Ftese per pjesemarrje ne Ekspoziten Fotografike Online me Temen QYTETI BARDHE E ZI
Tatì Space
TATÌ SPACE krijon mundësinë për të ekspozuar fotografinë tuaj në ekspozita në grup, me tema të ndryshme të ARKITEKTURËS dhe FOTOGRAFISË URBANE.
Tema e rradhës është “Qyteti BARDHË E ZI”
Qendra e Fotografisë TATÌ SPACE hap edicionin e 7-të të Ekspozitave të Fotografisë Online me temën:
QYTETI BARDHË E ZI
Fotografia bardhe e zi është forma më e Vjetër e fotografisë. E megjithatë ajo mbetet shumë moderne në ditët e sotme, pasi ofron disa interpretime. Disa artistë e vlerësojnë sepse në mungesë të ngjyrave, fotografia bardhë e zi është më e fuqishme për të përcjellë emocione. Disa të tjerë e përdorin fotografinë monokrome për tu kthyer në kohë dhe për të rievokuar kujtime. Disa të tjerë e përdorin për arsye thjesht estetike dhe grafike, pasi fotografia bardhë e zi ofron kontaste të forta dhe disa nuanca drite-hije. TATÌ SPACE fton të gjithë fotografët brenda dhe jashtë vendit, profesionist dhe amator, të marrin pjesë në Ekspozitën fotografike online me temën “QYTETI BARDHË E ZI”. Dorëzoni një Fotografi Urbane, ose një Seri të Qytetit tuaj në formatin bardhë e zi.
Pjesëmarrja është e lirë.
Fotot e përzgjedhura do të publikohen në Galerinë tonë online kushtuar Eventit në faqen e internetit TatìSpace.com
Fotografitë e përzgjedhura do të konsiderohen për tu publikuar në versionin e printuar në botimet e Qendrës së Fotografisë Tatì Space
Data e pundit dorëzimit 31 Maj 2024
Data e Publikimit ne Website 20 Qershor 2024
Udhëzime për fotografinë
Dorëzoni në emailin e mëposhtëm
Dërgoni një foto, ose nje seri fotografike (4-5 foto) në adresën e e-mailit: info@tatispace.com
Tek subjekti i e-mailit shkruani Temën e Ekspozitës (Qyteti në Verë)
Tek mesazhi shkruani: emri mbiemri (juaj), titulli (i fotografisë), vendi (ku është shkrepur fotografia), një përshkrim i shkurtër i fotos, linkun e websitetit tuaj ose social media juaj.
Formati i Kërkuar
Madhësia: 72dpi, sRGB, 2500 px në brinjën më të gjatë
Emërtimi i files: EmriMbiemri_Titulli.jpg.
Save as.jpg, max quality