Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space

Henri Cartier-Bresson

Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”.

 
 

Henri Cartier-Bresson

(Francë 1908-2003)

Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957

Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957

Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”. Në ditët e sotme ku jemi të rrethuar nga një oqean imazhesh fotografike, shkrepim dhe shkarkojmë në mënyrë dixhitale me mijëra fotografi në rrjetet sociale, trashëgimia e Henri Cartier-Bresson jo vetëm nuk është vjetëruar, por përkundrazi ajo na mëson mjaft gjëra mbi teknikën dhe etikën e fotografisë. Henri Cartier-Bresson konsiderohej një artist i përgjegjshëm për profesionin dhe shoqërinë ku jetonte.

 

Ai është artisti avant-garde, i riu rebel, gjuetari i kafshëve të egra në Afrikë, ish i burgosur i  luftës në kampet naziste, fotoreporteri i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së Dytë Botërore, bashkëthemelues i agjensisë fotografike Magnum, një figurë e cila revolucionarizoi imazhin fotografik. E megjithatë ai qëndroi deri në fund një figurë mjaft e thjeshtë, që preferonte të mos shfaqej dhe të mos jepte intervista. Ai ishte personi që qëndronte në heshtje në pritje të momentit perfekt për të fotografuar, i cili zgjidhte me kujdes shkrepjen, dhe që preferonte të njihte në avancë ngjarjet dhe njerëzit që do të fotografonte. Në trazirat studentore të vitit 1968 në Paris, me gjithë ngjarjet e vrullshme, dëshmitarët tregojnë se Bresson shkrepi me një ritëm 4 foto në orë. Siç thotë ai vetë: ‘Mua nuk më intereson fotografia, por më interesojnë njerëzit’. Për afro gjysmë shekulli ai fotografoi ngjarjet kryesore të shekullit 20-të si Luftën e Spanjës, fundin e Luftës së Dytë Botërore, Gandin pak minuta para se të vritej në 1948, ditët e para të regjimit komunist në Kinë në 1949, Indonezinë e sapodalë nga kolonializmi. Ai ishte fotografi i parë perëndimor i cili u lejua të fotografonte në Bashkimin Sovietik gjatë Luftës së Ftohtë. Merita e Breson është se krijoi imazhe të bukura dhe poetike, që portretizojnë rëndësinë e vendit dhe të kohës. Ashtu siç shprehet: “Qëllimi im ishte të shprehja esencën e një fenomeni në një imazh të vetëm”, që shpreh idenë e tij mbi “momentit deçiziv” që e shoqëroi gjithë jetën. 

© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932

© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933

 

Fillimet në Fotografi

Henri Cartier-Bresson e filloi fotografinë në 1931, atëherë kur bleu kameran e sapodalë Leica me film 35 mm, të cilës nuk iu nda për afro gjysëm shekulli. Ai i përket brezit të fotografëve të parë evropianë të cilët eksploruan në maksimum potencialin krijues të kameras së vogël të dorës. Për Bresson – “Fotografia për mua është një skicë e shpejtë, dhe sekreti është të harrosh që mban një kamera”. Dëshira e tij fillestare ishte të bëhej piktor, (pasi kishte refuzuar kërkesën e familjes për të vazhduar traditën e biznesit familjar të tekstileve). Influencat kryesore në formimin e tij vizual, të cilat u shprehën në fotografinë e tij të mëvonshme, ishin gjeometria formale e pikturës së Rilindjes dhe serendipiti i Surrealizimit, së bashku me një shpirt të fortë aventure. I influencuar nga shkolla e piktorit kubist Lohte, Henri zhvilloi një interes për pikturën klasike me proporcione rigoroze matematikore. Më vonë ai do të thoshte se cdo gjë që dinte për fotografinë, e kishte mësuar nga Lohte. Për Bressonin, kërkimi i rregullit gjeometrik në kompozimin në viewfinder, ishte një ndër kriteret kryesore që ai zgjidhte gjatë proçesit fotografik. Ai asnjëherë nuk i priste fotot por insistonte që ato të shfaqeshin ashtu siç i kishte shkrepur, duke paraqitur madje edhe kornizën e zezë të zhvillimit të negativit. "You shoot properly while it's there", duke përforcuar kështu idenë se fotoja duhet shkrepur siç duhet që në momentin e kompozimit të saj në viewfinder. Në këtë mënyrë Henri Cartier-Bresson ndihmoi në kredibilitetin e fotoreportazhit, të pacënuar nga editimi. 

© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933

 

Influenca e dytë në fotografinë e Bresson vjen nga një rrymë më pak racionale siç është Surrealizimi, me të cilën ai ra në kontakt në rini gjatë takimeve me figurat kryesore në “Cafe de la Place Blanche” në Paris. Prej Surrealizimit ai përvetësoi filozofinë e spontanes, shansit dhe intuitës. “"Për mua kamera është një bllok skicash, një instrument i intuitës dhe spontanitetit, mjeshtër i çastit, i cili në terma vizual, pyet dhe vendos njëkohësisht". Për Henri Cartier-Bresson, kamera Leica 35mm ishte instrumenti më i përshtatshëm për të shprehur krijimtarinë e tij artistike. Ndonëse Bresson ishte në kërkim të spontanes, kompozimet e tij nuk janë produkt i serendipitit, por ai e zgjidhte me kujdes skenën dhe priste derisa të gjithë elementet e duhur të shfaqeshin në viewfinder, për të fiksuar në film momentin e deçiziv. 

@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933

@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938

© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938

Fotot e tij ndonëse pasqyrojnë një ngjarje apo moment historik, ato janë entitete të pavarura artistike. Duke kërkuar të bukurën në gjërat e zakonshme, ai lidhi artin me fotojurnalizmin. Fotografitë e tij të para i përkasin periudhës 1932-1935 gjatë udhëtimeve të tij në Itali, Spanjë, Marok, Meksikë, të cilat u paraqitën në disa ekspozita fotografike. Fotografitë e kësaj periudhe konsiderohen si më të mirat e Bresson dhe të historisë së fotografisë moderne të inspiruara nga Surrealizmi.

 

© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.

© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.

Bresson në kinematografi

Gjatë qëndrimit në New York në 1935, Bresson njohu Paul Strand i cili e nxiti të merrej me kinematografi. Midis viteve 1936-1939 ai punoi si asistent i regjizorit francez Jean Renoir në prodhimin e filmit Une Partie de Campagne (A Day in the Country) dhe La Règle du Jeu (The Rules of the Game). Në 1937 Bresson prodhoi filmin e parë dokumentar mbi ndihmën mjekësore në Luftën e Spanjës të titulluar Return to Life. Ndonëse Breson nuk i përkiste asnjë partie politike, orientimi i tij antifashist e çoi të punonte për gazetën e majtë Ce Soir ku njohu fotoreporterë të tjerë me të njëjtat interesa, si Robert Capa dhe David “Chim” Seymour, me të cilët pas Luftës krijoi agjensinëMagnum.  Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore në 1939, Bresson iu bashkua njësisë së ushtrisë për film dhe fotografi. Në 1940 ai u kap nga gjermanët dhe u burgos në kampet e punës së detyruar. Pas dy tentativave të pasuksesshme arratisje, ai arriti të shpëtojë herën e tretë, pas së cilës kohë punoi në ilegalitet. Pas Luftës, Bresson iu kthye kinemtografisë me drejtimin e filmit La Retour, mbi rikthimin e personave të zhvendosur nga lufta. Bresson i rikthehet përsëri kinematografisë në fund të viteve ’60 me Impressions of California (1969) dhe Southern Exposures (1971). Ashtu siç thotë vetë, Bresson iu largua bërjes së filmit pasi nuk e tërhiqte drejtimi i aktorëve dhe mungesa e spontanitetit. Por nga kinematografia mësoi narrativën dhe çastin ekspresiv.  Bressonit i njihet merita se ndikoi në zhvillimin e zhanrit cinema verite

 

© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947

Bresson në Magnum

Pas ekspozitës së Bresson në MOMA New York në 1946 dhe udhëtimit të tij në Amerikë i cili konkludohet me një libër fotografik, Bresson ndërmerr të kryejë me kohë të plotë profesionin e fotoreporterit duke ndjekur këshillën e Robert Capas, i cili kishte kuptuar rëndësinë e këtij profesioni në shoqërinë e pas-Luftës. Së bashku me Robert Capa, David Seymour, George Rodger themeluan në vitin 1947 agjensinë e parë fotografike kooperative Magnum. Organizata i ofronte gazetave dhe revistave të kohës, mbulimin me fotografi të ngjarjeve kryesore nga fotoreporterët me të talentuar, duke ruajtur autorsinë dhe lirinë e tyre të zgjedhjes. Nën kupolën e Magnum Bresson veshi petkun e fotoreporterit dhe fotografoi ngjarjet kryesore në Indi, Kinë, Indonezi, Egjipt. Këto fotografi u botuan në formën e disa librave midis viteve 1952 dhe 1956. Më i njohuri prej tyre është ai i botuar në vitin 1952 me titullin “Images à la sauvette”, i perkthyer ne anglisht “The decisive moment”, i cili i referohet idesë kryesore të Bresson mbi fotografinë- "ai çast kur, me një qartësi të madhe, pamja e subjektit zbulon në thelbin e saj domethënien e ngjarjes, pjesë e së cilës është, organizimi më domethënës i formave"

© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre”  Delhi Indi 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre” Delhi Indi 1948

© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.

© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.

© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949

© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949

© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954

© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954

© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951

© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951

© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954

© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954

 

Midis viteve 1963-1965 Bresson fotografon në Kuba, Meksikë, Indi. Librat e mëvonshëm të tij janë France (1971), The Face of Asia ( 1972), About Russia (1974). Me shpirtin e tij nomad ai u bë dëshmitar i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së dytë botërore, të kalimit të pushteteve. Ai fotografoi njerëzit e thjeshtë me po atë rëndësi që fotografoi njerëzit e famshëm të artit dhe politikës. 

 

© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961

© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961

© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963

© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963

© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963

© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963

© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965

© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965

© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966

© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966

© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965

© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965

© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968

© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968

© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969

© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969

© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.

© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.

Në fillim të viteve ‘70, Bresson shkëputet plotësisht nga fotografia dhe i përkushtohet pikturës. Në vitin 2003, Bresson së bashku me bashkëshorten Martin Franck, fotografe e agjensisë Magnum, dhe vajzen e tyre, themelojnë Fondin Henri Cartier-Bresson. Negativët e Bresson janë në pronësi të Fondacionit dhe të agjensisë Magnum. Ai la një trashigimi prej afro gjysëm millioni negativa, të shkrepur gjatë një periudhe rreth 70 vjeçare.


Magnum Agency 

https://www.magnumphotos.com/photographer/henri-cartier-bresson/

 Fondacioni Henri Cartier-Bresson

https://www.henricartierbresson.org/en/hcb/


 Libra të përzgjedhur nga Henri Cartier-Bresson


Read More
Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space

Gabriele Basilico

Gabriele Basilico është një fotograf italian, i njohur për fotografitë e peisazhit urban. Ai është një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane evropiane dhe ndërkombëtare. I diplomuar si Arkitekt në Universitetin Politeknik të Milanos në 1973, ai ja kushtoi karrierën e tij fotografimit të peisazheve urbane dhe metropoleve që transformohen nga një shoqëri industriale në post-industriale.

 
 

Gabriele Basilico

(Milano 1944-2013)

Gabriele Basilico portret 2012

Gabriele Basilico portret 2012

Gabriele Basilico është një fotograf italian, i njohur për fotografitë e peisazhit urban. Ai është një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane evropiane dhe ndërkombëtare. I diplomuar si Arkitekt në Universitetin Politeknik të Milanos në 1973, ai ja kushtoi karrierën e tij fotografimit të peisazheve urbane dhe metropoleve që transformohen nga një shoqëri industriale në post-industriale.

© GabrieleBasilico, “Milano-Ritratti di Fabbriche” 1978-1980

© GabrieleBasilico, “Milano-Ritratti di Fabbriche” 1978-1980

Dokumentimi i ndryshimeve urbane ishte objektivi kryesor i tij. Në librin autobiografik “Arkitektura, Qytete, Vizione: reflektime mbi fotografinë” ai shprehet “i kisha dhënë vetes një mision, të dëshmoja sesi modifikohet hapësira urbane… Ndonëse qytetet ngjajnë midis tyre, ato ndryshojnë nga ana sociale, historike, gjeografia, klima. Në ditët e sotme, kur qytetet po rriten me një ritëm të pa parë në histori, hapësira urbane paraqitet si një metaforë e  shoqërisë ku jetojmë, e cila meriton të vëzhgohet me shumë kujdes”.

© Gabriele Basilico, Milano 1973

© Gabriele Basilico, Milano 1973

Mbi temën e transformimit, formës dhe identitetit të qyteteve, Gabriele Basilico përgjatë karrierës së tij 40 vjeçare, ka botuar mbi 100 libra fotografik. Qytetet kryesore që ka dokumentuar në mënyrë sistematike janë Milano, Roma, Bari, Barcelona, Berlin, Madrid, Lisbona, Napoli, Hamburg, Beirut, Genova, Stamboll, Moskë, Paris, Shangai, San Francisko, Rio de Janero, etj. Projekti i tij i parë është “Milano-Portrete Fabrikash” në vitin 1978-1980, i cili prezantohet në vitin 1983 në PAC Milano (Pavjoni i Artit Kontemporan). Projekti i parë ndërkombëtar vjen në vitin 1984 kur së bashku me fotografë të tjerë angazhohet nga qeveria franceze në Misionin DATAR për të dokumentuar transformimin e peisazhit kontemporan. Prej këndej botohet libri “Bord de Mer”.  Tema e porteve dhe e detit e shoqëron më tej, si në fotografimin e qytetit të Genovas që konkludohet në librin “Porti di Mare”(1990).  

© Gabriele Basilico, Dunkeque France, 1984

© Gabriele Basilico, Dunkeque France, 1984

© Gabriele Basilico, “Bord de Mer” 1984

© Gabriele Basilico, “Bord de Mer” 1984

© Gabriele Basilico, LeTouquet France, 1984

© Gabriele Basilico, LeTouquet France, 1984

© Gabriele Basilico, Dunkerque, 1984

© Gabriele Basilico, Dunkerque, 1984

© Gabriele Basilico, Genova 1985.

© Gabriele Basilico, Genova 1985.

© Gabriele Basilico, Hamburg 1988

© Gabriele Basilico, Hamburg 1988

Në 1991 merr pjesë në projektin që i jep famë ndërkombëtare, fotografimin e Beirutit të shkatërruar nga lufta civile 15 vjeçare, së bashku me fotografë të tjerë si Rene Burri, Robert Frank, Jodeph Koudelka, Raymond Depardon dhe Fouad Elkoury. Në vitin 1996 merr pjesë në Bienalen e Venecias me ekspozitën Seksione të Peisazhit Italian /Cross Sections of a Country, ku merr çmimin Osella d’Oro për Fotografinë e Arkitekturës Kontemporane. Në 1999 boton librin “Interrupted City”dhe “Cityscapes” me mbi 300 fotografi urbane të kryera që nga fillimi i viteve ‘80. Në vitin 2000 fotografon zonën metropolitane të Berlinit, që konkludohet me librin “Berlin”, i cili  fiton çmimin libri fotografik më i mirë i vitit 2003. Në vitin 2007, i ftuar nga SFMoma (San Francisco Museum of Modern Art) zhvillon një projekt fotografik në zonën metropolitane të Sillicon Valley, që publikohet në librin “Gabriele Basilico-Sillicon Valley”. Një tjetër projekt i këtij viti është “Moska Vertikale”, e fotografuar nga kullat e periudhës staliniste. Në vitet në vazhdim 2010-2012 puna e tij do të shtrihet në metropole të tjera botërore; Stamboll, Shangai, Rio de Janero. Projekti i fundit është në Milano, për dokumentimin e ndërtimit të projektit Porta Nuova.

© Gabriele Basilico, Beirut 1991

© Gabriele Basilico, Beirut 1991

© Gabriele Basilico, Beirut 1991

© Gabriele Basilico, Beirut 1991

© Gabriele Basilico, Madrid 1993

© Gabriele Basilico, Madrid 1993

© Gabriele Basilico, Bilbao 1993

© Gabriele Basilico, Bilbao 1993

© Gabriele Basilico, Porto 1995

© Gabriele Basilico, Porto 1995

Gabriele Basilico dallohet për stilin e tij monumental dhe të heshtur, mungesën e njeriut në imazh, kontrastin bardhë e zi, që përforcojnë madhështinë e arkitekturës dhe i japin vendit karakter metafizik. Atij i interesojnë stratifikimet historike dhe sociale, pauzat urbane. Në shënimet autobiografike shkruan “E shikoj qytetin si një trup të madh që jeton, një trup në rritje, në transformim, dhe më intereson të kap shenjat, të vëzhgoj formën, ashtu si një mjek që analizon ndryshimet e trupit të njeriut për të studiuar natyrën e tyre”. 

© Gabriele Basilico, Milano 1995

© Gabriele Basilico, Milano 1995

© Gabriele Basilico, Milano 1996

© Gabriele Basilico, Milano 1996

© Gabriele Basilico, Milano 1995

© Gabriele Basilico, Milano 1995

Fotografia e Gabriele Basilicos është dokumentuese në karakter, por larg reklamës dhe propagandës. Ajo nuk mundohet të kap ‘momentin deçiziv’ si tek Bresson, por është medituese dhe analitike si fotografia e Atget, Evans, dhe Beckers. Ashtu siç thotë Francesco Bonami “Basilico nuk glorifikon arkitekturën dhe vlerën simbolike të saj, por krijon një diskurs për vlerën estetike të arkitekturës dhe tensionin që ajo ka me funksionin social”. Gjatë jetës së tij, Basilico e ka shpjeguar fotografinë e tij në shumë shkrime, biseda dhe libra. Por paragrafi që sintetizon më shumë mendimin e tij mbi fotografinë është: “Të fotografosh qytetin nuk do të thotë të zgjedhësh arkitekturën më të mirë dhe ta izolosh nga konteksti në mënyrë që të vlerësosh dimensionin e saj estetik, por për mua do të thotë të bësh pikërisht të kundërtën. Dmth të vendosësh në të njëjtin plan arkitekturën e lartë me atë ordinere, të krijosh një vend ku këto të dyja bashkëjetojnë, sepse qyteti i vërtetë, qyteti që dua të tregoj, përmban këtë miksim të ekselentes me mediokren, të qendrës me periferinë, një vizion të urbanes që dikur do ta kishim quajtur demokratike”   

 

© Gabriele Basilico, Paris France, 1997

© Gabriele Basilico, Paris France, 1997

© Gabriele Basilico, Valencia 1999

© Gabriele Basilico, Valencia 1999

© Gabriele Basilico, Milano 2011

© Gabriele Basilico, Milano 2011

© Gabriele Basilico, Rome 2007

© Gabriele Basilico, Rome 2007

© Gabriele Basilico, Roma 2007

© Gabriele Basilico, Roma 2007

© Gabriele Basilico, San Francisco, 2007

© Gabriele Basilico, San Francisco, 2007

© Gabriele Basilico, Shanghai 2010

© Gabriele Basilico, Shanghai 2010

© Gabriele Basilico, Stamboll 2010

© Gabriele Basilico, Stamboll 2010

© Gabriele Basilico, Rio De Janiero, 2011

© Gabriele Basilico, Rio De Janiero, 2011

© Gabriele Basilico, Milano, Porta Nuova, 2012

© Gabriele Basilico, Milano, Porta Nuova, 2012

© Gabriele Basilico Selfportrait

© Gabriele Basilico Selfportrait

Linku i arkivit të Gabriele Basilicos

http://www.archiviogabrielebasilico.it


Libra të përzgjedhur të Gabriele Basilico

 
Read More