nënkuptojë fundin e prodhimit bujqësor, e vetmja industri kryesore e zonës. Copyright © Nick St.Oegger

Fermë në Kuta, afër digës së propozuar në Poçem. Rezervuari i krijuar nga diga do të përmbytë përgjithmonë tokën bujqësore në zonë. Copyright © Nick St.Oegger

Fermë në Kuta, afër digës së propozuar në Poçem. Rezervuari i krijuar nga diga do të përmbytë përgjithmonë tokën bujqësore në zonë. Copyright © Nick St.Oegger

"Pa tokën tonë ne jemi asgjë". Ylli dhe familja e saj rritin dele dhe mbjellin të korra në tokën që do të përmbytej nga rezervuari. Ka pak punë jo bujqësore në Kuta, që do të thotë se vendasit mund të duhet të zhvendosen nga tokat ku familjet e tyre…

"Pa tokën tonë ne jemi asgjë". Ylli dhe familja e saj rritin dele dhe mbjellin të korra në tokën që do të përmbytej nga rezervuari. Ka pak punë jo bujqësore në Kuta, që do të thotë se vendasit mund të duhet të zhvendosen nga tokat ku familjet e tyre kanë jetuar dhe punuar për breza të tërë. Copyright © Nick St.Oegger

Strehë peshkatari e ndërtuar midis dy bunkerëve të epokës komuniste në deltën e Vjosës. Peshkimi përgjatë lumit luan një rol të rëndësishëm në ekonominë lokale që tashmë është ndikuar negativisht nga praktikat e parregulluara, siç është dinamiti. Pë…

Strehë peshkatari e ndërtuar midis dy bunkerëve të epokës komuniste në deltën e Vjosës. Peshkimi përgjatë lumit luan një rol të rëndësishëm në ekonominë lokale që tashmë është ndikuar negativisht nga praktikat e parregulluara, siç është dinamiti. Për më tepër, digat e parashikuara në Vjosë do të dëmtonin specie të tilla si ngjala e rrezikuar evropiane, e cila migron përgjatë lumit për tu riprodhuar. Copyright © Nick St.Oegger

Shkencëtarë që udhëtojnë në Vjosa afër Poçemit. Për shkak se Shqipëria ka qënë e izoluar gjatë sundimit komunist të Enver Hoxhës, pjesa më e madhe e lumit dhe ambientit të tij ka mbetur i pazbuluar. Një ekip ndërkombëtar i perbërë nga shkencëtarë dh…

Shkencëtarë që udhëtojnë në Vjosa afër Poçemit. Për shkak se Shqipëria ka qënë e izoluar gjatë sundimit komunist të Enver Hoxhës, pjesa më e madhe e lumit dhe ambientit të tij ka mbetur i pazbuluar. Një ekip ndërkombëtar i perbërë nga shkencëtarë dhe OJQ ka mbledhur të dhëna për biodiversitetin dhe morfologjinë e lumit, për t'u përdorur si pjesë e çështjes për mbrojtjen e Vjosës. Copyright © Nick St.Oegger

Kantieri i ndërtimit të digës afër Kalivaçit. Projekti filloi në 2007 si një bashkëpunim midis Deutsche Bank dhe biznesmenit italian, Francesco Becchetti, por u bllokua për disa vite pasi akuzat për mashtrim dhe pastrim parash u ngritën kundër Becch…

Kantieri i ndërtimit të digës afër Kalivaçit. Projekti filloi në 2007 si një bashkëpunim midis Deutsche Bank dhe biznesmenit italian, Francesco Becchetti, por u bllokua për disa vite pasi akuzat për mashtrim dhe pastrim parash u ngritën kundër Becchettit. Ai i ka mohuar këto akuza. Qeveria shqiptare anuloi kontratën dhe një kontratë e re iu dha kompanise turke Ayen Energy, i cili gjithashtu mban kontratën për digën e Poçemit. Copyright © Nick St.Oegger

Fushat midis Kalivaçit dhe Kutës, të cilat parashikohen të përmbyten nga ndërtimi i rezervuarit të digës së Poçemit. Prodhimi i energjisë elektrike mund të ngecë në vend brenda 30 viteve për shkak të sedimenteve të grumbulluara në rezervuar. Kjo do …

Fushat midis Kalivaçit dhe Kutës, të cilat parashikohen të përmbyten nga ndërtimi i rezervuarit të digës së Poçemit. Prodhimi i energjisë elektrike mund të ngecë në vend brenda 30 viteve për shkak të sedimenteve të grumbulluara në rezervuar. Kjo do të kërkojë pajisje të shtrenjta dhe invazive që të futen në zonë për të pastruar mbeturinat. Copyright © Nick St.Oegger

Në projektin "Vajtimi i Maleve", Nick St.Oegger fotografon "Malësorët" e Kelmendit, një kulturë e lashte baritore dhe një nga më të fundit në Evropë, ekonomia e të cilëve kërcënohet nga një duzinë digash të planifikuara për t'u ndërtuar gjatë lumenjve alpinë. Ndërsa qeveria merr subvencione dhe kredi nga bankat perëndimore për të zgjidhur krizën energjitike në vend me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, nuk bëhet asnjë konsultë publike për të vlerësuar ndikimin në biodiversitetin e pasur dhe mënyrën e jetesës së barinjve malësorë. Në Itali, Austri dhe Greqi, UNESCO ka njohur mbrojtjen e praktikave te lashta baritore, si një trashëgimi njerëzore, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë status të tillë, që e bën ekzistencën e tyre akoma më të vështirë. 

Koprisht, Rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Historikisht një nga rajonet më të izoluara në vend, shumica e maleve Veriore të Shqipërisë nuk u pushtuan asnjëherë gjatë mbreterimit 500 vjeçar të Perandorisë Osmane. Malësorët  e kanë mbrojtur ashpër rajoni…

Koprisht, Rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Historikisht një nga rajonet më të izoluara në vend, shumica e maleve Veriore të Shqipërisë nuk u pushtuan asnjëherë gjatë mbreterimit 500 vjeçar të Perandorisë Osmane. Malësorët e kanë mbrojtur ashpër rajonin për shekuj, duke vepruar nën një sistem të fortë aleancash fisnore. Copyright © Nick St.Oegger

Gazmend Bikaj mbledh degë nga pyjet përreth për të ndërtuar një çati për bagëtitë në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Gazmendi është një bari nga Kalsa, një fshat rreth 30 km larg, ku ai jeton me familjen e tij në pjesën më të madhe të vitit.…

Gazmend Bikaj mbledh degë nga pyjet përreth për të ndërtuar një çati për bagëtitë në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Gazmendi është një bari nga Kalsa, një fshat rreth 30 km larg, ku ai jeton me familjen e tij në pjesën më të madhe të vitit. Gjatë muajve të verës ata migrojnë në kullotat e larta të Koprishtit, duke marrë një tufë delesh që i përkasin një fermeri nga ultësira. Copyright © Nick St.Oegger

Gjatë verës, barinjtë jetojnë në malet e larta në një strehë të përkohshme të quajtur ‘Stan’. Strukturat janë bazike, me një dysheme të ekspozuar, sobë dhe nje zonë për fjetje. Copyright © Nick St.Oegger

Gjatë verës, barinjtë jetojnë në malet e larta në një strehë të përkohshme të quajtur ‘Stan’. Strukturat janë bazike, me një dysheme të ekspozuar, sobë dhe nje zonë për fjetje. Copyright © Nick St.Oegger

Fonsi Bikaj lëviz një tufë delesh përgjatë rrugës nga Tamarë në Koprisht, 35 km larg. Më parë, babai i tij Gazmend ka marrë delet nga pronari i tyre në ultësirën jashtë qytetit të Shkodrës për ti çuar në Kelmend. Ky proces transhuman është praktikua…

Fonsi Bikaj lëviz një tufë delesh përgjatë rrugës nga Tamarë në Koprisht, 35 km larg. Më parë, babai i tij Gazmend ka marrë delet nga pronari i tyre në ultësirën jashtë qytetit të Shkodrës për ti çuar në Kelmend. Ky proces transhuman është praktikuar në male për qindra vite por rrezikon të zhduket për shkak të rënies së popullsisë, si dhe kërcënimeve nga ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i hidrocentraleve. Copyright © Nick St.Oegger

Vendi i një hidrocentrali të vogël midis fshatrave Tamarë dhe Selcë, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Digat e hidrocentraleve të vegjël përfshijnë ndërtimin e disa kilometrave tubacion që do të devijojnë lumin nëntokë, duke tharë potencialisht pjesë të…

Vendi i një hidrocentrali të vogël midis fshatrave Tamarë dhe Selcë, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Digat e hidrocentraleve të vegjël përfshijnë ndërtimin e disa kilometrave tubacion që do të devijojnë lumin nëntokë, duke tharë potencialisht pjesë të mëdha të tij dhe duke prekur biodiversitetin delikat në zonë. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime në lidhje me efektin që kjo do të ketë në popullatën e rrezikuar të troftës, e cila migron përgjatë lumit. Copyright © Nick St.Oegger

Një pjesë e përfunduar e tubacionit për një hidrocentral në shkallë të vogël pranë fshatit Selcë, rajoni i Kelmendit, Shqipëria Veriore. Uji i lumit do të devijohet në këto tubacione për të gjeneruar energji elektrike në një stacion elektrik në rrje…

Një pjesë e përfunduar e tubacionit për një hidrocentral në shkallë të vogël pranë fshatit Selcë, rajoni i Kelmendit, Shqipëria Veriore. Uji i lumit do të devijohet në këto tubacione për të gjeneruar energji elektrike në një stacion elektrik në rrjedhën e poshtme. Vendasit shqetësohen për efektet që kjo do të ketë në aksesin e tyre të ujit, i cili është kritik për bujqësinë dhe rritjen e bagëtive. Copyright © Nick St.Oegger

Kushërirat Gjyste dhe Age Murçaj, në fshatin Vukël, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Emigrimi nga rajoni ka lënë një popullsi kryesisht të plakur, të cilët shpesh herë mbështeten financiarisht nga anëtarët e familjes që jetojnë jashtë. Copyright © Nick…

Kushërirat Gjyste dhe Age Murçaj, në fshatin Vukël, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Emigrimi nga rajoni ka lënë një popullsi kryesisht të plakur, të cilët shpesh herë mbështeten financiarisht nga anëtarët e familjes që jetojnë jashtë. Copyright © Nick St.Oegger

Anjeza Bikaj shkund një mbulesë tavoline pranë kampit veror të familjes, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Anjeza dhe vëllezërit e motrat e saj ndihmojnë me radhë në punët e shtëpisë, duke mjelur delet dhe duke i kullotur në malet përreth. Copyright © N…

Anjeza Bikaj shkund një mbulesë tavoline pranë kampit veror të familjes, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Anjeza dhe vëllezërit e motrat e saj ndihmojnë me radhë në punët e shtëpisë, duke mjelur delet dhe duke i kullotur në malet përreth. Copyright © Nick St.Oegger

Albana Bikaj, duke qeshur me motrën e saj Anjeza, ndërsa krijojne letrat vet, në strehën verore të familjes në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Copyright © Nick St.Oegger

Albana Bikaj, duke qeshur me motrën e saj Anjeza, ndërsa krijojne letrat vet, në strehën verore të familjes në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Copyright © Nick St.Oegger

Vilson Bikaj, një nga djemtë e Gazmendit, ndihmon në mbledhjen e deleve në një rrethim në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. E gjithë familja Bikaj merr pjesë në procesin e kujdesit dhe kullotjes së deleve gjatë muajve të verës. Copyright © Nic…

Vilson Bikaj, një nga djemtë e Gazmendit, ndihmon në mbledhjen e deleve në një rrethim në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. E gjithë familja Bikaj merr pjesë në procesin e kujdesit dhe kullotjes së deleve gjatë muajve të verës. Copyright © Nick St.Oegger

Nje moment pushimi në një kafene pranë brigjeve të lumit Cemi, afër Kozhnjes. Gjatë viteve të fundit, rajoni ka parë një eksod të të rinjve, me rreth 60% të popullsisë së Kelmendit që emigron, shumë në Shtetet e Bashkuara. Mundësitë e punës janë të …

Nje moment pushimi në një kafene pranë brigjeve të lumit Cemi, afër Kozhnjes. Gjatë viteve të fundit, rajoni ka parë një eksod të të rinjve, me rreth 60% të popullsisë së Kelmendit që emigron, shumë në Shtetet e Bashkuara. Mundësitë e punës janë të kufizuara dhe nivelet e varfërisë mbeten të larta në rajon, i cili ka parë pak zhvillim që nga rënia e regjimit komunist. Copyright © Nick St.Oegger

Kullota të larta pranë Lepushës, ku disa barinj kanë fushimet e tyre verore. Historikisht Alpet Shqiptare janë njohur gjithashtu si Bjeshkët e Nëmuna, për shkak të izolimit dhe terrenit të tyre të vështirë. Kjo e ka lënë zonën kryesisht të paprekur …

Kullota të larta pranë Lepushës, ku disa barinj kanë fushimet e tyre verore. Historikisht Alpet Shqiptare janë njohur gjithashtu si Bjeshkët e Nëmuna, për shkak të izolimit dhe terrenit të tyre të vështirë. Kjo e ka lënë zonën kryesisht të paprekur deri në planet e fundit për të ndërtuar diga hidrocentralesh në disa nga lumenjtë e rajonit. Copyright © Nick St.Oegger

Read More
Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space

Henri Cartier-Bresson

Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”.

 
 

Henri Cartier-Bresson

(Francë 1908-2003)

Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957

Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957

Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”. Në ditët e sotme ku jemi të rrethuar nga një oqean imazhesh fotografike, shkrepim dhe shkarkojmë në mënyrë dixhitale me mijëra fotografi në rrjetet sociale, trashëgimia e Henri Cartier-Bresson jo vetëm nuk është vjetëruar, por përkundrazi ajo na mëson mjaft gjëra mbi teknikën dhe etikën e fotografisë. Henri Cartier-Bresson konsiderohej një artist i përgjegjshëm për profesionin dhe shoqërinë ku jetonte.

 

Ai është artisti avant-garde, i riu rebel, gjuetari i kafshëve të egra në Afrikë, ish i burgosur i  luftës në kampet naziste, fotoreporteri i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së Dytë Botërore, bashkëthemelues i agjensisë fotografike Magnum, një figurë e cila revolucionarizoi imazhin fotografik. E megjithatë ai qëndroi deri në fund një figurë mjaft e thjeshtë, që preferonte të mos shfaqej dhe të mos jepte intervista. Ai ishte personi që qëndronte në heshtje në pritje të momentit perfekt për të fotografuar, i cili zgjidhte me kujdes shkrepjen, dhe që preferonte të njihte në avancë ngjarjet dhe njerëzit që do të fotografonte. Në trazirat studentore të vitit 1968 në Paris, me gjithë ngjarjet e vrullshme, dëshmitarët tregojnë se Bresson shkrepi me një ritëm 4 foto në orë. Siç thotë ai vetë: ‘Mua nuk më intereson fotografia, por më interesojnë njerëzit’. Për afro gjysmë shekulli ai fotografoi ngjarjet kryesore të shekullit 20-të si Luftën e Spanjës, fundin e Luftës së Dytë Botërore, Gandin pak minuta para se të vritej në 1948, ditët e para të regjimit komunist në Kinë në 1949, Indonezinë e sapodalë nga kolonializmi. Ai ishte fotografi i parë perëndimor i cili u lejua të fotografonte në Bashkimin Sovietik gjatë Luftës së Ftohtë. Merita e Breson është se krijoi imazhe të bukura dhe poetike, që portretizojnë rëndësinë e vendit dhe të kohës. Ashtu siç shprehet: “Qëllimi im ishte të shprehja esencën e një fenomeni në një imazh të vetëm”, që shpreh idenë e tij mbi “momentit deçiziv” që e shoqëroi gjithë jetën. 

© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932

© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933

 

Fillimet në Fotografi

Henri Cartier-Bresson e filloi fotografinë në 1931, atëherë kur bleu kameran e sapodalë Leica me film 35 mm, të cilës nuk iu nda për afro gjysëm shekulli. Ai i përket brezit të fotografëve të parë evropianë të cilët eksploruan në maksimum potencialin krijues të kameras së vogël të dorës. Për Bresson – “Fotografia për mua është një skicë e shpejtë, dhe sekreti është të harrosh që mban një kamera”. Dëshira e tij fillestare ishte të bëhej piktor, (pasi kishte refuzuar kërkesën e familjes për të vazhduar traditën e biznesit familjar të tekstileve). Influencat kryesore në formimin e tij vizual, të cilat u shprehën në fotografinë e tij të mëvonshme, ishin gjeometria formale e pikturës së Rilindjes dhe serendipiti i Surrealizimit, së bashku me një shpirt të fortë aventure. I influencuar nga shkolla e piktorit kubist Lohte, Henri zhvilloi një interes për pikturën klasike me proporcione rigoroze matematikore. Më vonë ai do të thoshte se cdo gjë që dinte për fotografinë, e kishte mësuar nga Lohte. Për Bressonin, kërkimi i rregullit gjeometrik në kompozimin në viewfinder, ishte një ndër kriteret kryesore që ai zgjidhte gjatë proçesit fotografik. Ai asnjëherë nuk i priste fotot por insistonte që ato të shfaqeshin ashtu siç i kishte shkrepur, duke paraqitur madje edhe kornizën e zezë të zhvillimit të negativit. "You shoot properly while it's there", duke përforcuar kështu idenë se fotoja duhet shkrepur siç duhet që në momentin e kompozimit të saj në viewfinder. Në këtë mënyrë Henri Cartier-Bresson ndihmoi në kredibilitetin e fotoreportazhit, të pacënuar nga editimi. 

© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933

 

Influenca e dytë në fotografinë e Bresson vjen nga një rrymë më pak racionale siç është Surrealizimi, me të cilën ai ra në kontakt në rini gjatë takimeve me figurat kryesore në “Cafe de la Place Blanche” në Paris. Prej Surrealizimit ai përvetësoi filozofinë e spontanes, shansit dhe intuitës. “"Për mua kamera është një bllok skicash, një instrument i intuitës dhe spontanitetit, mjeshtër i çastit, i cili në terma vizual, pyet dhe vendos njëkohësisht". Për Henri Cartier-Bresson, kamera Leica 35mm ishte instrumenti më i përshtatshëm për të shprehur krijimtarinë e tij artistike. Ndonëse Bresson ishte në kërkim të spontanes, kompozimet e tij nuk janë produkt i serendipitit, por ai e zgjidhte me kujdes skenën dhe priste derisa të gjithë elementet e duhur të shfaqeshin në viewfinder, për të fiksuar në film momentin e deçiziv. 

@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933

@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938

© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938

Fotot e tij ndonëse pasqyrojnë një ngjarje apo moment historik, ato janë entitete të pavarura artistike. Duke kërkuar të bukurën në gjërat e zakonshme, ai lidhi artin me fotojurnalizmin. Fotografitë e tij të para i përkasin periudhës 1932-1935 gjatë udhëtimeve të tij në Itali, Spanjë, Marok, Meksikë, të cilat u paraqitën në disa ekspozita fotografike. Fotografitë e kësaj periudhe konsiderohen si më të mirat e Bresson dhe të historisë së fotografisë moderne të inspiruara nga Surrealizmi.

 

© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.

© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.

Bresson në kinematografi

Gjatë qëndrimit në New York në 1935, Bresson njohu Paul Strand i cili e nxiti të merrej me kinematografi. Midis viteve 1936-1939 ai punoi si asistent i regjizorit francez Jean Renoir në prodhimin e filmit Une Partie de Campagne (A Day in the Country) dhe La Règle du Jeu (The Rules of the Game). Në 1937 Bresson prodhoi filmin e parë dokumentar mbi ndihmën mjekësore në Luftën e Spanjës të titulluar Return to Life. Ndonëse Breson nuk i përkiste asnjë partie politike, orientimi i tij antifashist e çoi të punonte për gazetën e majtë Ce Soir ku njohu fotoreporterë të tjerë me të njëjtat interesa, si Robert Capa dhe David “Chim” Seymour, me të cilët pas Luftës krijoi agjensinëMagnum.  Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore në 1939, Bresson iu bashkua njësisë së ushtrisë për film dhe fotografi. Në 1940 ai u kap nga gjermanët dhe u burgos në kampet e punës së detyruar. Pas dy tentativave të pasuksesshme arratisje, ai arriti të shpëtojë herën e tretë, pas së cilës kohë punoi në ilegalitet. Pas Luftës, Bresson iu kthye kinemtografisë me drejtimin e filmit La Retour, mbi rikthimin e personave të zhvendosur nga lufta. Bresson i rikthehet përsëri kinematografisë në fund të viteve ’60 me Impressions of California (1969) dhe Southern Exposures (1971). Ashtu siç thotë vetë, Bresson iu largua bërjes së filmit pasi nuk e tërhiqte drejtimi i aktorëve dhe mungesa e spontanitetit. Por nga kinematografia mësoi narrativën dhe çastin ekspresiv.  Bressonit i njihet merita se ndikoi në zhvillimin e zhanrit cinema verite

 

© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947

Bresson në Magnum

Pas ekspozitës së Bresson në MOMA New York në 1946 dhe udhëtimit të tij në Amerikë i cili konkludohet me një libër fotografik, Bresson ndërmerr të kryejë me kohë të plotë profesionin e fotoreporterit duke ndjekur këshillën e Robert Capas, i cili kishte kuptuar rëndësinë e këtij profesioni në shoqërinë e pas-Luftës. Së bashku me Robert Capa, David Seymour, George Rodger themeluan në vitin 1947 agjensinë e parë fotografike kooperative Magnum. Organizata i ofronte gazetave dhe revistave të kohës, mbulimin me fotografi të ngjarjeve kryesore nga fotoreporterët me të talentuar, duke ruajtur autorsinë dhe lirinë e tyre të zgjedhjes. Nën kupolën e Magnum Bresson veshi petkun e fotoreporterit dhe fotografoi ngjarjet kryesore në Indi, Kinë, Indonezi, Egjipt. Këto fotografi u botuan në formën e disa librave midis viteve 1952 dhe 1956. Më i njohuri prej tyre është ai i botuar në vitin 1952 me titullin “Images à la sauvette”, i perkthyer ne anglisht “The decisive moment”, i cili i referohet idesë kryesore të Bresson mbi fotografinë- "ai çast kur, me një qartësi të madhe, pamja e subjektit zbulon në thelbin e saj domethënien e ngjarjes, pjesë e së cilës është, organizimi më domethënës i formave"

© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre”  Delhi Indi 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre” Delhi Indi 1948

© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.

© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.

© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949

© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949

© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954

© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954

© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951

© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951

© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954

© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954

 

Midis viteve 1963-1965 Bresson fotografon në Kuba, Meksikë, Indi. Librat e mëvonshëm të tij janë France (1971), The Face of Asia ( 1972), About Russia (1974). Me shpirtin e tij nomad ai u bë dëshmitar i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së dytë botërore, të kalimit të pushteteve. Ai fotografoi njerëzit e thjeshtë me po atë rëndësi që fotografoi njerëzit e famshëm të artit dhe politikës. 

 

© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961

© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961

© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963

© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963

© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963

© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963

© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965

© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965

© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966

© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966

© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965

© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965

© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968

© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968

© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969

© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969

© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.

© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.

Në fillim të viteve ‘70, Bresson shkëputet plotësisht nga fotografia dhe i përkushtohet pikturës. Në vitin 2003, Bresson së bashku me bashkëshorten Martin Franck, fotografe e agjensisë Magnum, dhe vajzen e tyre, themelojnë Fondin Henri Cartier-Bresson. Negativët e Bresson janë në pronësi të Fondacionit dhe të agjensisë Magnum. Ai la një trashigimi prej afro gjysëm millioni negativa, të shkrepur gjatë një periudhe rreth 70 vjeçare.


Magnum Agency 

https://www.magnumphotos.com/photographer/henri-cartier-bresson/

 Fondacioni Henri Cartier-Bresson

https://www.henricartierbresson.org/en/hcb/


 Libra të përzgjedhur nga Henri Cartier-Bresson


Read More