Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space Mjeshtrit e Fotografise, Fotografet Tatì Space

Henri Cartier-Bresson

Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”.

 
 

Henri Cartier-Bresson

(Francë 1908-2003)

Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957

Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957

Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”. Në ditët e sotme ku jemi të rrethuar nga një oqean imazhesh fotografike, shkrepim dhe shkarkojmë në mënyrë dixhitale me mijëra fotografi në rrjetet sociale, trashëgimia e Henri Cartier-Bresson jo vetëm nuk është vjetëruar, por përkundrazi ajo na mëson mjaft gjëra mbi teknikën dhe etikën e fotografisë. Henri Cartier-Bresson konsiderohej një artist i përgjegjshëm për profesionin dhe shoqërinë ku jetonte.

 

Ai është artisti avant-garde, i riu rebel, gjuetari i kafshëve të egra në Afrikë, ish i burgosur i  luftës në kampet naziste, fotoreporteri i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së Dytë Botërore, bashkëthemelues i agjensisë fotografike Magnum, një figurë e cila revolucionarizoi imazhin fotografik. E megjithatë ai qëndroi deri në fund një figurë mjaft e thjeshtë, që preferonte të mos shfaqej dhe të mos jepte intervista. Ai ishte personi që qëndronte në heshtje në pritje të momentit perfekt për të fotografuar, i cili zgjidhte me kujdes shkrepjen, dhe që preferonte të njihte në avancë ngjarjet dhe njerëzit që do të fotografonte. Në trazirat studentore të vitit 1968 në Paris, me gjithë ngjarjet e vrullshme, dëshmitarët tregojnë se Bresson shkrepi me një ritëm 4 foto në orë. Siç thotë ai vetë: ‘Mua nuk më intereson fotografia, por më interesojnë njerëzit’. Për afro gjysmë shekulli ai fotografoi ngjarjet kryesore të shekullit 20-të si Luftën e Spanjës, fundin e Luftës së Dytë Botërore, Gandin pak minuta para se të vritej në 1948, ditët e para të regjimit komunist në Kinë në 1949, Indonezinë e sapodalë nga kolonializmi. Ai ishte fotografi i parë perëndimor i cili u lejua të fotografonte në Bashkimin Sovietik gjatë Luftës së Ftohtë. Merita e Breson është se krijoi imazhe të bukura dhe poetike, që portretizojnë rëndësinë e vendit dhe të kohës. Ashtu siç shprehet: “Qëllimi im ishte të shprehja esencën e një fenomeni në një imazh të vetëm”, që shpreh idenë e tij mbi “momentit deçiziv” që e shoqëroi gjithë jetën. 

© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932

© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932

© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933

 

Fillimet në Fotografi

Henri Cartier-Bresson e filloi fotografinë në 1931, atëherë kur bleu kameran e sapodalë Leica me film 35 mm, të cilës nuk iu nda për afro gjysëm shekulli. Ai i përket brezit të fotografëve të parë evropianë të cilët eksploruan në maksimum potencialin krijues të kameras së vogël të dorës. Për Bresson – “Fotografia për mua është një skicë e shpejtë, dhe sekreti është të harrosh që mban një kamera”. Dëshira e tij fillestare ishte të bëhej piktor, (pasi kishte refuzuar kërkesën e familjes për të vazhduar traditën e biznesit familjar të tekstileve). Influencat kryesore në formimin e tij vizual, të cilat u shprehën në fotografinë e tij të mëvonshme, ishin gjeometria formale e pikturës së Rilindjes dhe serendipiti i Surrealizimit, së bashku me një shpirt të fortë aventure. I influencuar nga shkolla e piktorit kubist Lohte, Henri zhvilloi një interes për pikturën klasike me proporcione rigoroze matematikore. Më vonë ai do të thoshte se cdo gjë që dinte për fotografinë, e kishte mësuar nga Lohte. Për Bressonin, kërkimi i rregullit gjeometrik në kompozimin në viewfinder, ishte një ndër kriteret kryesore që ai zgjidhte gjatë proçesit fotografik. Ai asnjëherë nuk i priste fotot por insistonte që ato të shfaqeshin ashtu siç i kishte shkrepur, duke paraqitur madje edhe kornizën e zezë të zhvillimit të negativit. "You shoot properly while it's there", duke përforcuar kështu idenë se fotoja duhet shkrepur siç duhet që në momentin e kompozimit të saj në viewfinder. Në këtë mënyrë Henri Cartier-Bresson ndihmoi në kredibilitetin e fotoreportazhit, të pacënuar nga editimi. 

© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933

 

Influenca e dytë në fotografinë e Bresson vjen nga një rrymë më pak racionale siç është Surrealizimi, me të cilën ai ra në kontakt në rini gjatë takimeve me figurat kryesore në “Cafe de la Place Blanche” në Paris. Prej Surrealizimit ai përvetësoi filozofinë e spontanes, shansit dhe intuitës. “"Për mua kamera është një bllok skicash, një instrument i intuitës dhe spontanitetit, mjeshtër i çastit, i cili në terma vizual, pyet dhe vendos njëkohësisht". Për Henri Cartier-Bresson, kamera Leica 35mm ishte instrumenti më i përshtatshëm për të shprehur krijimtarinë e tij artistike. Ndonëse Bresson ishte në kërkim të spontanes, kompozimet e tij nuk janë produkt i serendipitit, por ai e zgjidhte me kujdes skenën dhe priste derisa të gjithë elementet e duhur të shfaqeshin në viewfinder, për të fiksuar në film momentin e deçiziv. 

@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933

@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933

© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938

© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938

Fotot e tij ndonëse pasqyrojnë një ngjarje apo moment historik, ato janë entitete të pavarura artistike. Duke kërkuar të bukurën në gjërat e zakonshme, ai lidhi artin me fotojurnalizmin. Fotografitë e tij të para i përkasin periudhës 1932-1935 gjatë udhëtimeve të tij në Itali, Spanjë, Marok, Meksikë, të cilat u paraqitën në disa ekspozita fotografike. Fotografitë e kësaj periudhe konsiderohen si më të mirat e Bresson dhe të historisë së fotografisë moderne të inspiruara nga Surrealizmi.

 

© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.

© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.

Bresson në kinematografi

Gjatë qëndrimit në New York në 1935, Bresson njohu Paul Strand i cili e nxiti të merrej me kinematografi. Midis viteve 1936-1939 ai punoi si asistent i regjizorit francez Jean Renoir në prodhimin e filmit Une Partie de Campagne (A Day in the Country) dhe La Règle du Jeu (The Rules of the Game). Në 1937 Bresson prodhoi filmin e parë dokumentar mbi ndihmën mjekësore në Luftën e Spanjës të titulluar Return to Life. Ndonëse Breson nuk i përkiste asnjë partie politike, orientimi i tij antifashist e çoi të punonte për gazetën e majtë Ce Soir ku njohu fotoreporterë të tjerë me të njëjtat interesa, si Robert Capa dhe David “Chim” Seymour, me të cilët pas Luftës krijoi agjensinëMagnum.  Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore në 1939, Bresson iu bashkua njësisë së ushtrisë për film dhe fotografi. Në 1940 ai u kap nga gjermanët dhe u burgos në kampet e punës së detyruar. Pas dy tentativave të pasuksesshme arratisje, ai arriti të shpëtojë herën e tretë, pas së cilës kohë punoi në ilegalitet. Pas Luftës, Bresson iu kthye kinemtografisë me drejtimin e filmit La Retour, mbi rikthimin e personave të zhvendosur nga lufta. Bresson i rikthehet përsëri kinematografisë në fund të viteve ’60 me Impressions of California (1969) dhe Southern Exposures (1971). Ashtu siç thotë vetë, Bresson iu largua bërjes së filmit pasi nuk e tërhiqte drejtimi i aktorëve dhe mungesa e spontanitetit. Por nga kinematografia mësoi narrativën dhe çastin ekspresiv.  Bressonit i njihet merita se ndikoi në zhvillimin e zhanrit cinema verite

 

© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947

Bresson në Magnum

Pas ekspozitës së Bresson në MOMA New York në 1946 dhe udhëtimit të tij në Amerikë i cili konkludohet me një libër fotografik, Bresson ndërmerr të kryejë me kohë të plotë profesionin e fotoreporterit duke ndjekur këshillën e Robert Capas, i cili kishte kuptuar rëndësinë e këtij profesioni në shoqërinë e pas-Luftës. Së bashku me Robert Capa, David Seymour, George Rodger themeluan në vitin 1947 agjensinë e parë fotografike kooperative Magnum. Organizata i ofronte gazetave dhe revistave të kohës, mbulimin me fotografi të ngjarjeve kryesore nga fotoreporterët me të talentuar, duke ruajtur autorsinë dhe lirinë e tyre të zgjedhjes. Nën kupolën e Magnum Bresson veshi petkun e fotoreporterit dhe fotografoi ngjarjet kryesore në Indi, Kinë, Indonezi, Egjipt. Këto fotografi u botuan në formën e disa librave midis viteve 1952 dhe 1956. Më i njohuri prej tyre është ai i botuar në vitin 1952 me titullin “Images à la sauvette”, i perkthyer ne anglisht “The decisive moment”, i cili i referohet idesë kryesore të Bresson mbi fotografinë- "ai çast kur, me një qartësi të madhe, pamja e subjektit zbulon në thelbin e saj domethënien e ngjarjes, pjesë e së cilës është, organizimi më domethënës i formave"

© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947

© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre”  Delhi Indi 1948

© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre” Delhi Indi 1948

© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.

© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.

© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949

© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949

© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954

© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954

© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951

© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951

© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954

© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954

 

Midis viteve 1963-1965 Bresson fotografon në Kuba, Meksikë, Indi. Librat e mëvonshëm të tij janë France (1971), The Face of Asia ( 1972), About Russia (1974). Me shpirtin e tij nomad ai u bë dëshmitar i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së dytë botërore, të kalimit të pushteteve. Ai fotografoi njerëzit e thjeshtë me po atë rëndësi që fotografoi njerëzit e famshëm të artit dhe politikës. 

 

© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961

© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961

© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963

© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963

© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963

© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963

© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965

© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965

© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966

© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966

© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965

© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965

© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968

© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968

© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969

© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969

© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.

© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.

Në fillim të viteve ‘70, Bresson shkëputet plotësisht nga fotografia dhe i përkushtohet pikturës. Në vitin 2003, Bresson së bashku me bashkëshorten Martin Franck, fotografe e agjensisë Magnum, dhe vajzen e tyre, themelojnë Fondin Henri Cartier-Bresson. Negativët e Bresson janë në pronësi të Fondacionit dhe të agjensisë Magnum. Ai la një trashigimi prej afro gjysëm millioni negativa, të shkrepur gjatë një periudhe rreth 70 vjeçare.


Magnum Agency 

https://www.magnumphotos.com/photographer/henri-cartier-bresson/

 Fondacioni Henri Cartier-Bresson

https://www.henricartierbresson.org/en/hcb/


 Libra të përzgjedhur nga Henri Cartier-Bresson


Read More
Fotografet, Mjeshtrit e Fotografise Tatì Space Fotografet, Mjeshtrit e Fotografise Tatì Space

Walker Evans

Walker Evans është fotografi amerikan që ka influencuar më shumë se kushdo tjetër fotografinë moderne dokumentuese të shekullit të 20-të. Me natyrën e tij antikonformiste, ai refuzoi pikëpamjen piktorialiste të fotografisë artistike mbizotëruese të kohës, dhe ndërtoi një koncept të ri artistik bazuar në përshkrimin e fakteve të zakonshme në mënyrë poetike dhe të detajuar. Subjektet e tij fotografike ishin ndërtesat, skenat e rrugës, reklamat, vitrinat e dyqanëve, kalimtarët, kultura e automobilit, dhe kryesorja përshkrimi i jetës së amerikanëve gjatë Periudhës së Depresionit, që përbëjnë memorien kolektive të Amerikës.

 
 

Walker Evans

(ShBA 1903-1975)

Walker Evans, selfportrait 1930

Walker Evans, selfportrait 1930

Walker Evans është fotografi amerikan që ka influencuar më shumë se kushdo tjetër fotografinë moderne dokumentuese të shekullit të 20-të. Me natyrën e tij antikonformiste, ai refuzoi pikëpamjen piktorialiste të fotografisë artistike mbizotëruese të kohës, të mbështetur nga proponenti kryesor Alfred Stieglitz, dhe ndërtoi një koncept të ri artistik bazuar në përshkrimin e fakteve të zakonshme në mënyrë poetike dhe të detajuar. Fotografia e tij krahasohet me prozën e Hemingway, në të cilën vendosja e fjalëve është aq e kontrolluar dhe preçize, sa një lëvizje e vogël e tyre, e nxjerr tregimin jashtë kontekstit. Evans është cilësuar si fotografi me ndjeshmërinë e poetit dhe saktësinë e kirurgut… Duke ndjekur në mënyrë koherente dhe të pavarur këtë strategji artistike, ai ndërtoi një seri të gjerë fotografike që përshkruan vendet e zakonshme vernakulare, që përbëjnë memorien kolektive të Amerikës së viteve 30-50. Subjektet e tij fotografike ishin ndërtesat, skenat e rrugës, reklamat, vitrinat e dyqanëve, kalimtarët, kultura e automobilit, dhe kryesorja përshkrimi i jetës së amerikanëve të varfër gjatë Periudhës së Depresionit. Evans është fotografi i parë të cilit iu kushtua një ekspozitë fotografike personale në Muzeun e Artit Modern New York në vitin 1938. Ai ishte një figurë e pavarur dhe autoritare në fotografi. Për 2 dekada ai punoi si editor dhe shkrimtar për revistat Time dhe Fortune, ku hartonte layout-in dhe shkrimin shoqërues të fotografive të tij. Në vitet e fundit të karrierës ai dha mësime fotografie në Universitetin e Yales. Fotografia e tij influencoi një brez të tërë fotografësh, si Robert Frank, Lee Friedlander, Garry Winogrand, Diane Arbus, Bechers, dhe gjini të tjera përveç fotografisë, si: kinematografinë, teatrin dhe letërsinë. 

 

© Walker Evans, Truck and Sign New York, 1930

© Walker Evans, Truck and Sign New York, 1930

Vitet e para 

Walker Evans filloi të fotografojë në moshën 25 vjeçare, me aparatin fotografik të dorës Kodak, gjatë kohës së qëndrimit në Paris, ku studionte letërsi franceze në universitetin e Sorbonës. Evans aspironte të bëhej shkrimtar, por me kthimin e tij në New York në 1928, ai këmbeu ëndrren e shkrimtarit me profesionin e fotografit. Fotografitë e para janë skena të jetës amerikane dhe mjediseve urbane: rruget e New Yorkut, ndërtesat Viktoriane, ura e Brooklyn-it, kompozime abstrakte të arkitekturës së re që po lindte, reklamat e rrugës dhe vitrinat e dyqanëve. Një nder motivet që përsëritet vazhdimisht në fotografitë e Evans janë shkronjat dhe shenjat në sinjalistikën dhe reklamat e rrugës. Ai dokumentoi qytetin me syrin e një historiani dhe antropologu, duke veçuar atë çfarë ishte autentike amerikane. Influencat kryesore ne fotografinë  e tij ishin: Eugene Atget dhe August Sander; ndërsa shkrimtari i preferuar: Gustave Flaubert, nga i cili pervëtësoi thënien: “Artisti duhet të jetë si Zoti në Krijim, ai duhet të ndihet kudo, por të mos duket”.

© Walker Evans, Brooklyn Bridge New York, 1929

© Walker Evans, Brooklyn Bridge New York, 1929

© Walker Evans, U.S. Rubber Sign, New-York, 1928-1929

© Walker Evans, U.S. Rubber Sign, New-York, 1928-1929

© Walker Evans, Movie Poster, New York, 1930

© Walker Evans, Movie Poster, New York, 1930

© Walker Evans, Parked Car, Small Town Main Street, 1932

© Walker Evans, Parked Car, Small Town Main Street, 1932

© Walker Evans, Street Scene with Telephone Pole and Lines, Provincetown Massachusetts, 1931

© Walker Evans, Street Scene with Telephone Pole and Lines, Provincetown Massachusetts, 1931

© Walker Evans, Chrysler Building, 1930

© Walker Evans, Chrysler Building, 1930

© Walker Evans, Construction Shack, New York, 1929

© Walker Evans, Construction Shack, New York, 1929

 

Havana

Në fillim të viteve ’30, Evans dërgohet në Kuba për të fotografuar mbi gjëndjen e punëtorëve gjatë diktaturës së Gerardo Machado. Këtu ai fotografoi lagjet e varfëra, policët, lypësit e rrugës, punëtoret e portit, duke zhvilluar anën humane të fotografisë së tij. Fotografitë u botuan në vitin 1933 në librin “Krimet e Kubes”. Gjatë qendrimit këtu, Evans u shoqërua me Ernest Hemingway, të cilit i la 46 printime fotografike nga frika e konfiskimit të tyre nga autoritetet kubane. Këto printime u gjendën në Havana në vitin 2002, ku u paraqitën në një ekspozitë fotografike.

© Walker Evans, Cinema Havana, 1933

© Walker Evans, Cinema Havana, 1933

© Walker Evans, Havana Dock Worker, 1932-1933

© Walker Evans, Havana Dock Worker, 1932-1933

© Walker Evans, Squatters Village Cuba, 1933

© Walker Evans, Squatters Village Cuba, 1933

 

Vitet e Depresionit të Madh

Gjatë viteve 1935-1937 Evans punoi në programin qeveritar New Dealt Ressetlement (më vonë të quajtur Farm Security), për të dokumentuar gjëndjen e fermerëve të jugut gjatë periudhës së Depresionit të Madh. Në këtë projekt ai zhvilloi stilin e tij artistik për të dokumetuar faktet në mënyrë të detajuar, preçize dhe neutrale, duke përdorur kamera me format të madh 8x10 inch. Një përmbledhje e punëve të tij u shfaq në Muzeun e Artit Modern në vitin 1938 të titulluar “American Photographs”, e cila është ekspozita e parë personale që MOMA i ka dedikuar një fotografi. Libri me të njëjtin titull me 100 fotografi të Evans të shoqëruar me esen kritike nga Lincoln Kirstein, mbetet sot një ndër librat më me influencë në historinë e fotografisë moderne. 

© Walker Evans, Roadside Store between Tuscaloasa and Greensboro, Alabama-1935

© Walker Evans, Roadside Store between Tuscaloasa and Greensboro, Alabama-1935

© Walker Evans, Easton Pennsylvania, 1935

© Walker Evans, Easton Pennsylvania, 1935

© Walker Evans, Breakfast Room at Belle Grove Plantation White-Chapel, Louisiana, 1935

© Walker Evans, Breakfast Room at Belle Grove Plantation White-Chapel, Louisiana, 1935

© Walker Evans, Houses and Billboards Atlanta, 1936

© Walker Evans, Houses and Billboards Atlanta, 1936

© Walker Evans, View of Easton Pennsylvania, 1936

© Walker Evans, View of Easton Pennsylvania, 1936

© Walker Evans, Graveyard and Steel Mill Bethlehem, Pennsylvania, 1935

© Walker Evans, Graveyard and Steel Mill Bethlehem, Pennsylvania, 1935

© Walker Evans, Birmingham Steel Mill and Workers Houses, 1936

© Walker Evans, Birmingham Steel Mill and Workers Houses, 1936

 

Let Us Now Praise Famous Men

Gjatë vitit 1936, Evans ndërmorri një udhëtim në Jug, së bashku me shkrimtarin dhe mikun e tij James Agee, për të dokumentuar jetën e vështirë të tre familjeve fermerë të prekura nga kriza ekonomike. Projekti, i cili u refuzua për botim nga revista Fortune, u publikua në vitin 1941 në formën e një libri me fotografi të Evans dhe tekst nga Agee, të titulluar “Let Us Now Praise Famous Men”. Fotografitë e këtij projekti mbeten imazhe ikone të Amerikës të prekur nga Depresioni i Madh.

 

© Walker Evans, Coal Miner's House West-Virginia, 1936

© Walker Evans, Coal Miner's House West-Virginia, 1936

© Walker Evans, Farmers Kitchen Hale-County Alabama, 1936

© Walker Evans, Farmers Kitchen Hale-County Alabama, 1936

© Walker Evans, Sharecropper Hale-County Alabama, 1936

© Walker Evans, Sharecropper Hale-County Alabama, 1936

© Walker Evans, Church Organ and Pews, Alabama, 1936

© Walker Evans, Church Organ and Pews, Alabama, 1936

© Walker Evans, Negro Church South Carolina, 1936

© Walker Evans, Negro Church South Carolina, 1936

© Walker Evans, Barber Shop Vicksburg Mississippi, 1936

© Walker Evans, Barber Shop Vicksburg Mississippi, 1936

© Walker Evans, Country Store and Gas Station, Alabama, 1936

© Walker Evans, Country Store and Gas Station, Alabama, 1936

© Walker Evans, Roadside View Alabama Coal Area Company Town, 1936

© Walker Evans, Roadside View Alabama Coal Area Company Town, 1936

© Walker Evans, Roadside Stand near Birmingham, Alabama, 1936

© Walker Evans, Roadside Stand near Birmingham, Alabama, 1936

© Walker Evans, Window Display Bethlehem Pennsylvania, 1935

© Walker Evans, Window Display Bethlehem Pennsylvania, 1935

© Walker Evans, Penny Picture Display, Savannah 1936

© Walker Evans, Penny Picture Display, Savannah 1936

Portrete kalimtarësh

Nga viti 1938-1941, Walker Evans fotografoi banoret e New Yorkut në metro, të kapur pa mendje nga aparati i tij Contax 35mm, i fsheshur nën pallto. Seria fotografike botohet shume vite më vonë (1966), nën titullin “Many are called”. Ashtu siç shprehet ai, donte ti fotografonte njerëzit “when the guard is down and the mask is off”. Motivi i kalimtarëve rastësore, të kapur pa mendje, është një motiv i përsëritur në punën e Evans. Gjatë kohes që punonte për Fortune në 1946, ai fotografoi me Rolleiflex një seri portretesh punëtorësh në rruget e Çikagos, të cilat botohen në 2 faqe revistë nën titullin “Labour Anonymous”.

© Walker Evans, Subway Portrait, 1938-1941

© Walker Evans, Subway Portrait, 1938-1941

© Walker Evans, Subway Portrait, 1938-1941

© Walker Evans, Subway Portrait, 1938-1941

© Walker Evans, Labor Anonymous, Fortune November 1946, pp152-153

© Walker Evans, Labor Anonymous, Fortune November 1946, pp152-153

 

Vitet në Revistën Time dhe Fortune

Evans punoi për revistatTime (1943-1945), dhe më pas për Fortune (1945-1965) si foto editor duke prodhuar mbi 400 foto dhe 46 artikuj. Evans kishte kontroll të plotë mbi botimin e fotografive të tij, ai zgjidhte vetë subjektet, shkrimin shoqërues dhe layout-in e revistes. Pasi kishte fotografuar Amerikën në vitet e saj më të veshtira, tani Evans fotografon lulëzimin e saj si supefuqi botërore, kulturën e konsumizmit dhe perhapjen e automobilit.

© Walker Evans, Burlesque Theater, Chicago 1946

© Walker Evans, Burlesque Theater, Chicago 1946

© Walker Evans,  Views of Pedestrians Uniontown, Maryland, 1946

© Walker Evans, Views of Pedestrians Uniontown, Maryland, 1946

© Walker Evans, Pedestrians Uniontown Maryland, 1946

© Walker Evans, Pedestrians Uniontown Maryland, 1946

© Walker Evans, Shoppers Randolph Street, Chicago 1946

© Walker Evans, Shoppers Randolph Street, Chicago 1946

© Walker Evans, Untitled Chicago, 1946

© Walker Evans, Untitled Chicago, 1946

© Walker Evans, Lamp on Table, Evans Apartment New-York, 1946

© Walker Evans, Lamp on Table, Evans Apartment New-York, 1946

© Walker Evans, Details of Clapboard House, 1960

© Walker Evans, Details of Clapboard House, 1960

 

Vitet e Fundit

Ne vitin 1965, Evans filloi të japë mësime fotografie në shkollën e artit dhe dizajnit të Universitetit të Yales-it. Gjatë viteve ’70 ai eksperimentoi me fotografinë me ngjyra, dhe kameran Polaroid SX-70, me një sasi të pakufizuar filmash nga Kodak. Këto fotografi janë studime interesante forme dhe ngjyrash mbi motivin e përhershëm tek Evans: arkitekturën, portretet dhe shenjat. 

© Walker Evans, New-York Streets, 1957-1959

© Walker Evans, New-York Streets, 1957-1959

© Walker Evans, New-York Streets, 1957-1959

© Walker Evans, New-York Streets, 1957-1959

© Walker Evans, Telephone Pole and Red Barn, 1974

© Walker Evans, Telephone Pole and Red Barn, 1974



Libra të përzgjedhur të Walker Evans


Përgatiti për TatìSpace, A.M.

Read More
Fotografet, Mjeshtrit e Fotografise Tatì Space Fotografet, Mjeshtrit e Fotografise Tatì Space

W. Eugene Smith

W. Eugene Smith është një fotograf amerikan, i cili njihet si babai i foto esesë në editorialin amerikan të viteve ‘40-’50. Ai krijoi modelin dhe standartet e ndjekura për një kohë të gjatë. Eugene Smith punoi për disa revista të kohës si: Newsweek, Life, dhe për agjensinë Magnum si freelancer.

 
 

W. Eugene Smith

(Sh.B.A 1918-1978)

Portret i W. Eugene Smith. Fotografi © Fran Erzen

Portret i W. Eugene Smith. Fotografi © Fran Erzen

W. Eugene Smith është një fotograf amerikan, i cili njihet si babai i foto esesë në editorialin amerikan të viteve ‘40-’50. Ai krijoi modelin dhe standartet e ndjekura për një kohë të gjatë. Eugene Smith punoi për disa revista të kohës si: Newsweek, Life, dhe për agjensinë Magnum si freelancer.  Foto esetë e tij më të famshme janë (sipas rendit kronologjik): Lufta e Dytë Botërore (1943), Doktori i Provincës (1948), Infermierja Mami (1951),  Fshati Spanjoll (1951), Misionari Schwitzer (1954), Pittsburg (1955), Jazz Loft (1965), Minamata (1971).

Gjatë karrierës së tij në fotografi, Eugene Smith dallohet për humanizmin, nevojën për të njohur subjektet mire, kërkesën ndaj vetes për të arritur perfeksionin dhe anti-konformizmin ndaj diktatit dhe kufinjve të vendosur nga masmedia. Më shumë sesa një foto reporter, ai është regjizor për historitë që tregon dhe një poet i fotografisë nëpërmjet përdorimit të dritës dhe chiaro-scurove.

US Marine WW2. Foto © W. Eugene Smith

US Marine WW2. Foto © W. Eugene Smith

Spital, Philippine Cathedral (Island Leyte). Foto © W. Eugene Smith

Spital, Philippine Cathedral (Island Leyte). Foto © W. Eugene Smith

“The walk to Paradise garden” 1946, Foto © W. Eugene Smith

“The walk to Paradise garden” 1946, Foto © W. Eugene Smith

“Doktori i Provinces, Ernest Ceriani”, 1948, Foto © W. Eugene Smith

“Doktori i Provinces, Ernest Ceriani”, 1948, Foto © W. Eugene Smith

Foto esetë e tij më të rëndësishme që trajtojnë temën e urbanizimit dhe pasojave që krijohen nga industrializimi i pakontrolluar janë; Pittsburg (1955) dhe Minamatas (1971).

 

Eugene Smith nisi fotografimin e Pitsburgut në vitin 1955, kur botuesi dhe shkrimtari Stefan Lorant i kërkoi një cikël fotografik për të ilustruar një libër mbi 100 vjetorin e qytetit.  Smith e pa porosinë si një projekt personal. Ai jo vetëm shtriu kohëzgjatjen e projektit nga tre muaj në tre vite, por zgjeroi tematikën duke fotografuar jo vetëm modernitetin e qytetit dhe industrinë kryesore të çelikut por edhe tema të tjera që nuk i përkisnin reklamës qeveritare, si kushtet e punëtorëve, lagjet e varfra, emigrantët, jeta e zezakëve, duke i paraprirë trazirave të viteve ‘60. Në këtë projekt Smith ndërtoi një cikël të pasur fotografik të përbërë nga 17 mijë imazhe fotografike dhe inçizime audio, një pjesë e vogël e të cilave janë publikuar.  

Interier Mellon National Bank. Foto © W. Eugene Smith

Interier Mellon National Bank. Foto © W. Eugene Smith

Greva e Sindikates se Punetoreve. Foto © W. Eugene Smith

Greva e Sindikates se Punetoreve. Foto © W. Eugene Smith

City Council Chamber, Pittsburg,  © Photography  W. Eugene Smith

City Council Chamber, Pittsburg, © Photography W. Eugene Smith

Femije duke luajtur ne Rrugen ‘Colwell and Pride’, Hill District. Foto © W. Eugene Smith

Femije duke luajtur ne Rrugen ‘Colwell and Pride’, Hill District. Foto © W. Eugene Smith

Pittsburg, 1955, Foto © W. Eugene Smith

Pittsburg, 1955, Foto © W. Eugene Smith

Sixth Street Bridge, Allegheny River. Foto © W. Eugene Smith

Sixth Street Bridge, Allegheny River. Foto © W. Eugene Smith

Punetor çeliku. Foto © W. Eugene Smith

Punetor çeliku. Foto © W. Eugene Smith

Hekurudha, Lumi Monongahela. Foto © W. Eugene Smith

Hekurudha, Lumi Monongahela. Foto © W. Eugene Smith

Pittsburg, 1955 Foto © W. Eugene Smith

Pittsburg, 1955 Foto © W. Eugene Smith

Pittsburg 1955 Foto © W. Eugene Smith

Pittsburg 1955 Foto © W. Eugene Smith


Në serinë Minamata (1971-1973), Eugene Smith fotografon banorët e zonës Minamata, një qytet bregdetar në Japoni i prekur nga nje sëmundje e rëndë e shkaktuar nga mërkuri i derdhur në ujërat e zonës prej mbetjeve industriale të fabrikës Chisso (gjigandi kimik i industrisë së vendit). Në vitin 1972, Smith u sulmua nga Kompania Chisso për të ndërprerë publikimin e projektit mbi sëmundjen Minamata. Ky sulm i shkaktoi atij plagë të rënda dhe humbjen e shikimit. Foto eseja u publikua në vitin 1975, dhe fotoja e tij kryesore ishte ‘Tomoko Uemura në Vaskë’, e shkrepur në 1971, ku tregohet një mama duke larë në një vaskë tradicionale japoneze vajzën e saj të deformuar nga sëmundja. Fotoja tërhoqi vëmendjen e publikut ndaj sëmundjes Minamata dhe pasojave të helmimit të mjedisit. Fotografitë e Smith ishin prova kryesore në gjyq kundër kompanisë Chisso, dhe ky qe rasti i parë në Japoni ku një kompani bëhet përgjegjëse për ndotjen e ambjentit dhe jetët e dëmtuara, gjë që e bëri Smith një hero kombëtar në Japoni.

Minamata, 1972, Foto © W. Eugene Smith

Minamata, 1972, Foto © W. Eugene Smith

Minamata 1971, Foto © W. Eugene Smith

Minamata 1971, Foto © W. Eugene Smith

Goi, Tokyo. Demonstrues ne Fabriken Chisso, 1971 Foto © W. Eugene Smith

Goi, Tokyo. Demonstrues ne Fabriken Chisso, 1971 Foto © W. Eugene Smith

Demostrues kunder Kompanise Chisso Chemical duke demostruar para fabrikes ne Tokyo, 1971. Foto © W. Eugene Smith

Demostrues kunder Kompanise Chisso Chemical duke demostruar para fabrikes ne Tokyo, 1971. Foto © W. Eugene Smith


Pas projektit Minimata, Eugene Smith u kthye në Amerikë, por nuk mundi dot të fotografojë më. Ai dha mësime në universitet dhe rregulloi arkivën e tij, deri në vitin 1978, kur ndërroi jetë nga një infarkt në zemër. Eugene Smith besonte në fuqinë e fotografisë se mund të ndryshojë botën. Në 1980 u krijua Fondi W Eugene Smith i cili financon projektet fotografike humanitare që nuk mund të financohen nga media masive, duke kontribuar në rritjen e zërit të pavarur të fotografëve.  

Fondi Eugene Smith: https://www.smithfund.org/humanistic-photography

 


Libra të përzgjedhur të W. Eugene Smith

Read More