Libri Fotografik "Albanian Scapes"
Libri Fotografik “Albanian Scapes” është libri i parë i botimeve Tati Space, me fotografi nga Alketa Misja dhe parathënie nga Andi Papastefani dhe Falma Fshazi. Një udhëtim fotografik në peizazhin shqiptar siç shihet nga një arkitekte dhe urbaniste. Një Peizazh në transformim të vazhdueshëm nën ndikimin e aktiviteteve njerëzore dhe urbanizimit të shpejtë. Një peizazh i brishtë që nuk do të jetë më i njëjtë.
Libri Fotografik “Albanian Scapes” është libri i parë i botimeve Tati Space, me fotografi nga Alketa Misja dhe parathënie nga Andi Papastefani dhe Falma Fshazi.
Tashmë e vlefshme në Amazon dhe Blurb Bookstore
Amazon Store: ISBN Hardcover, ImageWrap: 9798881301958
Blurb Bookstore: ISBN Hardcover, ImageWrap: 9798881287856
Blurb Bookstore: ISBN Hardcover, Dust Jacket: 9798210988904
Language: English, Albanian
Standard Landscape, 10x8 inch, 25x20cm
100 pages, 87 photos, Premium Lustre Paper
Një udhëtim fotografik në peizazhin shqiptar siç shihet nga një arkitekte dhe urbaniste. Një Peizazh në transformim të vazhdueshëm nën ndikimin e aktiviteteve njerëzore dhe urbanizimit të shpejtë. Një peizazh i brishtë që nuk do të jetë më i njëjtë. Fotot e librit perfshijnë një hark kohor nga 2008 deri 2022. Ky është projekti më i gjatë fotografik nga Alketa Misja. Projekte të tjera fotografike prej të njëjtës autore janë Artifact Project - Fotografimi i Trashëgimisë Industriale të Periudhës Socialiste dhe Fotografimi i Arkitekturës Moderne në Shqipëri.

















Në parathënien e saj Peizazhi si Trashëgimi, Falma Fshazi shkruan “Nëpërmjet punës së Alketa Misjes, peizazhi i Shqipërisë shfletohet si një album qindra faqesh. Secila foto është një libërth historie natyre, ekologjie, apo urbanizimi. Të gjitha bashkë, fotot dokumentojnë trashëgiminë shqiptare dhe peizazhin si trashëgimi.
Në Shqipërine e Albanian Scapes, ne rikujtojmë qytetet që ndërrojnë fytyrë me shpejtësi, teksa mbushen me ndërtesa të larta po aq sa me histori ende për t’u dëgjuar. Histori që mbivendosen, por vazhdojnë të jenë vetvetja, ashtu si dhe peizazhi urban shqiptar, transformimi i të cilit ka vijuar me intensitet drejt kodrave, fushave e brigjeve të lumenjve, duke hyrë edhe ku nuk i takon, por pa tjetërsuar dot ndjesinë e pamjen mesdhetare, gjurmët e kohëve, e as natyrën mikpritëse të vendasve”
Në parathënien e tij Në Shqipëri - Mes Peizazhit Natyror dhe Njerëzor, Andi Papastefani shkruan “Në këtë botim estetik e të veçantë, pamjet e këndshme të ngacmojnë syrin dhe mendjen. Ndryshe nga botime të tjera mbi Shqipërinë, ku theksohen vetëm bukuritë natyrore, ose në raste të tjera, veçse anarkia urbane, Alketa ka arritur të evidentojë kompleksitetin, kontrastin dhe problematikat e këtij vendi, me të cilin natyra është treguar aq bujare. Ky botim thekson përgjegjësinë e shoqërisë dhe banorëve për të kryer aktivitetet jetësore me sa më pak impakt negativ tek natyra
Si arkitekte dhe fotografe, ajo e prezanton këtë situatë plot kontradikta në narrativën e saj fotografike nëpër Shqipëri, me anë të imazheve ikonike që të shtyjnë të mendosh, të kuptosh vlerën e vërtetë të peizazhit, kulturës, historisë, si edhe atë që kemi humbur. “
Saul Leiter
Saul Leiter është një fotograf dhe piktor amerikan, i njohur për fotografitë e tij të qytetit të New Yorkut në fund të viteve 1940 deri në vitet 1960, si një ndër pionerët e filmit me ngjyra. Leiter gjeti momente të qeta brenda kaosit urban dhe i portretizoi ato në mënyrë piktoreske. Puna e tij ka lidhje me Ekspresionizmin Abstrakt Amerikan dhe Shkollën Fotografike të New Yorkut. Fotografia e tij dallohet nga kompozimet abstrakte, tonaliteti i ngjyrave, minimalizmi, ndjesia intime dhe voyeurism-i
Saul Leiter
(ShBA 1923- 2013)
Saul Leiter, Self-Portrait 1950, credit © Saul Leiter Foundation
Saul Leiter është një fotograf dhe piktor amerikan, i njohur për fotografitë e tij të qytetit të New Yorkut në fund të viteve 1940 deri në vitet 1960, si një ndër pionerët e filmit me ngjyra. Leiter gjeti momente të qeta brenda kaosit urban dhe i portretizoi ato në mënyrë piktoreske. Puna e tij ka lidhje me Ekspresionizmin Abstrakt Amerikan dhe Shkollën Fotografike të New Yorkut. Fotografia e tij dallohet nga kompozimet abstrakte, tonaliteti i ngjyrave, minimalizmi, ndjesia intime dhe voyeurism-i që e dallon nga vepra e bashkëkohësve të tij si Robert Frank, Diane Arbus dhe William Klein. Leiter fotografoi vende të qeta brenda territorit të lagjes ku banonte. “Unë fotografoj në lagjen time. Mendoj se gjërat misterioze ndodhin në vende të njohura”.
Saul Leiter, Taxi 1957, credit © Saul Leiter Foundation
Ndër subjektet e preferuara të Leiter janë kalimtarët ose reflektimet e tyre, të fotografuara nga vitrinat e dyqaneve, së bashku me çadrat, ditët me dëborë, taksitë, tabelat dhe reklamat në rrugë, duke formuar kompozime abstrakte në shtresa të mbivendosura të fokusit dhe jashtë-fokusit. “Më ndodh të besoj në bukurinë e gjërave të thjeshta. Unë besoj se gjëja më jointeresante mund të jetë shumë interesante.” Në filmin dokumentar kushtuar Leiter, nga Tomas Leach, me titull In No Great Hurry: 13 Lessons in Life with Saul Leiter, në moshën 88-vjeçare fotografi thotë: "Unë mund të jem jashtë mode. Por besoj se ka një gjë të tillë si kërkimi për të bukurën - kënaqësia në gjërat e bukura në botë. Dhe nuk mendoj se dikush duhet të kërkojë falje për këtë."
Saul Leiter, Red Curtain 1956, credit © Saul Leiter Foundation
Një nga kontributet e Leiter është se ai solli një estetikë të re në fotografinë e rrugës, duke përdorur filmin me ngjyra në fillim të viteve '50, shumë përpara se të vlerësohej në skenën e artit të viteve '70. Për një kohë të gjatë, filmi me ngjyra nuk konsiderohej një formë arti, sepse ai ishte i shtrenjtë dhe i paparashikueshëm në printim. Kjo bëri që shumë artistë të përdornin filmin bardh e zi, duke krijuar bindjen se filmi me ngjyra ishte më pak artistik. Megjithatë, Leiter fotografoi për një kohë të gjatë me ngjyra, shpesh duke përdorur filmin Kodachrome të skaduar, i cili u dha fotografive një nuancë të veçantë. Për këtë arsye, ai konsiderohet si pionier i fotografisë me ngjyra. Leiter zhvilloi gramatikën e tij vizuale, duke i kthyer momentet e zakonshme të përditshme në imazhe të bukura abstrakte. "Unë admiroja një numër të madh fotografësh, por për disa arsye arrita në një këndvështrim timin."
Saul Leiter, Snow 1970, credit © Saul Leiter Foundation
Saul Leiter, Postmen 1952, credit © Saul Leiter Foundation
Saul Leiter refuzoi të shpjegojë punën e tij. "Unë nuk kam një filozofi, kam një aparat fotografik." Por në këmbim na la shumë shprehje të bukura që tregojnë natyrën e një artisti jokonvencional. Në një intervistë ai shprehet: “Ne jetojmë në një botë plot pritshmëri dhe nëse ke guxim, i shpërfill pritshmëritë. Dhe mund të presësh me padurim telashet.” Dhe natyra e Leiter kishte qenë jokonvencionale që në rininë e tij, kur në moshën 22 vjeçare braktisi studimet teologjike dhe kundër dëshirës së familjes u transferua në Nju Jork nga vendlindja e tij Pittsburgh për tu bërë piktor. Atje ai gjeti afinitet me ekspresionizmin abstrakt. Pas kontakteve me piktorin ekspresionist Richard Pousette-Dart dhe fotografin W. Eugene Smith, ai filloi të bënte fotografi për të fituar para. Fotot e para janë bardh e zi të miqve dhe skenave urbane. Në vitet 1950, kuratori Edward Steichen prezantoi fotografitë e Leiter-it në Muzeun e Artit Modern: në vitin 1953, në ekspozitën Gjithmonë të Panjohurit e Rinj dhe në leksionin e slideve të vitit 1957, Fotografia Eksperimentale me Ngjyra. Leiter punoi si fotograf i modës për Harper's Bazaar, Elle, British Vogue dhe revista të tjera, ku zhvilloi një stil të ngjashëm me fotografinë e tij të rrugës.
Saul Leiter, Mary circa 1947, credit © Saul Leiter Foundation
Saul Leiter, Harper's Bazaar circa 1960, credit © Saul Leiter Foundation
Saul Leiter, Reflection 1958, credit © Saul Leiter Foundation
Në vitet 1980, Leiter u përball me vështirësi financiare dhe u detyrua të mbyllë studion e biznesit të tij . Për dy dekada ai punoi në heshtje, duke pikturuar dhe fotografuar në lagjen e tij East Village. “Kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime duke u injoruar. Unë kam qenë gjithmonë shumë i lumtur me këtë gjë. Të injorohesh është një privilegj i madh. Kështu mendoj se kam mësuar të shoh atë që të tjerët nuk shohin dhe të reagoj ndryshe ndaj situatave. Unë thjesht kam vëzhguar botën, i përgatitur për asgjë.”
Saul Leiter, Harlem 1960, credit © Saul Leiter Foundation
Saul Leiter, Mirrors circa 1958, credit © Saul Leiter Foundation
Fotografia e rrugës e Leiter fitoi vëmendje 50 vjet pasi ai krijoi shumë prej veprave të tij, me botimin e librit të tij të parë, Early Color, në 2006, e ndjekur nga seti me dy vëllime Early Black and White në 2014 dhe koleksioni nudo In My Room në 2018, së bashku me një sërë ekspozitash.
Studio e Saul Leiter në East Village të Nju Yorkut, ku ai punoi dhe jetoi nga viti 1952 deri në fund të jetës së tij në 2013, është bërë tanimë shtëpia e Fondacionit Saul Leiter, i cili ka për qëllim të ruajë dhe promovojë artin dhe trashëgiminë e fotografit. Arkivi përfshin mijëra printime, slide, negativë dhe piktura, shumë prej të cilave ende nuk janë bërë të njohura për publikun.
Shënim i editorit: Falenderojmë Fondacionin Saul Leiter për imazhet e ofruara dhe ndihmën në përzgjedhjen e informacionit:
Libra nga Saul Leiter:
Burimi i citimeve të Saul Leiter:
Filmi dokumentar kushtuar Leiter, me regji nga Tomas Leach, In No Great Hurry: 13 Lessons in Life with Saul Leiter:
Intervista që Leiter ka dhënë në vitet e fundit të jetës së tij:
Saul Leiter in Conversation with Vince Aletti, May 2013
Part 1 - Lecture by Saul Leiter: New York Reflections
Part 2 - Lecture by Saul Leiter: New York Reflections
Part 3 - Lecture by Saul Leiter: New York Reflections
Part 4 - Lecture by Saul Leiter: New York Reflections
podcast from 2006 interview with Mitch Teich on WUWM’s Lake Effect radio show
Eugène Atget
Eugène Atget është një fotograf francez, i njohur për fotografimin e arkitekturës të Parisit të vjetër në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit 20-të. Ai njihet si pioneri i fotografisë dokumentuese moderne. Atget krijoi një arkivë të pasur prej 5,000 negativash dhe 10,000 printimesh duke punuar në disa seri fotografike, si shtëpitë dhe rrugët, profesionet, parqet, vitrinat dhe artifakte të ndryshme.
Eugen Atget, Portret 1927 nga © Berenice-Abbott
Eugène Atget
(Francë 1857 - 1927)
Eugène Atget është një fotograf francez, i njohur për fotografimin e arkitekturës të Parisit të vjetër në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit 20-të. Atget njihet si pioneri i fotografisë dokumentuese moderne, ndonëse vepra e tij u vlerësua pas vdekjes, kur Berenice Abbott bleu arkivën e negativave dhe printimeve dhe i bëri të njohura në Amerikë nëpërmjet botimit të librave dhe ekspozitave. Atget filloi të fotografojë në një moshë relativisht të vonë, rreth të tridhjetave, në fund të viteve 1880, kur fotografia kishte filluar të popullarizohej si rezultat i avancimeve në teknlogji. Subjektet e tij të para ishin motivet floreale dhe skenat rurale, të kërkuara nga klientë piktorë dhe ilustratorë. Por në fund të viteve 1890, fokusi i tij u bë Parisi i cili vazhdoi të mbetet për 30 vitet në vazhdim deri në fund të jetës së tij. Në këtë periudhë Parisi kishte qënë pjesë e projekteve modernizuese Haussmaniane, të cilat kishin rrafshuar lagjet e vjetra në këmbim të bulevardeve të gjera dhe ndërtesave të reja të borgjezisë. Ky operacion i cili u inicua nga Napoloni i III dhe u ndërmor nga George-Eugene Haussmann midis viteve 1853-1927, nuk mbeti pa u kritikuar nga disa grupime. Në këtë klimë, Atget interesohet për Parisin e vjetër, duke fotografuar atë cfarë kishte mbetur prej tij; rrugët, ndërtesat e vjetra, dyer, dritare, vitrina dyqanesh, shkallare, parqe, dhe artifakte të ndryshme. Në kartën e tij të biznesit shkruan “Creator and Purveyor of a Collection of Photograph Views of Old Paris” (krijues dhe ofrues i një koleksioni pamjesh fotografike të Parisit të vjetër". Klientët e tij ishin arkitektët, piktorët të cilët donin ekzemplarë të arkitekturës së vjetër për veprat e tyre, institucionet shtetërore të arkivave, dhe individë të cilët kërkonin të kishin fotografi të Parisit të vjetër.
Atget krijoi një arkivë të pasur prej 5,000 negativash dhe 10,000 printimesh duke punuar në disa seri fotografike, si shtëpitë dhe rrugët, profesionet, parqet, vitrinat. Deri në fund të jetës ai përdori teknikën e vjetër të fotografimit me view camera në negativë xhami 18x24 cm, e cila i jepte fotografive një ndjesi kontempluese. Atget e quante veten fotograf dokumentues. Gjatë kohës që jetoi, fotografia e tij nuk u konsiderua si Art pasi nuk hynte as në kanonet e artit tradicional Piktorialist, dhe as në lëvizjen moderne të fotografisë surrealiste dhe konstruktiviste të fillim shekullit. Vepra e tij tërhoqi vëmendjen e surrealistit Man Ray dhe asistentes së tij Berenice Abbott, e cila e vizitoi shpesh studion e fotografit gjatë viteve të fundit të jetës së tij, dhe pas vdekjes në 1927 bleu arkivën prej 1,000 negativësh dhe 10,000 printimesh. Abbott punoi në mënyrë të palodhur për të bërë të njohur Atget në Amerikë nëpërmjet shkrimit të eseve, botimit të librave dhe shfaqjes së ekspozitave. Vepra e Eugèn Atget shërbeu si frymëzim për një gjeneratë te re fotografësh si Walker Evans, Ansel Adams, dhe të tjerë, për të paraqitur faktet e zakonshme të jetës me qartësi dhe poetizëm.
15 Quai Bourbon 1900, © Eugene Atget
Rue Houtefeuille, 6th Arrondissement 1898 © Eugene Atget
Bon Marche © Eugene Atget
Avenue de l’Observatoire, © Eugene Atget
Cour 7 Rue de Valence 1922, © Eugene Atget
Hotel le Charron 1900, © Eugen Atget
Hotel de la Salamandre 1900, © Eugene Atget
Lion head knocker 1900, © Eugen Atget
Rue de la Montagne Sainte Genevieve 1898, © Eugene Atget
Untitled 1898, © Eugene Atget
Mitron 1899, © Eugene Atget
Marchand de paniers 1899, © Eugene Atget
Untitled 1900, © Eugene Atget
Rue de la Montagne Sainte Genevieve 1925, © Eugene Atget
Avenue des Gobelins 1927, © Eugene Atget
Pantheon Paris 1924, © Eugene Atget
Porte Cluny 1898, © Eugene Atget
Grand Trianon 1924 © Eugen Atget.
Trianon Pavillon Francais 1924, © Eugen Atget
Libra të Përzgjedhur për Eugèn Atget:
"Journey beyond the horizon" - photography Meti Spahiu
Në rubrikën ‘Fotografët Shqiptar Emergjent’ në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës, sjellim fotografin e ri kosovar Meti Spahiu. Meti është diplomuar si arkitekt në Fakultetin Teknik të Vienës TU WIEN dhe prej disa vitesh jeton dhe punon në Vjenë.
Në rubrikën ‘Fotografët Shqiptar Emergjent’ në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës, sjellim fotografin e ri kosovar Meti Spahiu. Meti është diplomuar si arkitekt në Fakultetin Teknik të Vienës TU WIEN dhe prej disa vitesh jeton dhe punon në Vjenë. Ai prezantohet për herën e dytë në TatìSpace, pas shfaqjes të tij të parë me Serinë Fotografike bardhë e zi “Big Cities in my Eyes”. Kësaj rradhe, fotografitë e tij janë së shumti me ngjyra, por nuk mungojne edhe ato bardhë e zi. Motivi mbetet i njëjtë- subjekti i tij i preferuar; Fotografia e Arkitekturës e qyteteve të Europës, shkrepur gjatë udhëtimeve të tij. Secila prej fotografive sjell kujtime personale nga qytetet si Insbruk dhe Zyrih. Fotografitë e tjera janë bërë në Vjenë, Munih, Bratisllav. Autori e titullon Serinë “Journey beyond the Horizon” (dedikuar A.Sh). Ashtu siç thotë edhe vet më parë, “ideja e fotografive të mia është që të sjell imazhe të bukura, që tërheqin vëmendjen e publikut për estetikën e objekteve të fotografuara. Do të doja që njerëzit që kalojnë çdo ditë pranë një ndërtese në mënyrë të shpenguar, kur shohin fotografinë të zbulojnë bukurinë e arkitekturës së saj. Për mua, fotografia është një fushë që nuk do më zhgënjejë, dhe që do eci paralelisht me profesionin e arkitektit”.
Allianz Arena, Munich, photography © Meti Spahiu
An den Kohlenrutschen 5, Vienna, photography © Meti Spahiu
Bratislava Bridge, Bratislava, photography © Meti Spahiu
Helmut Zilk Park 1100, Vienna, photography © Meti Spahiu
Odenburgerstrasse 19 1210, Vienna, photography © Meti Spahiu
Hofwiesenstrasse 16 78057, Zyrih , photography © Meti Spahiu
Schlachthausgasse 1030, Vienna, photography © Meti Spahiu
Subway Station Fröttmaning, Munich, photography © Meti Spahiu
Südbahnstrasse_Innsbruck, photography © Meti Spahiu
Taborstrasse 1020 Vienna, photography © Meti Spahiu
UBS Europaallee 23 8004 Zyrih, photography © Meti Spahiu
Hoch Zwei 1020, Vienna, photography © Meti Spahiu
Julius Shulman, Fotografi i Modernizmit
Julius Shulman është një ndër fotografët më të njohur të arkitekturës amerikane të mesit të shekullit të 20-të. Atij i njihet merita që përcaktoi mënyren sesi shohim Modernizmin në Arkitekturë. Shulman fotografoi arkitekturën e re që po lindte pas luftës së dytë botërore në Kaliforninë e Jugut, veçanërisht në metropolin e Los Angelesit me të gjitha ndryshimet e tij.
Julius Shulman Portrait, by Ebby Hawerlander, 1950
Julius Shulman
(SHBA 1910-2009)
Julius Shulman është një ndër fotografët më të njohur të arkitekturës amerikane të mesit të shekullit të 20-të. Atij i njihet merita që përcaktoi mënyren sesi shohim Modernizmin në Arkitekturë. Shulman fotografoi arkitekturën e re që po lindte pas luftës së dytë botërore në Kaliforninë e Jugut, veçanërisht në metropolin e Los Angelesit me të gjitha ndryshimet e tij. Ai filloi rrugëtimin si fotograf arkitekture pas një takimi me Richard Neutrën në vitin 1936, të cilit i dhuroi disa printime nga shtëpia që arkitekti kishte projektuar për Josef Kuhn në kodrat e Hollivudit. Pas këtij takimi nis një bashkëpunim i gjatë me Richard Neutrën, i cili e rekomandoi Shulmanin tek arkitektë të tjerë të cilët po zhvillonin stilin e Modernizmit Internacional në Amerikë, si; Rudolph Schindler, Gregory Ain, John Lautner, Pierre Koenig, Raphael Soriano, e të tjerë.
Shulman njihet për stilin e fortë grafik, që evidenton tiparet e ndërtesës, perspektivat e forta dhe kontrastet dritë-hije. Ai besonte në idealizimin dhe glorifikimin e arkitekturës; shpesh herë përdorte teknikën e filmit infrared që të rriste dramaticitetin e skenës, ndriçimin artificial për të ndriçuar më mirë interieret, vendoste mobiljet dhe objektet në pozicione të tilla që të krijonte kompozime të pëlqyeshme, dhe përdorte modelet për të paraqitur shtëpinë sa më të jetueshme. Në një intervistë Julius Shulman shprehet “përgjegjësia e fotografit është që të identifikojë elementet e dizajnit të strukturës, dhe së bashku me arkitektin të identifikojë qëllimin e strukturës dhe të dizajnit të tij”.
Shulman nuk fotografoi vetëm arkitekturën, por ai sintetizoi esencën e një epoke. Fotografitë e tij u publikuan në të gjitha revistat e arkitekturës dhe influencuan mënyrën sesi perceptohej arkitektura moderne.Merita e tij është se promovoi veprën e arkitektëve të talentuar dhe e bëri atë të njohur për njerëzit të cilët nuk mund ta shikonin fizikisht. Siç thotë Richard Neutra, i cili pati një bashkëpunim 34 vjeçar me fotografin: “Filmi është më i fortë, dhe printimet janë më të thjeshta për t’u transportuar sesa betoni, çeliku dhe idetë”.
Një ndër projektet më të rëndësishme të Shulmanit është fotografimi i ‘Case Study Houses’; një iniciativë e revistës “Arts and Architecture” në 1945, e nisur nga John Entenza me qëllim krijimin e një modeli banesash moderne me kosto të ulët për industrinë e ndërtimit. Gjatë 25 viteve të ekzistencës së tij, programi ‘Case Study Houses’ përfshiu kontributin e disa arkitektëve të njohur, si Eero Saarinen, Craig Ellwood, Charles dhe Ray Eames. U projektuan 36 prototipe banesash, prej të cilave u realizuan 24. Ndër to, Shulman fotografoi 18 vila. Një ndër fotografitë më të famshme të tij, është Case Study House #22, një pamje e Rezidencës Stahl, e arkitektit Pierre Koenig, në të cilën dy vajza bisedojnë midis tyre në hapësirën e konsolit të vilës, në sfondin e ndriçuar të Los Angelesit. Fotoja është një ndër fotografitë më të publikuara të arkitekturës, një ndër ato imazhe që sintetizojnë një qytet të tërë në një moment kohor (cit.Paul Goldberger).
Julius Shulman vazhdoi fotografimin e arkitekturës deri në vitet e fundit të jetës së tij, si ‘Sallën e Koncerteve Disney’ të Frank Gehrit në Los Angeles, dhe ‘Muzeun Guggenheim’ në Bilbao. Në 2004 Getty Research Institute bleu arkivën prej 260,000 negativësh, printimesh dhe transparentesh, duke u bërë poseduesi kryesor i fotografive të tij.
© Julius Shulman, Kuhn House, Richard Neutra architecture, 1936
© Julius Shulman, Miller House, Richard Neutra architecture, 1937
© Julius Shulman, Loewy House, Clark and Frey architecture, 1937
© Julius Shulman, Kaufmann House, Richard Neutra architecture, 1947
© Julius Shulman, Kaufmann House Palm Springs, Richard Neutra architecture, 1947
© Julius Shulman, Wurdeman and Becket, Pan Pacific Theatre LosAngeles California, 1942
© Julius Shulman, Mobile Gas Station
© Julius Shulman, Lovell Health House, Richard Neutra architecture, 1950
© Julius Shulman, Congress Building and Ministries, Oscar Neimeyer architecture, Brasilia, 1958
© Julius Shulman, Convair Astronautics, Pereira and Luckman, 1958
© Julius Shulman, University of California Irvine
© Julius Shulman, Fire Station, LosAngeles
© Julius Shulman, Theme Building LAX int
© Julius Shulman, Lovell Chuey House, Richard Neutra architecture, 1958
© Julius Shulman, Stahl House, Case Study House 22, Pierre Koenig architecture, 1960
© Julius Shulman, Stahl House, California, Pierre Koenig architecture, 1960
© Julius Shulman, Bass House, 1960
© Julius Shulman, Eames House Case Study House 8, Ray and Charles Eames architecture, 1958
© Julius Shulman, Alexander House, Palmer and Krisel, 1957
© Julius Shulman, Frey House, Albert Frey architect, 1954
© Julius Shulman, Dome House, Bernard Judge, 1962
© Julius Shulman, Coachella Valley Savings, Williams and Williams architects, 1963
© Julius Shulman, State Capitol Bank Oklahoma.
© Julius Shulman, Guggenheim Museum, Frank Lloyd Wright architecture.
© Julius Shulman, Salk Institute for Biologocal Studies, Luis Kahn architect, 1966
© Julius Shulman, Seagram Building, Mies Van Der Rohe and Philip Johnson architect, 1959
© Julius Shulman, Children’s Museum, Abraham Zabludovsky architecture, 2005
© Julius Shulman, La Estadia Development, Ricardo Legorreta architect, 1981
© Julius Shulman, Glass House, Philip-Johnson, 2006
© Julius Shulman, Walt Disney Concert Hall.
Në vitin 2008, Julius Shulman ishte subjekt i filmit dokumentar ‘Visual Acoustics: The Modernism of Julius Shulman’, me regji të Eric Bricker, treguar nga Dustin Hoffman. Filmi flet për jetën dhe punën e Shulman, sesi imazhet e tij influencuan karrierën e arkitektëve të famshëm të shekullit të 20-të si Frank Lloyd Wright, Richard Neutra, John Lautner, etj. Linkun e filmit dhe materialet shoqëruese të tij mund t’i gjeni në websitin: https://juliusshulmanfilm.com
Libra të përzgjedhur për Julius Shulman
Rozafa Shpuza
Rozafa Shpuza është njëherësh poete dhe fotografe, risi që krijon një ndërthlidhje unike midis dy arteve. Ajo lëvron zhanrin e poezisë në dialektin gegë, por ajo është gjithashtu produktive në fushën e fotografisë, kryesisht në zhanrin e fotografisë urbane dhe të rrugës. Fotografitë e saj më së shumti janë shkrepur në rrugët e qytetit të saj të lindjes, Shkodër.
Rozafa Shpuza, Autoportret
Rozafa Shpuza
(Shqipëri 1969-)
Rozafa Shpuza është njëherësh poete dhe fotografe, risi që krijon një ndërthlidhje unike midis dy arteve. Ajo lëvron zhanrin e poezisë në dialektin gegë, por ajo është gjithashtu produktive në fushën e fotografisë, kryesisht në zhanrin e fotografisë urbane dhe të rrugës. Fotografitë e saj më së shumti janë shkrepur në rrugët e qytetit të saj të lindjes, Shkodër. Subjektet e fotografuara janë momente urbane të shkëputura nga skenat e qytetit, të kapura në mënyre abstrakte, shpesh herë surreale, me nota humori dhe të kompozuara mirë. Galeria e dytë e fotografive, ndoshta ajo më kryesorja, janë portretet e banorëve të qytetit, të fotografuar në mënyrë spontane në rrugët dhe sheshet e tij, ndërsa kryejnë aktivitete apo meditojnë të heshtur në qetësinë e tyre, të kapur në befasi duke na krijuar një gjendje të veçantë emocionale. Çfarë mendojnë personazhet e rrugës, kalimtarët e heshtur, fotografuar të izoluar në mesin e kaosit urban? Duket sikur secili prej tyre është mbyllur në botën e brendshme, zhytur në mendimet dhe hallet personale. Në një shoqëri individualiste, ku secili mendon për vete, Rozafa kërkon natyrshëm të depërtojë tek individi dhe psikologjia e tij. Një galeri e tretë e fotografive, e cila mua më pëlqen shumë, është cikli i autoportreteve në rrugët e qytetit, të shkrepura në trotuare, vitrina dyqanesh apo kafene, të kapura në superpozime planesh të ndryshme, duke aluduar për një botë komplekse dhe të ngatërruar në të cilën gjendet artisti dhe individi në qytetin modern. Fotografitë e Rozafës, ndonëse janë të veçanta në skenën e fotografisë urbane shqiptare, ushqehen nga një traditë e pasur ndërkombëtare e fotografisë së rrugës, të krijuar dhe frymëzuar nga fotografia e Walker Evans, Garry Winogrand, William Klein, Diane Arbus, Vivian Mayer, dhe të tjerë.
Më poshtë mund të lexoni një përshkrim që Rozafa Shpuza i bën fotografisë së saj urbane, dhënë për TatiSpace. Si nisi proçesi krijues, cila është nxitja dhe inspirimi i saj?
Rozafa Shpuza: Fotografia është një dashuri imja e kahershme, që vazhdon të më frymëzojë dhe të jetë pjesë e rëndësishme e përditës sime. Kam shumë vjet që merrem me fotografi, herë më intensivisht e herë më qetësisht, dhe mund të pohoj pa frikë se fotografia ma ka zbukuruar jetën. Aparatin e parë fotografik e kam blerë në Danimarkë, kur shkova në një kurs specializimi në vitin 1994. Dinamika e atij vendi, arkitektura, njerëzit, mënyra e ndryshme e konceptimit të ambienteve publike më joshi që t’i fiksoj të gjitha këto në aparatin tim tepër modest. Qysh atëherë nuk jam ndalur më. Fotografoj në rrugë se e ndjej se personazhet që fiksoj janë të vërtetë dhe përcjellin mesazhin e jetës pa korniza. Fotografia e rrugës është pjesa më e rëndësishme e krijimtarisë sime artistike. Udhëtoj shumë se e ndjej se qytetet kanë shumë surpriza për aparatin tim fotografik. Albumi i fundit me fotografi të rrugës është ai që realizova në Shkodër në periudhën e izolimit të pandemisë Covid 19. Një qytet i zbrazët, personazhe të frikësuar që nguten, dritare e dyer të mbyllura, të gjitha këto ndjesi tashmë janë të fiksuara në albumin tim “Ditari i nji stine të mrrolun”. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete kushtuar fotografisë, në ekspozita të përbashkëta dhe personale, brenda dhe jashtë vendit, me dëshirën e mirë për të njohur artistë fotografë dhe për të parë ku qëndron fotografia ime në krahasim me fotot e tyre. Para 3 vjetëve kam hapur në Shkodër një galeri arti, te shtëpia vjetër e prindërve, me dëshirën e mirë që të promovoj artistë nga e gjithë bota.
Momente Urbane
© Rozafa Shpuza, Ujshëm
© Rozafa Shpuza, Shkodra News
© Rozafa Shpuza, Shkodra
© Rozafa Shpuza, Kafja e Madhe, Shkodër
© Rozafa Shpuza, Qasje Vitrinash
© Rozafa Shpuza, Selfportret
© Rozafa Shpuza, Trille Vitrinash
© Rozafa Shpuza, No Smoking
© Rozafa Shpuza, Përdita
© Rozafa Shpuza, Kati F
© Rozafa Shpuza, Riparim Biçikletash
© Rozafa Shpuza, Te Majloja Gjilan
© Rozafa Shpuza, Pogradec
© Rozafa Shpuza, Askundi
© Rozafa Shpuza, Komunikim, Koman Shkoder
© Rozafa Shpuza, Trumnajë bore
© Rozafa Shpuza, Askundi Jem
Portrete Kalimtarësh
© Rozafa Shpuza
© Rozafa Shpuza
© Rozafa Shpuza, Kurthe Fasadash
© Rozafa Shpuza, Pianoja
© Rozafa Shpuza, Koha Ditore
© Rozafa Shpuza, Taksat që falen
© Rozafa Shpuza, Femijët
© Rozafa Shpuza, Kurreshtja
© Rozafa Shpuza, Shëtitje
© Rozafa Shpuza, Kujtime t’akullueme
© Rozafa Shpuza, Njomza
© Rozafa Shpuza, nga Cikli “Ditari i një stine të mrrolun”
© Rozafa Shpuza, Kohë Lutjesh, Shkodër
© Rozafa Shpuza, nga Cikli “Ditari i një stine të mrrolun”
© Rozafa Shpuza, nga Cikli “Ditari i një stine të mrrolun”
© Rozafa Shpuza
© Rozafa Shpuza, Endacaku
© Rozafa Shpuza, Selektuesi, nga Cikli “Ditari i një stine të mrrolun”
© Rozafa Shpuza, Dreka
© Rozafa Shpuza
© Rozafa Shpuza, Plisat
© Rozafa Shpuza, tek Dugajt e Reja, Shkodër
© Rozafa Shpuza, Kojshija
Color Photography
© Rozafa Shpuza, Muzg i Njelmët
© Rozafa Shpuza, Komunikim
© Rozafa Shpuza, Na ishte njëherë
Për më shumë rreth fotografisë së Rozafa Shpuzës, mund të klikoni në rrjetet e saj sociale, Facebook, Instagram dhe Galleria Oda.
Ekspozite Fotografike QYTETI BARDHE E ZI 2021
Ekspozitë Fotografike Online “Qyteti në Fotografinë BARDHË E ZI” 2021.
TATÌ SPACE Photography Center prezanton Ekspozitën e tretë online me temën Qyteti në Fotografinë BARDHË E ZI, me artistë dhe arkitektë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës; Francë, Kili, ShBA, Shqipëri, Spanjë, Austri.
Autor: Albert Cmeta
Titulli: Është vetëm Tirana...
Vendi: Rrethrotullimi i "Zogut të Zi", Tiranë
Përshkrimi: "Cosmic S" është një vepër e artistit shqiptar me famë botërore Helidon Xhixha. Ajo është shprehje e transformimit që Tirana po pëson nga dita në ditë.
© Albert Cmeta
Autor: Florian Nepravishta
Title: (1) MGM National Harbor, DC Waterfront. (2) “Pa Fjale!” Uji Ftohte Vlore, Shqipëri
Përshkrimi: Dy fotografi të një kontrasti të fortë, midis Amerikës dhe Shqipërisë.


Autor: Meti Spahiu
Titulli: Humboldt Matura Schule
Vendi: Vienna, Austria
© Meti Spahiu
Autore: Alketa Misja
Titulli: Kollonat, Tiranë
Përshkrimi. Fasada perëndimore e Kolonave Tiranë, një ndërtesë e Modernizmit Racional të viteve 40, sipas projektit të arkitektit Gherardo Bosio. Fotoja është shkrepur me film 4x5 dhe Kamera Garflex Crown Graphic. Si kamera ashtu dhe ndërtesa i përkasin erës së modernizimit, tashmë pjesë e historisë. Fotografia është pjesë e Ciklit Fotografik “Eksplorimi i Arkitekturës Moderne në Shqipëri”
© Alketa Misja
Autore: Rozafa Shpuza
Titulli: Kurthe Vitrinash
Vendi: Shkodër Prill 2021, Shqipëri
Përshkrimi: Një dyqan i mbyllur për shkak të Covid-19. Vitrinat kanë manekine të zhveshura. Askush nuk blen rroba në dyqane në këtë periudhë. Ndërkohë, konvikti i Universitetit të Shkodrës reflektohet në xhamat e këtyre vitrinavete të trishta, si dhe ndonjë qytetar me biçikletë ngutet për diku. Ky është refreni i një rruge të qytetit tim, që dikur gumëzhinte…
© Rozafa Shpuza
Autor: Andi Papastefani
Titulli: Tiny Titans River, Under Snow
Vendi: Lumi Lana, Tiranë, Shqipëri
© Andi Papastefani
Autore: Genta Karanxha
Titlulli: Pema
Përshkrimi: “Unë jam një arkitekte në Tiranë. Syri im artistik është i shumë ndjeshëm ndaj këtyre lloj këndesh; Jam vazhdimisht në kërkim për të gjetur perspektiva interesante dhe krijuese në qytetin tim. Fasada e qendrës tregtare Toptani pasqyron vëllimin interesant të ndërtesës Plaza Tiranë…”
© Genta Karanxha
Autori: Josep Sánchez
Titulli: Dritë dhe Hije
Vendi: Barcelona,
Pershkrimi: Lagja Gotike, është bërthama më e vjetër dhe një nga zonat më të bukura të qytetit. Ajo është e përbërë nga rrugë të ngushta dhe labirinte mesjetare, gjë që i jep asaj një hije misterioze.
© Josep Sánchez
Autor: Milicent Fambrough
Titulli: Pasdite
Vendi: San Antonio Texas SHBA
Përshkrimi: Pasdite është imazhi i rrugës tregtare në qendër të qytetit. Kjo pjesë e rrugës është gjithmonë e zënë. Turistët dhe vendasit përzihen në trotuar. Trafik i rënduar këmbësorësh në hijen e peizazhit arkitektonik historik.-M 2021
© Milicent Fambrough
Autor: Rudina Aleksi
Titulli: Notre Dam de Paris.
Rudina është arkitekte urbaniste diplomuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Pasi ka punuar për disa vite në fushën e Planifikimit Urban në Shqipëri, Rudina është zhvendosur në Toronto Kanada, ku punon për disa firma arkitekture.
© Rudina Aleksi
Autore: Dorina Pllumbi
Titulli: Përballë Manhattanit
Vendi. Shëtitorja e Brooklyn Heights, SHBA
Dorina është arkitekte, studiuese, si edhe eksploruese amatore e fotografisë.
© Dorina Pllumbi
Nick St.Oegger
Nick St.Oegger është një fotograf dokumentues, i cili eksploron marrëdhënien midis njerëzve dhe vendeve. Një amerikan i qetë, siç e quan veten në mediat e tij sociale, ai ka punuar në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2013. Në Shqipëri, ai ka disa projekte fotografike për çështje të ndjeshme për publikun shqiptar, siç është ndërtimi i hidrocentraleve në lumenjtë e rajonit të njohur si "Zemra Blu e Evropës" dhe ndikimin që këto kanë në biodiversitetin dhe kulturën unike të banorëve. Një intervistë e Nick St.Oegger për TatìSpace.
Nick St.Oegger është një fotograf dokumentues, i cili eksploron marrëdhënien midis njerëzve dhe vendeve. Një amerikan i qetë, siç e quan veten në mediat e tij sociale, ai ka punuar në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2013. Në Shqipëri, ai ka disa projekte fotografike për disa çështje të ndjeshme për publikun shqiptar, siç është ndërtimi i hidrocentraleve në lumenjtë e rajonit të njohur si "Zemra Blu e Evropës" dhe ndikimin që këto kanë në biodiversitetin dhe kulturën unike të banorëve.
Ai ka punuar për disa klientë si: Patagonia, Vice, Reuters, Le Monde, Libération, Polityka, De Standaard, Nieuwe Revu, Huck Magazine, Caritas Albania, The Calvert Journal, Suitcase Magazine, Point.51, Trip Advisor, Kosovo 2.0, Riverwatch, C41 Magazine, dhe Culture Trip. Nick St.Oegger ka botuar një libër mbi lumin Vjosa dhe ka bërë disa ekspozita mbi të. Prej një viti, ai jeton në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që zoti Nick pranoi të japi një intervistë për TatìSpace dhe të ndajë punën e tij me lexuesit tanë. Më poshtë është intervista.
TatìSpace: Përshëndetje Z. Nick! Së pari, faleminderit që pranuat ftesën për t’u intervistuar dhe për të ndarë punën tuaj me lexuesit tanë. Ju lutem mund të na tregoni më shumë për veten tuaj? Si e konsideroni veten, një fotograf udhëtimesh apo një reporter/fotograf dokumentues? Si e përkufizoni fotografinë tuaj? Si lindi ideja apo interesi për të fotografuar Shqipërine?
Nick St.Oegger: Unë jam rritur në Kaliforni, por kam jetuar dhe punuar në Evropë qe prej 8 vitesh, kryesisht në Ballkan, por gjithashtu në Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Dëshira ime fillestare ishte të bëhesha avokat. Por, në vitin e fundit të universitetit pata një krizë ku kuptova se nuk ishte ajo që doja të bëja. Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për fotografinë, por kjo ka qenë një hobi, dhe nuk e kam menduar si një opsion karriere derisa zbulova punën e disa fotoreporterëve që kanë punuar në Ballkan në vitet 1990, në Bosnjë, Kosovë dhe këtu në Shqiperi. Puna e tyre dhe ideja e përdorimit të imazheve për të treguar një histori, për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme me të cilat përballen individë dhe komunitete, ishte shumë frymëzuese dhe nxitëse për të filluar në këtë fushë. Ky ishte momenti që unë kuptova me gjithë qenien time se doja të isha një tregimtar vizual. Unë e konsideroj veten një fotograf dokumentues, gjithmonë në përpjekje per të komunikuar një histori apo të hedh dritë mbi një çështje të veçantë, dhe për mua fotografitë janë mënyra sesi e bëj këtë, ndonëse edhe shkrimi është i rëndësishëm në punën time.
Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në vitin 2013, në udhëtimin tim të parë në Ballkan. Nuk dija asgjë për Shqipërinë dhe kryesisht më interesonte të shihja vendet e ish-Jugosllavisë. Unë pashë Shqipërinë në hartë dhe pyeta disa njerëz në lidhje me të, të gjithë kishin përgjigje shumë negative si "Oh ju nuk duhet të shkoni atje sepse drejtohet nga mafia" ose "Ështe e rrezikshme, do ju rrëmbejne" ose "Pse do të shkoni në Shqipëri? Nuk ka asgjë për të parë! "
Mendoja këto gjëra ndërsa planifikoja udhëtimin tim dhe kisha ndërmend të shmangja Shqipërinë. Mbërrita në Stamboll, shkova në Athinë ku prenotova një fluturim për në Venecia dhe do të kaloja disa kohë më pas në bregdetin e Kroacisë. Por në mëngjesin kur duhej të largohesha nga Greqia, u zgjova dhe mendimi i parë që kisha ishte "Shko në Shqipëri". Është e vështirë të shpjegohet, ishte si një lloj vizioni, apo fati. Kështu që lashë fluturimin, dhe në vend të tij, mora autobuzin e parë që gjeta për në Shqipëri dhe vazhdimi është histori. Ishte me të vërtetë një vendim që më ndryshoi jetën. Në Shqipëri takova shumë njerëz të mahnitshëm, pashë sa i bukur dhe unik është ky vend, por sa pak bota e jashtme di ose mendon për të. Kështu që në atë udhëtim vendosa ta përqëndroj vëmendjen time në Shqipëri dhe Ballkan, sepse është një rajon që shumë njerëz thjesht nuk e kuptojnë, madje edhe në Evropë.
TatìSpace: Këtu në Shqipëri, ju keni një numer të madh fotografish, që përfshijnë një zonë të gjerë gjeografike (nga Veriu në Jug), dhe një larmi temash (nga bunkerët te lumenjtë në Alpet Shqiptare). Nga këto, unë mund të identifikoj dy projekte kryesore që janë shumë të ndjeshme për publikun shqiptar: "Vajtimi i Maleve" dhe "Kuçedra". Si lindi ideja për këto projekte? A ishin projekte të porositura apo punë personale?
Nick St.Oegger: Po, të dy projektet janë projekte personale afatgjata, që unë i kam filluar vetë dhe më pas kam marrë mbështetje të mëtejshme. Të dy këto projekte kanë filluar në një mënyrë mjaft organike. Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, mbaj mend që kam marrë autobuzin nga Gjirokastra për në Tiranë dhe kam kaluar Vjosën afër Tepelenës. Më kujtohet ngjyra e ujit; ishte diçka që nuk e kisha parë më parë. Disa vite më vonë ndërsa lexoja një revistë në SH.B.A. u ndesha me një artikull të shkurtër në lidhje me Vjosën, se si ajo ishte një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë, por që qeveria po planifikonte të ndërtonte diga në të. E kuptova që ishte lumi që kisha parë në udhëtimin tim të parë dhe ndjeva një dëshirë të fortë për t'u kthyer, për të dokumentuar lumin, peisazhet, njerëzit përgjatë rrjedhës së tij. Përsëri, mendoj se ishte kjo ndjenjë e fatit. Duke punuar në projekt tani ndiej këtë lidhje shumë të fortë me Vjosën, dhe sa herë që kthehem më duket sikur vizitoj një mik të vjetër.
Në të njëjtën mënyrë, "Vajtimi i Maleve" u krijua disa vite më vonë, pasi takova një antropologe e cila po punonte në rajonin e Kelmendit dhe ajo më tregoi për situatën e lumenjve atje; se si po ndërtohen edhe atje diga të vogla hidroenergjitike. Ajo më tregoi për kulturën në luginë, se si njerëzit janë akoma të lidhur me tokën, si lëvizin me delet e tyre në kullotat e larta gjatë verës. Ndjeva se kjo ishte një histori tjetër që duhej të tregoja, sepse për mua malet janë një pjesë shume e rëndësishme e Shqipërisë, ashtu si edhe kjo kulturë rurale dhe lidhje shumë e fortë me tokën.
TatìSpace: Në të dy projektet tuaj ekziston një ndërlidhje midis vështrimit të përgjithshëm (mjedisor, politik, ekonomik) dhe këndvështrimit personal (ndikimit që projektet kanë në jetën e njerëzve). Kjo u jep atyre një bukuri të ndërlikuar. Ju kaloni nga fotografitë e peisazhit të panoramave të mëdha tek portretet e malësorëve dhe fshatarëve që jetojnë afër Vjosës. A keni pasur vështirësi për t’iu qasur kësaj lloj fotografie? A mund të ndani një episod që ju ka bërë përshtypje, për shembull takimi me fshatarët apo autoritetet? Gjithashtu, a keni pasur ndonjë problem apo incident me grupe ose individë që mbështesin projektet e digave?
Nick St.Oegger: Po, është e drejtë dhe mendoj se është pikërisht kjo ndërlidhje që është kaq unike dhe e rëndësishme në Shqipëri. Jashtë Tiranës, ka ende shumë vende që janë shumë rurale, ku njerëzit janë ende duke jetuar një jetë mjaft tradicionale. Kjo ka anën e saj negative, si varfëria dhe probleme të tjera, por unë mendoj se mënyra si shumë njerëz ende jetojnë me tokën në Shqipëri është unike, dhe njerëzit krenohen me këtë punë, ata ndiejnë një lidhje të fortë me tokën e tyre dhe historinë e saj. Kështu që për mua, veçanërisht me këto dy projekte, është shumë e rëndësishme të tregoj njerëzit në kontekstin e tokës, për të treguar që nuk kërcënohet vetëm njëri ose tjetri, por janë të dy, për shkak të ndërlidhjes së fortë midis mjedisit dhe njerëzve në Shqipëri. Dhe kjo lidhje është pikërisht ajo që po kërcënohet nga kaq shumë propozime, qoftë nga qeveria, apo investitorë të huaj.
Mund të jetë e vështirë t'i qasesh kësaj lloj fotografie. Unë kaloj shumë kohë duke punuar në komunitete të vogla, për të fituar besimin e njerëzve, gjë që është e vështirë të bëhet në Shqipëri. Mendoj se ka shumë mosbesim, për shkak të historisë me komunizmin, por edhe të historisë së viteve të fundit. Njerëzit kanë parë të vijnë gazetarë të huaj, të bëjnë fotografi për disa ditë dhe pastaj të largohen. Unë gjithmonë jam përpjekur të krijoj marrëdhënie më të forta me subjektet e mia, të përpiqem t'i njoh më parë si njerëz. Gjithmonë përpiqem të kthehem kur mundem, për t'iu dhënë atyre printime të disa prej fotove që kam bërë prej tyre. Një aspekt tjetër i rëndësishëm për mua ka qenë mësimi i gjuhës shqipe, e cila është e vështirë, por ka hapur kaq shumë dyer. Mendoj se për arsye se gjuha është shumë e rëndësishme për njerëzit këtu, ata më besojnë më shumë kur shohin se po përpiqem të flas me ta në gjuhën e tyre.
Ndoshta një nga përvojat më mbresëlënëse ishte kur qëndrova me barinjtë në Kelmend gjatë verës. Ne migruam me një tufë prej 200 delesh, unë eca 40 km me ta në strehën e tyre afër Lepushës. Ishte bukur të kaloja kohë me ta atje, të shihja sesi kujdeseshin për delet dhe familjet e tyre, të shihja mënyrën se si fëmijët ndihmonin për gjithçka dhe sa njohuri ata kanë për mjedisin, motin, si kujdesen për veten dhe rregullojnë gjërat. Para kësaj, ‘malësorët’ ishin mister për mua. Kisha dëgjuar vetëm disa histori dhe stereotipa, kështu që ishte një përvojë e mahnitshme të shihja realitetin e tyre dhe jam shumë i nderuar që ata më dhanë besimin e tyre dhe më lejuan të qëndroja me ta dhe të fotografoja.
TatiSpace: Projekti juaj "Kucedra" është ekspozuar dhe botuar në një libër. A mund të na tregoni diçka më shumë për këtë? Si ju duket ky aspekt i fotografisë, kur projekti komunikon me publikun? A pati ndikim projekti?
Nick St.Oegger: Shumë e drejtë, unë botova librin "Kuçedra" fillimisht në vitin 2018 dhe gjithashtu kam ekspozuar punën disa herë. Për mua ishte e rëndësishme që këto foto të shkonin në botë në një mënyrë fizike, jo vetëm në ekranet e njerëzve. Botimi i librit më lejoi të rris ndërgjegjësimin për Vjosën dhe çështjet që lidhen me zhvillimin e hidrocentraleve në shkallë ndërkombëtare. Isha me fat që pata partner Patagonian dhe fushatën “Shpëto Zemrën Blu të Europës”, kështu që libri u shpërnda në të gjithë botën, përfshirë anëtarët e Parlamentit Evropian të cilët janë përpjekur të bindin qeverinë shqiptare për të shpëtuar Vjosën.
Ekspozimi i punës ka qenë gjithashtu i rëndësishëm, veçanërisht ekspozitat në Greqi dhe Shqipëri. Për grekët ishte një mundësi që ata të shikonin diçka nga Shqipëria, e cila është kaq afër por dhe kaq larg njëkohësisht (një vend që shumë prej tyre nuk do ta konsideronin të vizitonin). Shumë njerëz që shikonin fotografitë më thonin “E dini, këto vende mund të jenë këtu. Ne nuk jemi aq të ndryshëm”, dhe kjo ishte shumë e këndshme për t’u dëgjuar, duke pasur parasysh disa nga konfliktet historike dhe tensionet që ekzistojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Ishte shume e rëndësishme për mua të ekspozoja këtë vepër edhe në Shqipëri, në mënyrë që njerëzit të mund të shikonin bukurinë e vendit të tyre në një mënyrë që nuk mund t’a kishin bërë më parë. Ishte vërtet një përvojë e bukur të flisja me njerëzit në ekspozitë dhe të shikoja sesi ata kishin nje lidhje me punën time, për të parë se si i bën ata ta konsiderojnë vendin e tyre në një mënyrë tjetër. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse unë dua që puna ime të flas me shqiptarët. Nuk dua që të jetë vetëm për të huajt që të shohin këtë vend "ekzotik". Shpresoj që puna ime të lidhet edhe me shqiptarët e zakonshëm.
TatìSpace: A mund të ndani me ne diçka më shumë rreth projekteve ose ekspozitave tuaja të ardhshme (nëse preferoni)?
Nick St.Oegger: Jam duke planifikuar të shkruaj një libër tjetër për këto 8 vitet e fundit që kam punuar në Shqipëri. Do të jetë një përzierje e fotove dhe historive personale nga koha ime këtu. Është diçka që kam dashur të bëj për disa kohë. Gjithashtu do të vazhdoj të punoj me hidroenergjinë, duke dokumentuar zonat ku lumenjtë janë shkatërruar nga digat. Kështu, në një farë mënyre do te vazhdoj me punën që kam filluar vite më parë me "Kuçedrën", dhe është mirë të vazhdoj të ndjek këtë çështje me hidrocentralet dhe efektet që ata kanë në komunitetet dhe mjedisin në Shqipëri.
Shpresoj të vazhdoj edhe me ekspozitat, të cilat fatkeqësisht nuk kanë qenë të mundura gjatë pandemisë, por mbase me përmirësimin e situatës do të kem mundësi të tregoj më shumë nga puna ime si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
TatìSpace: Faleminderit Nick për intervistën dhe shpresoj shumë të shikojmë punë të tjera tuajat nga Shqipëria.
Me lejen e autorit, paraqesim një përmbledhje të dy projekteve kryesore të Nick St.Oeger për Shqipërinë, "Kuçedra" dhe "Vajtimi i Maleve". Më shumë mund të gjeni në faqen e tij të internetit: www.stoeggerphotography.com
Në serinë "Kucedra", Nick St.Oeger eksploron lumin e fundit të egër të Evropës: Vjosën (në Shqipëri) dhe projektet e propozuara të hidrocentraleve përgjatë tij, që do të ndryshojnë rrjedhën e lumit, duke dëmtuar biodiversitetin e pasur dhe unik dhe duke zhvendosur mijëra njerëz për shkak të krijimit të rezervuarëve. Një burim kryesor i jetës për shumë lloje të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve - shumë prej të cilave janë zhdukur nga pjesa tjetër e lumenjve të Evropës - Vjosa ka gjithashtu një rëndësi kulturore dhe ekonomike për komunitetet rurale përgjatë brigjeve të saj, të cilat dikur luanin një rol të rëndësishëm në industrinë bujqësore të Shqipërisë . Përmes peisazheve, portreteve dhe detajeve të brendshme, autori portretizon mjedisin e Vjosës në gjendjen e tij natyrore, pasi përballet me kërcënimin e ndryshimit të përhershëm.
Lumi Vjosa afër kufirit Greko-Shqiptar. Pavarësisht gatishmërisë për të shpallur lumin një park kombëtar në 2015, Qeveria Shqiptare nënshkroi një kontratë për të ndërtuar një digë të re hidrocentrali në Poçem. Parlamenti Evropian i ka kërkuar qeverisë të ndalojë planet për hidrocentrale në Vjose, duke vënë në dukje dëmtimin qe do ti shkaktoje mjedisit. Copyright © Nick St.Oegge
Mjedis i brendshëm në fshatin Bënça. Banorët e fshatit kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit i cili do të devijojë ujin nga dega e Bënçës, e cila ushqehet nga Vjosa. Humbja e ujit nga ky lumë mund të ketë pasoja të rënda negative për bujqësinë. Copyright © Nick St.Oegger
Ronja, një mësuese në pension në Kuta. Si shumë të tjerë në fshat, ajo nuk mban dokumente pronësie për tokën e saj, për shkak të kaosit administrativ që pasoi rënien e komunizmit në vitet 1990. Kjo do të komplikojë çdo përpjekje për të kërkuar kompensim për tokën e humbur nga ndërtimi i rezervuarit të Poçemit. Copyright © Nick St.Oegger
Përmet, një qendër kulturore në jug të Shqipërisë, i vlerësuar për muzikën tradicionale, artin dhe praktikat e ngrënies së ngadaltë (slow-food). Vjosa është pjesë integrale e planeve për rritjen e turizmit të zonës, me lumin që shihet si një tërheqje e rëndësishme për eskursione rafting dhe kayake. Copyright © Nick St.Oegger
Ura mbi Vjosë në Novosele, afër deltës. Digat do të rrisnin erozionin e brigjeve të lumit në zonat në rrjedhën e poshtme, që do të thotë se rajoni delta tashmë i prirur nga përmbytja mund të shohë ngjarje gjithnjë e më shkatërruese nga përmbytjet në të ardhmen. Copyright © Nick St.Oegger
Pikë karburanti e braktisur në rrugën për në Kuta. Rruga që lidh Kutën me autostradën nacionale është e një cilësie të dobët dhe e ka bërë të vështirë transportimin e produkteve bujqësore. Copyright © Nick St.Oegger
Romina Mustafaraj, përfaqësuese e qeverisë për fshatin Kuta. Romina ka bërë fushatë për përmirësime të infrastrukturës në fshat, duke përfshirë mirëmbajtjen e sistemeve të parandalimit të përmbytjeve dhe riparime në rrugën kryesore që lidh fshatin me autostradën nacionale. Sidoqoftë, asnjë investim nuk është bërë nga qeveria qëndrore. Copyright © Nick St.Oegger
Fshati Kuta, në qarkun e Mallakastrës. Gjatë komunizmit, Kuta ishte një fshat i rëndësishëm bujqësor i cili u zhvillua ndjeshëm në dekadat e para të regjimit. Sidoqoftë, zona ka pësuar rënie me fundin e komunizmit në vitet 1990. Copyright © Nick St.Oegger
Mercedes në fshatin Kuta, afër digës së propozuar Poçem. Rreth 3,000 njerëz që jetojnë në Kuta dhe zonën përreth mund të preken nëse toka e tyre përmbytet nga një rezervuar. Kjo do të nënkuptojë fundin e prodhimit bujqësor, e vetmja industri kryesore e zonës. Copyright © Nick St.Oegger
Fermë në Kuta, afër digës së propozuar në Poçem. Rezervuari i krijuar nga diga do të përmbytë përgjithmonë tokën bujqësore në zonë. Copyright © Nick St.Oegger
"Pa tokën tonë ne jemi asgjë". Ylli dhe familja e saj rritin dele dhe mbjellin të korra në tokën që do të përmbytej nga rezervuari. Ka pak punë jo bujqësore në Kuta, që do të thotë se vendasit mund të duhet të zhvendosen nga tokat ku familjet e tyre kanë jetuar dhe punuar për breza të tërë. Copyright © Nick St.Oegger
Strehë peshkatari e ndërtuar midis dy bunkerëve të epokës komuniste në deltën e Vjosës. Peshkimi përgjatë lumit luan një rol të rëndësishëm në ekonominë lokale që tashmë është ndikuar negativisht nga praktikat e parregulluara, siç është dinamiti. Për më tepër, digat e parashikuara në Vjosë do të dëmtonin specie të tilla si ngjala e rrezikuar evropiane, e cila migron përgjatë lumit për tu riprodhuar. Copyright © Nick St.Oegger
Shkencëtarë që udhëtojnë në Vjosa afër Poçemit. Për shkak se Shqipëria ka qënë e izoluar gjatë sundimit komunist të Enver Hoxhës, pjesa më e madhe e lumit dhe ambientit të tij ka mbetur i pazbuluar. Një ekip ndërkombëtar i perbërë nga shkencëtarë dhe OJQ ka mbledhur të dhëna për biodiversitetin dhe morfologjinë e lumit, për t'u përdorur si pjesë e çështjes për mbrojtjen e Vjosës. Copyright © Nick St.Oegger
Kantieri i ndërtimit të digës afër Kalivaçit. Projekti filloi në 2007 si një bashkëpunim midis Deutsche Bank dhe biznesmenit italian, Francesco Becchetti, por u bllokua për disa vite pasi akuzat për mashtrim dhe pastrim parash u ngritën kundër Becchettit. Ai i ka mohuar këto akuza. Qeveria shqiptare anuloi kontratën dhe një kontratë e re iu dha kompanise turke Ayen Energy, i cili gjithashtu mban kontratën për digën e Poçemit. Copyright © Nick St.Oegger
Fushat midis Kalivaçit dhe Kutës, të cilat parashikohen të përmbyten nga ndërtimi i rezervuarit të digës së Poçemit. Prodhimi i energjisë elektrike mund të ngecë në vend brenda 30 viteve për shkak të sedimenteve të grumbulluara në rezervuar. Kjo do të kërkojë pajisje të shtrenjta dhe invazive që të futen në zonë për të pastruar mbeturinat. Copyright © Nick St.Oegger
Në projektin "Vajtimi i Maleve", Nick St.Oegger fotografon "Malësorët" e Kelmendit, një kulturë e lashte baritore dhe një nga më të fundit në Evropë, ekonomia e të cilëve kërcënohet nga një duzinë digash të planifikuara për t'u ndërtuar gjatë lumenjve alpinë. Ndërsa qeveria merr subvencione dhe kredi nga bankat perëndimore për të zgjidhur krizën energjitike në vend me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, nuk bëhet asnjë konsultë publike për të vlerësuar ndikimin në biodiversitetin e pasur dhe mënyrën e jetesës së barinjve malësorë. Në Itali, Austri dhe Greqi, UNESCO ka njohur mbrojtjen e praktikave te lashta baritore, si një trashëgimi njerëzore, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë status të tillë, që e bën ekzistencën e tyre akoma më të vështirë.
Koprisht, Rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Historikisht një nga rajonet më të izoluara në vend, shumica e maleve Veriore të Shqipërisë nuk u pushtuan asnjëherë gjatë mbreterimit 500 vjeçar të Perandorisë Osmane. Malësorët e kanë mbrojtur ashpër rajonin për shekuj, duke vepruar nën një sistem të fortë aleancash fisnore. Copyright © Nick St.Oegger
Gazmend Bikaj mbledh degë nga pyjet përreth për të ndërtuar një çati për bagëtitë në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Gazmendi është një bari nga Kalsa, një fshat rreth 30 km larg, ku ai jeton me familjen e tij në pjesën më të madhe të vitit. Gjatë muajve të verës ata migrojnë në kullotat e larta të Koprishtit, duke marrë një tufë delesh që i përkasin një fermeri nga ultësira. Copyright © Nick St.Oegger
Gjatë verës, barinjtë jetojnë në malet e larta në një strehë të përkohshme të quajtur ‘Stan’. Strukturat janë bazike, me një dysheme të ekspozuar, sobë dhe nje zonë për fjetje. Copyright © Nick St.Oegger
Fonsi Bikaj lëviz një tufë delesh përgjatë rrugës nga Tamarë në Koprisht, 35 km larg. Më parë, babai i tij Gazmend ka marrë delet nga pronari i tyre në ultësirën jashtë qytetit të Shkodrës për ti çuar në Kelmend. Ky proces transhuman është praktikuar në male për qindra vite por rrezikon të zhduket për shkak të rënies së popullsisë, si dhe kërcënimeve nga ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i hidrocentraleve. Copyright © Nick St.Oegger
Vendi i një hidrocentrali të vogël midis fshatrave Tamarë dhe Selcë, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Digat e hidrocentraleve të vegjël përfshijnë ndërtimin e disa kilometrave tubacion që do të devijojnë lumin nëntokë, duke tharë potencialisht pjesë të mëdha të tij dhe duke prekur biodiversitetin delikat në zonë. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime në lidhje me efektin që kjo do të ketë në popullatën e rrezikuar të troftës, e cila migron përgjatë lumit. Copyright © Nick St.Oegger
Një pjesë e përfunduar e tubacionit për një hidrocentral në shkallë të vogël pranë fshatit Selcë, rajoni i Kelmendit, Shqipëria Veriore. Uji i lumit do të devijohet në këto tubacione për të gjeneruar energji elektrike në një stacion elektrik në rrjedhën e poshtme. Vendasit shqetësohen për efektet që kjo do të ketë në aksesin e tyre të ujit, i cili është kritik për bujqësinë dhe rritjen e bagëtive. Copyright © Nick St.Oegger
Kushërirat Gjyste dhe Age Murçaj, në fshatin Vukël, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Emigrimi nga rajoni ka lënë një popullsi kryesisht të plakur, të cilët shpesh herë mbështeten financiarisht nga anëtarët e familjes që jetojnë jashtë. Copyright © Nick St.Oegger
Anjeza Bikaj shkund një mbulesë tavoline pranë kampit veror të familjes, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Anjeza dhe vëllezërit e motrat e saj ndihmojnë me radhë në punët e shtëpisë, duke mjelur delet dhe duke i kullotur në malet përreth. Copyright © Nick St.Oegger
Albana Bikaj, duke qeshur me motrën e saj Anjeza, ndërsa krijojne letrat vet, në strehën verore të familjes në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. Copyright © Nick St.Oegger
Vilson Bikaj, një nga djemtë e Gazmendit, ndihmon në mbledhjen e deleve në një rrethim në Koprisht, rajoni i Kelmendit, Shqipëri. E gjithë familja Bikaj merr pjesë në procesin e kujdesit dhe kullotjes së deleve gjatë muajve të verës. Copyright © Nick St.Oegger
Nje moment pushimi në një kafene pranë brigjeve të lumit Cemi, afër Kozhnjes. Gjatë viteve të fundit, rajoni ka parë një eksod të të rinjve, me rreth 60% të popullsisë së Kelmendit që emigron, shumë në Shtetet e Bashkuara. Mundësitë e punës janë të kufizuara dhe nivelet e varfërisë mbeten të larta në rajon, i cili ka parë pak zhvillim që nga rënia e regjimit komunist. Copyright © Nick St.Oegger
Kullota të larta pranë Lepushës, ku disa barinj kanë fushimet e tyre verore. Historikisht Alpet Shqiptare janë njohur gjithashtu si Bjeshkët e Nëmuna, për shkak të izolimit dhe terrenit të tyre të vështirë. Kjo e ka lënë zonën kryesisht të paprekur deri në planet e fundit për të ndërtuar diga hidrocentralesh në disa nga lumenjtë e rajonit. Copyright © Nick St.Oegger
Candida Höfer
Candida Höfer është një fotografe gjermane, e njohur si një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane të arkitekturës. Subjektet e saj janë interieret e institucioneve të rëndësishme publike në mungesë të prezencës humane; muzeume pa vizitorë, bibloteka pa lexues, salla koncertesh dhe kisha të boshatisura.
Candida Höfer, autoportrait
Candida Höfer
(Gjermani 1944-)
Candida Höfer është një fotografe gjermane, e njohur si një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane të arkitekturës. Subjektet e saj janë interieret e institucioneve më të rëndësishme publike në mungesë të prezencës humane; muzeume pa vizitorë, bibloteka pa lexues, salla koncertesh dhe kisha të boshatisura. Fotografia e saj në format të madh, me ngjyra dhe dritë, sygjeron anën psikologjike dhe sociale të këtyre hapësirave. Ajo preferon simetrinë frontale, kapur nga një perspektivë e lartë, dhe detaje skrupuloze. Për veten e saj shprehet: “Unë dua të fotografoj sesi njerëzit sillen në ndërtesat publike, dhe sesi këto hapësira veprojnë tek njerëzit- për mua kjo është e dukshme kur nuk ka vizitorë, ashtu si një mik i ftuar bëhet tema e bisedës kur ai nuk është i pranishëm”. Ndonëse Höfer fotografon arkitekturën e ndërtesave publike, ajo shprehet se fotografon portretet e këtyre hapësirave.
Candida Höfer është një fotografe gjermane e cila i përket Shkollës së Artit të Dusseldorfit. Së bashku me Struth, Gursky, Ruff, ajo ka studiuar nën drejtimin e çiftit Becher, ku u veçua për fotografinë me ngjyra në format të madh. Punët e saj janë shfaqur në shumë muzeume. Në 2003 ajo përfaqësoi Gjermaninë në Bienalen e Venecias.
Libra të përzgjedhur të Candida Höfer
"Big cities in my eyes" - photography Meti Spahiu
Meti Spahiu është një arkitekt i sapodiplomuar në Fakultetin Teknik të Vjenës (TU WIEN ), i cili ndjek pasionin e Fotografisë së Arkitekturës. Subjekti i fotografisë së tij janë ndërtesat e reja rezidenciale dhe komerciale në qytetin e Vjenës dhe qytete të tjera të Europës. Fotografitë e tij bardhë e zi shprehin vertikalitetin dhe horizontalitetin në arkitekturë, duke përforcuar anën estetike të objektit.
Në TATÌ SPACE po çelim një rubrikë të re të postimeve, mbi fotografët e rinj shqiptarë, emergjentë në fushën e Fotografisë së Arkitekturës. Meti Spahiu është një arkitekt i sapodiplomuar në Fakultetin Teknik të Vjenës (TU WIEN ), i cili ndjek pasionin e Fotografisë së Arkitekturës. Subjekti i fotografisë së tij janë ndërtesat e reja rezidenciale dhe komerciale në qytetin e Vjenës dhe qytete të tjera të Europës. I lindur në Kamenicë të Kosovës, ku jetoi deri në moshën 25 vjeçare, Meti u shpëngul për të studiuar dhe jetuar në Vjenë, Austri. Rrugëtimin e tij si arkitekt e shikon të lidhur ngushtë me fotografinë. Fotografitë e tij bardhë e zi shprehin vertikalitetin dhe horizontalitetin në arkitekturë, duke përforcuar anën estetike të objektit. Siç thotë ai, “ideja e fotografive të mia është që të sjell imazhe të bukura, që të tërheqin vëmendjen e publikut për estetikën e objekteve të fotografuara. Do të doja që njerëzit që kalojnë çdo ditë pranë një ndërtese në mënyrë të shpenguar, kur të shohin fotografinë të zbulojnë bukurinë e arkitekturës së saj . Për mua, fotografia është një fushë që nuk do më zhgënjejë kurrë, dhe që do eci paralelisht me profesionin e arkitektit”.
City gate Aderklaaerstrasse - Vienna, © Meti Spahiu
Fernheizwerk Arsenal - Vienna, © Meti Spahiu
Harry SeidlerTurm - Vienna, © Meti Spahiu
JanisJoplin Promenade - Vienna, © Meti Spahiu
Leonard-Bernstein-Strasse - Vienna, © Meti Spahiu
Maintrain Station -Vienna, © Meti Spahiu
Olympiahalle 6020 Innsbruck, © Meti Spahiu
Strasse der Wiener Wirtschaft - Vienna, © Meti Spahiu
The stairs school “Eusebio da Guarda”, © Meti Spahiu
Via Dell’annunciata Milano, © Meti Spahiu
Kartoline Urimi nga TATI SPACE
TATÌ SPACE Photography Center ju uron Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021. Merry Christmas and Happy New Year 2021
TATÌ SPACE Photography Center ju uron Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021!
Ndërsa viti 2020 po largohet, duam të ndajmë një urim falenderimi me bashkëpunëtorët tanë dhe komunitetin e TATÌSPACE. Ky vit që kaluam ishte i veçantë dhe i vështirë për të gjithë ne. Por për TatìSpace, ky ishte një vit produktiv. Në maj të 2020 ne lançuam platformën e parë online të Fotografisë Urbane dhe Arkitekturës www.tatispace.com në gjuhën shqipe dhe anglisht, ku prezantuam një seri rubrikash të reja. Artikujt e parë në Blogun tonë janë per Mjeshtërit Ndërkombëtar të Fotografisë Urbane; Gabriele Basilico, Walker Evans, Berenice Abbott, Eugene Smith, Henri Cartier Bresson, etj. Në vitin në vazhdim, dëshirojmë të pasurojmë më tej galerinë e fotografëve ndërkombëtar klasikë dhe kontemporanë. Gjithashtu do të lançojmë rubrikën e re të Fotografëve Shqiptarë të Arkitekturës dhe Fotografisë Urbane Kontemporane. Jemi të kënaqur që këtë vit krijuam një komunitet fotografësh të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në 2 eventet e para online: Ekspozitën Fotografike me temën “Qyteti im” dhe “Qyteti në Verë”. Në vitin e ardhshëm dëshirojmë të vazhdojmë këtë traditë të organizimit të Ekspozitave të hapura online me tema të ndryshme të qytetit. Duke shpresuar në pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin tuaj, urojmë që 2021 të jetë një vit i mbarë dhe produktiv në punën tuaj!
Urimet më të mira!
nga TATÌ SPACE Photography Center
Nëse jeni të interesuar të paraqitni projektin tuaj fotografik, apo të shkruani në Blogun tonë mbi Tema të ndryshme të Fotografisë Urbane dhe Arkitekturës, na kontaktoni.
Bëhuni Pjesë e Komunitetit TATÌ SPACE
Ekspozite Fotografike QYTETI NE VERE 2020
Ekspozitë Fotografike Online “QYTETI NË VERË” 2020
TatìSpace prezanton Ekspozitën e dytë fotografike online me temën “QYTETI NË VERË”. Në këtë kohë të vështirë pandemie për të gjithë globin, i kërkuam fotografëve nga e gjithë bota, profesionist dhe amator, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, ti përgjigjeshin temës së qytetit në verë. Vera e këtij viti ishte e pazakontë për të gjithë ne. Në mungesë të lirisë të lëvizjes dhe problemeve të shumta që solli pandemia, jetët tona nuk ishin të njëjta. Shumica prej nesh u detyrua të mos udhëtojë si zakonisht por të qëndrojë në të njëjtin vendbanim, duke u adoptuar në një raport të ri me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij. Në këtë periudhë, fotografia mbeti një bashkëshoqëruese besnike dhe një pasqyruese vizuale e denjë e përjetimeve tona në këtë marëdhënie të re të krijuar midis qytetarit, shoqërisë dhe territorit. Duke shpresuar se do të shijoni në këtë Ekspozitë copëza të përjetimeve të ndryshme të fotografëve pjesëmarrës, falenderojmë të gjithë artistët që iu përgjigjën ftesës sonë.
Ju Faleminderit!
TatìSpace
Autore: Rozafa Shpuza
Titulli: “Pritja”
Vendi: Qyteti Shkodër
Përshkrimi: Pandemia bëri që qyteti të presë me ankth hapat e njerëzve, buzagazin, ngutin, bisedat. Cdo gjë ra në heshtje dhe karriget e boshatisuara presin me shpresë se do të zhurmojnë përsëri nga njerëzit, të cilët do të ulen të shkujdesur për të pirë një kafe.
© Rozafa Shpuza “Pritja”
© Genta Karanxha “Late Night Walk”
Author: Michelle Mayer
Title: “Border Crossing”
Vendi: Border of Hoboken and Jersey City, New Jersey
Përshkrimi: Më pak makina që udhëtojnë në rrugët e qytetit tani të pambushura, ka nënkuptuar ajër më të pastër dhe një rritje drastike të këngës së shpendëve këtë verë. Këtu, në atë që është normalisht një kryqëzim tepër i zënë -- i zënë me makina dhe këmbësorë poshtë dhe një hekurudhë lart -- dy pëllumba relaksohen, pavarësisht se për momentin vështrojnë një fotograf kurioz ndërsa ajo kalon kufirin midis Jersey City dhe Hoboken, New Jersey.
© Michelle Mayer “Border Crossing”
Author: Rudina Aleksi
Titulli: “Braktisje e qytetit”
Vendi: Toronto, Kanada
Përshkrimi: Foto është marrë nga Ishulli Qëndror i Torontos. Ishulli ndodhet 10 min larg me anije nga bregu i Torontos dhe ofron pamje spektakolare të siluetës së Torontos. Çdo njeri e ndjen dëshirën për të braktisur qytetin ndonjëherë.
Rudina Aleksi është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Arkitekturë, me specializim në Urbanistikë, 1995. Ajo ka punuar në Urbanistikën e Qytetit të Fierit. Që prej 22 vitesh Rudina banon në Toronto, Kanada. Firmat arkitekturore ku ka punuar përfshijnë PDA Architects dhe HOK Canada. Që prej 11 vitesh punon me BH Architects.
© Rudina Aleksi “Braktisje e Qytetit”
Autor: Albert Cmeta.
Titulli: “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”
Vendi: Ish fusha e aviacionit, Tiranë
Përshkrimi: Fëmijët e lagjes tek ish fusha e aviacionit në mungesë të lojrave për këtë grupmoshë, gjetën një mënyrë zbavitëse për të luajtur, duke kërcyer mbi shatërvane, meqënëse ishte verë, freskoheshin njëkohësisht :-). Fëmijët kanë aftësi ta kthejnë gjithçka në lojë...
© Albert Cmeta “Fëmijët e gjejnë lojën kudo”
Autore: Doriana D. Musaj
Titulli Foto 1: “Muri i lotëve”
Logoja e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, si vulë e krimit të kryer, atë të shkatërrimit të Teatrit në 17 Maj 2020. Vera e parë pa Teatër.
Titulli Foto 2: “Kartolinë Tirana 2020”
I fundit imazh i Sahatit të qytetit pa kullat si hijezues të kohës së tij. Kartolinë klasike e Tiranës bardhë e zi...
Titulli Foto 3: “Grafiti”
Sheshi i Teatrit të Kukullave në mesditë korriku, i preferuar i adoleshentëve, të cilët grafitin e përdorin për të ulëritur atë çka konvecionalja i pengon.



Autore: Loreta Çapeli
Titulli: “Pak Corbusier në Qytet”
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Loreta Çapeli është arkitekte, pedagoge e Historisë së Arkitekturës Botërore dhe asaj Shqiptare, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik, Tiranë. Fushat e saj të kërkimit janë Historia e Arkitekturës Botërore dhe Shqiptare, kritika dhe analiza arkitekturore e tipologjive të ndërtimit, rivlerësimi dhe restaurimi i monumenteve të trashigimisë kulturore.



Autore: Miranda Haxhi
Titulli: “Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”
Vendi: Tirana, Shqipëri
Miranda Haxhi është arkitekte urbaniste, ajo ka punuar në Institutin Kombëtar të Urbanistikës në Plane Zhvillimi të Qyteteve dhe Bregdetit.
© Miranda Haxhi “Një ditë vere në kodrat kurorë të Tiranës”
© Alketa Misja, Himara Naten
Henri Cartier-Bresson
Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”.
Henri Cartier-Bresson
(Francë 1908-2003)
Portret Henri Cartier-Bresson me kameran e tij Leica M3, © Jane Bown, Paris 1957
Henri Cartier-Bresson është një fotograf francez, një ndër figurat më me influencë të shekullit të 20-të. Ai konsiderohet si pioner i fotografisë spontane të rrugës (candid street photography), babai i fotoreportazhit modern, i cili solli një estetikë dhe praktikë të re, duke bërë që fotografia e reportazhit të pranohej si një formë arti. Emri i tij asociohet me aparatin e dorës Leica 35mm dhe me konceptin e “momentit deçiziv”. Në ditët e sotme ku jemi të rrethuar nga një oqean imazhesh fotografike, shkrepim dhe shkarkojmë në mënyrë dixhitale me mijëra fotografi në rrjetet sociale, trashëgimia e Henri Cartier-Bresson jo vetëm nuk është vjetëruar, por përkundrazi ajo na mëson mjaft gjëra mbi teknikën dhe etikën e fotografisë. Henri Cartier-Bresson konsiderohej një artist i përgjegjshëm për profesionin dhe shoqërinë ku jetonte.
Ai është artisti avant-garde, i riu rebel, gjuetari i kafshëve të egra në Afrikë, ish i burgosur i luftës në kampet naziste, fotoreporteri i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së Dytë Botërore, bashkëthemelues i agjensisë fotografike Magnum, një figurë e cila revolucionarizoi imazhin fotografik. E megjithatë ai qëndroi deri në fund një figurë mjaft e thjeshtë, që preferonte të mos shfaqej dhe të mos jepte intervista. Ai ishte personi që qëndronte në heshtje në pritje të momentit perfekt për të fotografuar, i cili zgjidhte me kujdes shkrepjen, dhe që preferonte të njihte në avancë ngjarjet dhe njerëzit që do të fotografonte. Në trazirat studentore të vitit 1968 në Paris, me gjithë ngjarjet e vrullshme, dëshmitarët tregojnë se Bresson shkrepi me një ritëm 4 foto në orë. Siç thotë ai vetë: ‘Mua nuk më intereson fotografia, por më interesojnë njerëzit’. Për afro gjysmë shekulli ai fotografoi ngjarjet kryesore të shekullit 20-të si Luftën e Spanjës, fundin e Luftës së Dytë Botërore, Gandin pak minuta para se të vritej në 1948, ditët e para të regjimit komunist në Kinë në 1949, Indonezinë e sapodalë nga kolonializmi. Ai ishte fotografi i parë perëndimor i cili u lejua të fotografonte në Bashkimin Sovietik gjatë Luftës së Ftohtë. Merita e Breson është se krijoi imazhe të bukura dhe poetike, që portretizojnë rëndësinë e vendit dhe të kohës. Ashtu siç shprehet: “Qëllimi im ishte të shprehja esencën e një fenomeni në një imazh të vetëm”, që shpreh idenë e tij mbi “momentit deçiziv” që e shoqëroi gjithë jetën.
© Henri Cartier-Bresson, Heeres, France 1932
© Henri Cartier-Bresson, “Mbrapa Stacionit St.Lazare”, Paris France, 1932
© Henri Cartier-Bresson, “Brenda dyerve rrëshqitëse të arenës së luftës me dema” Valencia Spain, 1933
Fillimet në Fotografi
Henri Cartier-Bresson e filloi fotografinë në 1931, atëherë kur bleu kameran e sapodalë Leica me film 35 mm, të cilës nuk iu nda për afro gjysëm shekulli. Ai i përket brezit të fotografëve të parë evropianë të cilët eksploruan në maksimum potencialin krijues të kameras së vogël të dorës. Për Bresson – “Fotografia për mua është një skicë e shpejtë, dhe sekreti është të harrosh që mban një kamera”. Dëshira e tij fillestare ishte të bëhej piktor, (pasi kishte refuzuar kërkesën e familjes për të vazhduar traditën e biznesit familjar të tekstileve). Influencat kryesore në formimin e tij vizual, të cilat u shprehën në fotografinë e tij të mëvonshme, ishin gjeometria formale e pikturës së Rilindjes dhe serendipiti i Surrealizimit, së bashku me një shpirt të fortë aventure. I influencuar nga shkolla e piktorit kubist Lohte, Henri zhvilloi një interes për pikturën klasike me proporcione rigoroze matematikore. Më vonë ai do të thoshte se cdo gjë që dinte për fotografinë, e kishte mësuar nga Lohte. Për Bressonin, kërkimi i rregullit gjeometrik në kompozimin në viewfinder, ishte një ndër kriteret kryesore që ai zgjidhte gjatë proçesit fotografik. Ai asnjëherë nuk i priste fotot por insistonte që ato të shfaqeshin ashtu siç i kishte shkrepur, duke paraqitur madje edhe kornizën e zezë të zhvillimit të negativit. "You shoot properly while it's there", duke përforcuar kështu idenë se fotoja duhet shkrepur siç duhet që në momentin e kompozimit të saj në viewfinder. Në këtë mënyrë Henri Cartier-Bresson ndihmoi në kredibilitetin e fotoreportazhit, të pacënuar nga editimi.
© Henri Cartier-Bresson, “Dy fëmijë në rrugët e ngushta me diell” Seville Spain, 1933
© Henri Cartier-Bresson, “Një grup personash përpara një muri me dritare të vogla”, Madrid Spain, 1933
Influenca e dytë në fotografinë e Bresson vjen nga një rrymë më pak racionale siç është Surrealizimi, me të cilën ai ra në kontakt në rini gjatë takimeve me figurat kryesore në “Cafe de la Place Blanche” në Paris. Prej Surrealizimit ai përvetësoi filozofinë e spontanes, shansit dhe intuitës. “"Për mua kamera është një bllok skicash, një instrument i intuitës dhe spontanitetit, mjeshtër i çastit, i cili në terma vizual, pyet dhe vendos njëkohësisht". Për Henri Cartier-Bresson, kamera Leica 35mm ishte instrumenti më i përshtatshëm për të shprehur krijimtarinë e tij artistike. Ndonëse Bresson ishte në kërkim të spontanes, kompozimet e tij nuk janë produkt i serendipitit, por ai e zgjidhte me kujdes skenën dhe priste derisa të gjithë elementet e duhur të shfaqeshin në viewfinder, për të fiksuar në film momentin e deçiziv.
@ Henri Cartier-Bresson, “Një grup fëmijësh luajnë mes rrënojave” Seville Spain, 1933
© Henri Cartier-Bresson, “E Diel në brigjet e lumit Seine” France 1938
Fotot e tij ndonëse pasqyrojnë një ngjarje apo moment historik, ato janë entitete të pavarura artistike. Duke kërkuar të bukurën në gjërat e zakonshme, ai lidhi artin me fotojurnalizmin. Fotografitë e tij të para i përkasin periudhës 1932-1935 gjatë udhëtimeve të tij në Itali, Spanjë, Marok, Meksikë, të cilat u paraqitën në disa ekspozita fotografike. Fotografitë e kësaj periudhe konsiderohen si më të mirat e Bresson dhe të historisë së fotografisë moderne të inspiruara nga Surrealizmi.
© Henri Cartier-Bresson, “Kurorëzimi i mbretit George VI” London England", 12 May 1937.
Bresson në kinematografi
Gjatë qëndrimit në New York në 1935, Bresson njohu Paul Strand i cili e nxiti të merrej me kinematografi. Midis viteve 1936-1939 ai punoi si asistent i regjizorit francez Jean Renoir në prodhimin e filmit Une Partie de Campagne (A Day in the Country) dhe La Règle du Jeu (The Rules of the Game). Në 1937 Bresson prodhoi filmin e parë dokumentar mbi ndihmën mjekësore në Luftën e Spanjës të titulluar Return to Life. Ndonëse Breson nuk i përkiste asnjë partie politike, orientimi i tij antifashist e çoi të punonte për gazetën e majtë Ce Soir ku njohu fotoreporterë të tjerë me të njëjtat interesa, si Robert Capa dhe David “Chim” Seymour, me të cilët pas Luftës krijoi agjensinëMagnum. Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore në 1939, Bresson iu bashkua njësisë së ushtrisë për film dhe fotografi. Në 1940 ai u kap nga gjermanët dhe u burgos në kampet e punës së detyruar. Pas dy tentativave të pasuksesshme arratisje, ai arriti të shpëtojë herën e tretë, pas së cilës kohë punoi në ilegalitet. Pas Luftës, Bresson iu kthye kinemtografisë me drejtimin e filmit La Retour, mbi rikthimin e personave të zhvendosur nga lufta. Bresson i rikthehet përsëri kinematografisë në fund të viteve ’60 me Impressions of California (1969) dhe Southern Exposures (1971). Ashtu siç thotë vetë, Bresson iu largua bërjes së filmit pasi nuk e tërhiqte drejtimi i aktorëve dhe mungesa e spontanitetit. Por nga kinematografia mësoi narrativën dhe çastin ekspresiv. Bressonit i njihet merita se ndikoi në zhvillimin e zhanrit cinema verite.
© Henri Cartier-Bresson, “Në qendër të qytetit, Manhattan NewYork” USA 1947
Bresson në Magnum
Pas ekspozitës së Bresson në MOMA New York në 1946 dhe udhëtimit të tij në Amerikë i cili konkludohet me një libër fotografik, Bresson ndërmerr të kryejë me kohë të plotë profesionin e fotoreporterit duke ndjekur këshillën e Robert Capas, i cili kishte kuptuar rëndësinë e këtij profesioni në shoqërinë e pas-Luftës. Së bashku me Robert Capa, David Seymour, George Rodger themeluan në vitin 1947 agjensinë e parë fotografike kooperative Magnum. Organizata i ofronte gazetave dhe revistave të kohës, mbulimin me fotografi të ngjarjeve kryesore nga fotoreporterët me të talentuar, duke ruajtur autorsinë dhe lirinë e tyre të zgjedhjes. Nën kupolën e Magnum Bresson veshi petkun e fotoreporterit dhe fotografoi ngjarjet kryesore në Indi, Kinë, Indonezi, Egjipt. Këto fotografi u botuan në formën e disa librave midis viteve 1952 dhe 1956. Më i njohuri prej tyre është ai i botuar në vitin 1952 me titullin “Images à la sauvette”, i perkthyer ne anglisht “The decisive moment”, i cili i referohet idesë kryesore të Bresson mbi fotografinë- "ai çast kur, me një qartësi të madhe, pamja e subjektit zbulon në thelbin e saj domethënien e ngjarjes, pjesë e së cilës është, organizimi më domethënës i formave"
© Henri Cartier-Bresson, “Refugjatët që ushtrohen në kamp për të larguar letargjinë dhe dëshpërimin” Punjab Indi, 1947
© Henri Cartier-Bresson, “Gra muslimane duke u lutur në drejtim të diellit që ngrihet prapa Himalajeve” Kashmir Indi, 1948
© Henri Cartier-Bresson, “Turrmat kapin trenin që transporton hirin e Gandhit, për ti dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre” Delhi Indi 1948
© Henri Cartier-Bresson, Washington DC, SHBA, 1957.
© Henri Cartier-Bresson, “Shitja e arit në Ditët e Fundit të Kuomintang, Shangai” Kina 1949
© Henri Cartier-Bresson, “Shkollë Fillore, Moskë Bashkim Sovjetik” 1954
© Henri Cartier-Bresson, Scanno Abruzzo, Itali 1951
© Henri Cartier-Bresson, Rruga Mouffetard, Paris 1954
Midis viteve 1963-1965 Bresson fotografon në Kuba, Meksikë, Indi. Librat e mëvonshëm të tij janë France (1971), The Face of Asia ( 1972), About Russia (1974). Me shpirtin e tij nomad ai u bë dëshmitar i ngjarjeve kryesore të pas Luftës së dytë botërore, të kalimit të pushteteve. Ai fotografoi njerëzit e thjeshtë me po atë rëndësi që fotografoi njerëzit e famshëm të artit dhe politikës.
© Henri Cartier-Bresson, Cyclades Greqi 1961
© Henri Cartier-Bresson, Berlin 1963
© Henri Cartier-Bresson, “Muri i Berlinit”, 1963
© Henri Cartier-Bresson, Prizren 1965
© Henri Cartier-Bresson. Ahmadabad Indi, 1966
© Henri Cartier-Bresson, “Ritual varrimi, Tokio Japoni” 1965
© Henri Cartier-Bresson, Brie France, 1968
© Henri Cartier-Bresson, “Simiane la Rotonde” France 1969
© Henri Cartier-Bresson, “Demostrata e Studentëve”, Paris, June 1968.
Në fillim të viteve ‘70, Bresson shkëputet plotësisht nga fotografia dhe i përkushtohet pikturës. Në vitin 2003, Bresson së bashku me bashkëshorten Martin Franck, fotografe e agjensisë Magnum, dhe vajzen e tyre, themelojnë Fondin Henri Cartier-Bresson. Negativët e Bresson janë në pronësi të Fondacionit dhe të agjensisë Magnum. Ai la një trashigimi prej afro gjysëm millioni negativa, të shkrepur gjatë një periudhe rreth 70 vjeçare.
Magnum Agency
https://www.magnumphotos.com/photographer/henri-cartier-bresson/
Fondacioni Henri Cartier-Bresson
Libra të përzgjedhur nga Henri Cartier-Bresson
Ekspozitë Fotografike QYTETI IM 2020
Ekspozitë Fotografike Online QYTETI IM 2020
Tatì Space prezanton ekspozitën e parë fotografike në platformën e saj online, me temën QYTETI IM. Jemi të kënaqur që ftesës sonë të hapur për pjesëmarrje iu përgjigjën 20 autorë, të profesioneve, kombësive dhe moshave të ndryshme: fotografë profesionist dhe amatorë, arkitektë, urbanistë, studentë, shkrimtarë, artistë nga Shqipëria, Kosova, SHBA, Spanja, Italia, etj. të cilët sollën interpretime të ndryshme të qytetit në fotografi. Qyteti, ky organizëm sa i kompikuar dhe shumëdimensional, ofron mënyra të ndryshme të pasqyrimit në fotografi. Për disa autorë, ai është qyteti i arkitekturës kontemporane, kompozimeve, ngjyrave dhe estetikës të pëlqyeshme. Për të tjerë, ai është qyteti ku modernja bashkëjeton në mënyrë harmonike me traditën shumëvjeçare të ndërtimit. Përkundrazi, për arkitektët dhe urbanistët vendas, kjo harmoni e dëshiruar nuk ekziston në peisazhin urban shqiptar, por e reja “bërtet, dhunon, përçmon”. Për disa autorë, qyteti është vendi melankonik, meditues, i largët dhe i afërt, ku qytetari është i pafuqishëm në vendimarrje. Disa nga fotot pjesëmarrëse janë marrë gjatë periudhës së karantinimit Covid19, e cila e vendosi qytetin në një sfidë të re, ndërsa profesionistët dhe artistët përballë pikëpytjeve të reja. Shpresojmë që shikuesit e kësaj ekspozite, ashtu sikurse ne, të shijojnë fotografitë pjesëmarrëse, dhe të gjejnë në të copëza të qytetit të tyre. Duke i falenderuar fotografët për pjesëmarrjen e tyre, urojmë të takohemi në eventet e ardhshme të TatìSpace.
Autori: Sokol Mitrojorgji
Titulli: “Kontakt”
Vendi: Tirane, Shqipëri
Përshkrim: Pika kontakti vizuale në mjedisin urban që krijojnë përjetime të larmishme të mjedisit të ndërtuar.
© Sokol Mitrojorgji “ Kontakt”
Autor: Sabina Darova
Titulli: “Të kapur për dore”
Vendi: Asti, Itali
Përshkrimi: Jetoj prej 26 vjetësh në Itali, në qytetin e Astit, aty ku tradita ecën krah për krah me të renë. Qyteti ruan brënda tij muret romake, rrugica dhe ndërtesa prej shekujve XII e më lart, si të reja. Kujdeset dhe i mbron ato me shumë dashuri. Ky është mesazhi që dëshiroj të përcjell në këtë ekspozitë.
© SabinaDarova “Të Kapur Për Dore”
Autore: Rozafa Shpuza
Titulli: “Vetmi e ujshme”
Vendi: Liqeni i Shkodrës
Përshkrimi : Gjatë dimrit Shkodra u përmbyt nga shirat e shumtë që ranë. Fotoja është shkrepur në një nga lokalet e Shirokës. Një tavolinë dhe një karrige e vetmuar, zhytur në ujrat e liqenit, si për të na treguar se jemi të pafuqishëm përball tekave të natyrës.
© Rozafa Shpuza “Vetmi e Ujshme”
Autor: Dardan Vukaj
Titulli: “Skena”
Vendi: Pedonalja, Teatri Kombëtar, Tirana, Shqipëri
Përshkrimi: Fotoja është shkrepur gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Vazhdimi i shkatërrimit të nisur natën e 17 majit, manifestimi i pafuqisë që shpesh herë qytetarët nuk arrijnë ta kenë në mbrojtje qytetin e tyre.
© Dardan Vukaj “Skena”
Autore: Alketa Misja
Titulli: “Përballë Piramidës”
Vendi: Tirana, Shqipëri
Alketa Misja eshte arkitekte urbaniste dhe fotografe nga Shqiperia. Ajo perdor fotografine si nje mjet per te investiguar transformimet urbane.
website: www.alketamisja.com , Facebook, Instagram
© Alketa Misja “Përballë Piramidës”
Autore: Doriana Musaj
Titulli: “Overlapping city”
Vendi: Tirana, Shqipëri
Përshkrimi: Banorët dhe banesat e Tiranës, në konflikt mes tyre, për të mbijetuar në hapësirën urbane që po shteron.
© Dorina Musaj “Overlapping City”
Autor: Reald Keta
Titulli: “Qyteti Magjik”
Vendi: Tiranë, pranë ETC, Shqipëri
Përshkrimi: Fotoja pasqyron ish-parkingun pranë ETC, në një prej rasteve të permbytjeve nga rreshjet e shirave. Imazhi është i përmbysur.
© Reald Keta “Qyteti Magjik”
Autore: Evis Cerga
Titulli 1: “Edhe në Bunker ka Lule”
Titulli 2: “Kur Hiqen Maskat”
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Evis Cerga është përkthyese, autore e librit me skica tregime “Rruga Miqësia”. Evisi e përdor fotografinë si një nxitje dhe inspirim për tregimet e saj. Ajo shkruan skica të shkurtëra në blogun e Shqiptarja.com
© Evis Cerga “Edhe Në Bunker Ka Lule”
© Evis Cerga “Kur Hiqen Maskat”
Autor: Milicent Fambrough
Titulli 1: “Aztec Theatre”
Titulli 2: “Convention center”
Titulli 3: “Pearl Brewery”
Titulli 4: “The Bakery”
Vendi: San Antonio Texas, SHBA
Përshkrimi: Unë jam një artist dhe shkrimtar bashkëkohor nga San Antonio Texas. Këto janë të gjitha monumente të njohura në qytetin tim të lindjes San Antonio. Ne jemi njerëz miqësorë. Ne flasim me fqinjët dhe ndihmojmë të tjerët në nevojë. Unë e dua qytetin tim.




Autor: Loreta Çapeli
Titulli 1: “2000 Vjet Shtresëzim Urban”
Titulli 2: “Kërcënim”
Titulli 3: “Konkurencë”
Vendi: Durrës, Shqipëri
Përshkrimi: Qyteti reflekton shtresëzim urban, por shpesh herë e reja bërtet, dhunon, përçmon.
Loreta Çapeli është arkitekte, petagoge e Historisë së Arkitekturës Botërore dhe asaj Shqiptare, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik, Tiranë.
© Albert Cmeta “Buzëmbrëmje mbi qytet”
Autore: Miranda Haxhi
Titulli: “Day and Night”
Vendi: Tirana, Shqipëri
Përshkrimi: Fotot janë shkrepur nga dritarja e shtëpisë time gjatë kohës së karantinës. Kontrasti midis betonizimit të pakontrolluar, dhe peisazhit të bukur natyror që rrethon Tiranën si një kurorë e gjelbër, mbetet sfida e zhvillimit urban të Tiranës.
Miranda është arkitekte urbaniste, ajo ka punuar në Institutin Kombëtar të Urbanistikës me plane Zhvillimi të Qyteteve dhe Bregdetit.
Autor: Vllasi Foto
Titulli: "The opposite summer"
Vendi: Sheshi i Flamurit, Vlorë, Shqiperi.
Përshkrimi: Duhet të ishin ditë pushimi, por moti nuk ishte dakort, fatmirësisht kisha kamerën me vete.
© Vllasi Foto “The Opposite Summer”


Autor: Fitim Haziri
Titulli: "Afër"
Vendi: Prishtina, Kosovo
Përshkrimi: Në një qytet jo të qetë, kur dielli perëndon, sytë kanë mundësi të shohin diellin dhe ngjyrat e tij në dritaret e ndërtesave të saj
© Fitim Haziri “Afër”
Autore: Catalina Aranguren
Titulli: “Me qenin tim”
Vendi: Jersey City, SHBA
Përshkrimi: Kjo fotografi është bërë në Prill, pasi Coronavirus i bëri të gjithë të futen në shtëpitë e tyre. Asnjë nuk ishte përreth, rrugët ishin bosh, që duket edhe më tepër nga dyfishimi në reflektimin e xhamave. Unë kam veshur një maskë dhe po eci me qenin tim në lagje.
© Catalina Aranguren “With my dog”
Autor: Josep Sánchez
Titulli: “Tram Glories”
Vendi: Sheshi Glories /Tregu Els Encants, Barcelona, Spanjë
Përshkrimi: Kjo fotografi është marrë në afërsi të Kullës Agbar, vetëm një hap larg Tramvajit.
© Josep Sanchez “Tram Glories”
Autor: Andi Papastefani
Titulli: “Yellow Corner”
Vendi: Rr. Kavajës, Tiranë, Shqipëri
Facebook Sketches of the Cities - Andi Papastefani
© Andi Papastefani “Yellow Corner”
Autor: Glendi Kurtiqi
Titulli: “Muzg Flakërues”
Vendi: Tirana, Shqipëri
© Glendi Kurtiqi “Muzg Flakërues”
“Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në Ekspozitën QYTETI IM 2020”
Walker Evans
Walker Evans është fotografi amerikan që ka influencuar më shumë se kushdo tjetër fotografinë moderne dokumentuese të shekullit të 20-të. Me natyrën e tij antikonformiste, ai refuzoi pikëpamjen piktorialiste të fotografisë artistike mbizotëruese të kohës, dhe ndërtoi një koncept të ri artistik bazuar në përshkrimin e fakteve të zakonshme në mënyrë poetike dhe të detajuar. Subjektet e tij fotografike ishin ndërtesat, skenat e rrugës, reklamat, vitrinat e dyqanëve, kalimtarët, kultura e automobilit, dhe kryesorja përshkrimi i jetës së amerikanëve gjatë Periudhës së Depresionit, që përbëjnë memorien kolektive të Amerikës.
Walker Evans
(ShBA 1903-1975)
Walker Evans, selfportrait 1930
Walker Evans është fotografi amerikan që ka influencuar më shumë se kushdo tjetër fotografinë moderne dokumentuese të shekullit të 20-të. Me natyrën e tij antikonformiste, ai refuzoi pikëpamjen piktorialiste të fotografisë artistike mbizotëruese të kohës, të mbështetur nga proponenti kryesor Alfred Stieglitz, dhe ndërtoi një koncept të ri artistik bazuar në përshkrimin e fakteve të zakonshme në mënyrë poetike dhe të detajuar. Fotografia e tij krahasohet me prozën e Hemingway, në të cilën vendosja e fjalëve është aq e kontrolluar dhe preçize, sa një lëvizje e vogël e tyre, e nxjerr tregimin jashtë kontekstit. Evans është cilësuar si fotografi me ndjeshmërinë e poetit dhe saktësinë e kirurgut… Duke ndjekur në mënyrë koherente dhe të pavarur këtë strategji artistike, ai ndërtoi një seri të gjerë fotografike që përshkruan vendet e zakonshme vernakulare, që përbëjnë memorien kolektive të Amerikës së viteve 30-50. Subjektet e tij fotografike ishin ndërtesat, skenat e rrugës, reklamat, vitrinat e dyqanëve, kalimtarët, kultura e automobilit, dhe kryesorja përshkrimi i jetës së amerikanëve të varfër gjatë Periudhës së Depresionit. Evans është fotografi i parë të cilit iu kushtua një ekspozitë fotografike personale në Muzeun e Artit Modern New York në vitin 1938. Ai ishte një figurë e pavarur dhe autoritare në fotografi. Për 2 dekada ai punoi si editor dhe shkrimtar për revistat Time dhe Fortune, ku hartonte layout-in dhe shkrimin shoqërues të fotografive të tij. Në vitet e fundit të karrierës ai dha mësime fotografie në Universitetin e Yales. Fotografia e tij influencoi një brez të tërë fotografësh, si Robert Frank, Lee Friedlander, Garry Winogrand, Diane Arbus, Bechers, dhe gjini të tjera përveç fotografisë, si: kinematografinë, teatrin dhe letërsinë.
© Walker Evans, Truck and Sign New York, 1930
Vitet e para
Walker Evans filloi të fotografojë në moshën 25 vjeçare, me aparatin fotografik të dorës Kodak, gjatë kohës së qëndrimit në Paris, ku studionte letërsi franceze në universitetin e Sorbonës. Evans aspironte të bëhej shkrimtar, por me kthimin e tij në New York në 1928, ai këmbeu ëndrren e shkrimtarit me profesionin e fotografit. Fotografitë e para janë skena të jetës amerikane dhe mjediseve urbane: rruget e New Yorkut, ndërtesat Viktoriane, ura e Brooklyn-it, kompozime abstrakte të arkitekturës së re që po lindte, reklamat e rrugës dhe vitrinat e dyqanëve. Një nder motivet që përsëritet vazhdimisht në fotografitë e Evans janë shkronjat dhe shenjat në sinjalistikën dhe reklamat e rrugës. Ai dokumentoi qytetin me syrin e një historiani dhe antropologu, duke veçuar atë çfarë ishte autentike amerikane. Influencat kryesore ne fotografinë e tij ishin: Eugene Atget dhe August Sander; ndërsa shkrimtari i preferuar: Gustave Flaubert, nga i cili pervëtësoi thënien: “Artisti duhet të jetë si Zoti në Krijim, ai duhet të ndihet kudo, por të mos duket”.
© Walker Evans, Brooklyn Bridge New York, 1929
© Walker Evans, U.S. Rubber Sign, New-York, 1928-1929
© Walker Evans, Movie Poster, New York, 1930
© Walker Evans, Parked Car, Small Town Main Street, 1932
© Walker Evans, Street Scene with Telephone Pole and Lines, Provincetown Massachusetts, 1931
© Walker Evans, Chrysler Building, 1930
© Walker Evans, Construction Shack, New York, 1929
Havana
Në fillim të viteve ’30, Evans dërgohet në Kuba për të fotografuar mbi gjëndjen e punëtorëve gjatë diktaturës së Gerardo Machado. Këtu ai fotografoi lagjet e varfëra, policët, lypësit e rrugës, punëtoret e portit, duke zhvilluar anën humane të fotografisë së tij. Fotografitë u botuan në vitin 1933 në librin “Krimet e Kubes”. Gjatë qendrimit këtu, Evans u shoqërua me Ernest Hemingway, të cilit i la 46 printime fotografike nga frika e konfiskimit të tyre nga autoritetet kubane. Këto printime u gjendën në Havana në vitin 2002, ku u paraqitën në një ekspozitë fotografike.
© Walker Evans, Cinema Havana, 1933
© Walker Evans, Havana Dock Worker, 1932-1933
© Walker Evans, Squatters Village Cuba, 1933
Vitet e Depresionit të Madh
Gjatë viteve 1935-1937 Evans punoi në programin qeveritar New Dealt Ressetlement (më vonë të quajtur Farm Security), për të dokumentuar gjëndjen e fermerëve të jugut gjatë periudhës së Depresionit të Madh. Në këtë projekt ai zhvilloi stilin e tij artistik për të dokumetuar faktet në mënyrë të detajuar, preçize dhe neutrale, duke përdorur kamera me format të madh 8x10 inch. Një përmbledhje e punëve të tij u shfaq në Muzeun e Artit Modern në vitin 1938 të titulluar “American Photographs”, e cila është ekspozita e parë personale që MOMA i ka dedikuar një fotografi. Libri me të njëjtin titull me 100 fotografi të Evans të shoqëruar me esen kritike nga Lincoln Kirstein, mbetet sot një ndër librat më me influencë në historinë e fotografisë moderne.
© Walker Evans, Roadside Store between Tuscaloasa and Greensboro, Alabama-1935
© Walker Evans, Easton Pennsylvania, 1935
© Walker Evans, Breakfast Room at Belle Grove Plantation White-Chapel, Louisiana, 1935
© Walker Evans, Houses and Billboards Atlanta, 1936
© Walker Evans, View of Easton Pennsylvania, 1936
© Walker Evans, Graveyard and Steel Mill Bethlehem, Pennsylvania, 1935
© Walker Evans, Birmingham Steel Mill and Workers Houses, 1936
Let Us Now Praise Famous Men
Gjatë vitit 1936, Evans ndërmorri një udhëtim në Jug, së bashku me shkrimtarin dhe mikun e tij James Agee, për të dokumentuar jetën e vështirë të tre familjeve fermerë të prekura nga kriza ekonomike. Projekti, i cili u refuzua për botim nga revista Fortune, u publikua në vitin 1941 në formën e një libri me fotografi të Evans dhe tekst nga Agee, të titulluar “Let Us Now Praise Famous Men”. Fotografitë e këtij projekti mbeten imazhe ikone të Amerikës të prekur nga Depresioni i Madh.
© Walker Evans, Coal Miner's House West-Virginia, 1936
© Walker Evans, Farmers Kitchen Hale-County Alabama, 1936
© Walker Evans, Sharecropper Hale-County Alabama, 1936
© Walker Evans, Church Organ and Pews, Alabama, 1936
© Walker Evans, Negro Church South Carolina, 1936
© Walker Evans, Barber Shop Vicksburg Mississippi, 1936
© Walker Evans, Country Store and Gas Station, Alabama, 1936
© Walker Evans, Roadside View Alabama Coal Area Company Town, 1936
© Walker Evans, Roadside Stand near Birmingham, Alabama, 1936
© Walker Evans, Window Display Bethlehem Pennsylvania, 1935
© Walker Evans, Penny Picture Display, Savannah 1936
Portrete kalimtarësh
Nga viti 1938-1941, Walker Evans fotografoi banoret e New Yorkut në metro, të kapur pa mendje nga aparati i tij Contax 35mm, i fsheshur nën pallto. Seria fotografike botohet shume vite më vonë (1966), nën titullin “Many are called”. Ashtu siç shprehet ai, donte ti fotografonte njerëzit “when the guard is down and the mask is off”. Motivi i kalimtarëve rastësore, të kapur pa mendje, është një motiv i përsëritur në punën e Evans. Gjatë kohes që punonte për Fortune në 1946, ai fotografoi me Rolleiflex një seri portretesh punëtorësh në rruget e Çikagos, të cilat botohen në 2 faqe revistë nën titullin “Labour Anonymous”.
© Walker Evans, Subway Portrait, 1938-1941
© Walker Evans, Subway Portrait, 1938-1941
© Walker Evans, Labor Anonymous, Fortune November 1946, pp152-153
Vitet në Revistën Time dhe Fortune
Evans punoi për revistatTime (1943-1945), dhe më pas për Fortune (1945-1965) si foto editor duke prodhuar mbi 400 foto dhe 46 artikuj. Evans kishte kontroll të plotë mbi botimin e fotografive të tij, ai zgjidhte vetë subjektet, shkrimin shoqërues dhe layout-in e revistes. Pasi kishte fotografuar Amerikën në vitet e saj më të veshtira, tani Evans fotografon lulëzimin e saj si supefuqi botërore, kulturën e konsumizmit dhe perhapjen e automobilit.
© Walker Evans, Burlesque Theater, Chicago 1946
© Walker Evans, Views of Pedestrians Uniontown, Maryland, 1946
© Walker Evans, Pedestrians Uniontown Maryland, 1946
© Walker Evans, Shoppers Randolph Street, Chicago 1946
© Walker Evans, Untitled Chicago, 1946
© Walker Evans, Lamp on Table, Evans Apartment New-York, 1946
© Walker Evans, Details of Clapboard House, 1960
Vitet e Fundit
Ne vitin 1965, Evans filloi të japë mësime fotografie në shkollën e artit dhe dizajnit të Universitetit të Yales-it. Gjatë viteve ’70 ai eksperimentoi me fotografinë me ngjyra, dhe kameran Polaroid SX-70, me një sasi të pakufizuar filmash nga Kodak. Këto fotografi janë studime interesante forme dhe ngjyrash mbi motivin e përhershëm tek Evans: arkitekturën, portretet dhe shenjat.
© Walker Evans, New-York Streets, 1957-1959
© Walker Evans, New-York Streets, 1957-1959
© Walker Evans, Telephone Pole and Red Barn, 1974
Fotografitë e Walker Evans ndodhen ne Koleksionet e:
Libra të përzgjedhur të Walker Evans
Përgatiti për TatìSpace, A.M.
W. Eugene Smith
W. Eugene Smith është një fotograf amerikan, i cili njihet si babai i foto esesë në editorialin amerikan të viteve ‘40-’50. Ai krijoi modelin dhe standartet e ndjekura për një kohë të gjatë. Eugene Smith punoi për disa revista të kohës si: Newsweek, Life, dhe për agjensinë Magnum si freelancer.
W. Eugene Smith
(Sh.B.A 1918-1978)
Portret i W. Eugene Smith. Fotografi © Fran Erzen
W. Eugene Smith është një fotograf amerikan, i cili njihet si babai i foto esesë në editorialin amerikan të viteve ‘40-’50. Ai krijoi modelin dhe standartet e ndjekura për një kohë të gjatë. Eugene Smith punoi për disa revista të kohës si: Newsweek, Life, dhe për agjensinë Magnum si freelancer. Foto esetë e tij më të famshme janë (sipas rendit kronologjik): Lufta e Dytë Botërore (1943), Doktori i Provincës (1948), Infermierja Mami (1951), Fshati Spanjoll (1951), Misionari Schwitzer (1954), Pittsburg (1955), Jazz Loft (1965), Minamata (1971).
Gjatë karrierës së tij në fotografi, Eugene Smith dallohet për humanizmin, nevojën për të njohur subjektet mire, kërkesën ndaj vetes për të arritur perfeksionin dhe anti-konformizmin ndaj diktatit dhe kufinjve të vendosur nga masmedia. Më shumë sesa një foto reporter, ai është regjizor për historitë që tregon dhe një poet i fotografisë nëpërmjet përdorimit të dritës dhe chiaro-scurove.
US Marine WW2. Foto © W. Eugene Smith
Spital, Philippine Cathedral (Island Leyte). Foto © W. Eugene Smith
“The walk to Paradise garden” 1946, Foto © W. Eugene Smith
“Doktori i Provinces, Ernest Ceriani”, 1948, Foto © W. Eugene Smith
Foto esetë e tij më të rëndësishme që trajtojnë temën e urbanizimit dhe pasojave që krijohen nga industrializimi i pakontrolluar janë; Pittsburg (1955) dhe Minamatas (1971).
Eugene Smith nisi fotografimin e Pitsburgut në vitin 1955, kur botuesi dhe shkrimtari Stefan Lorant i kërkoi një cikël fotografik për të ilustruar një libër mbi 100 vjetorin e qytetit. Smith e pa porosinë si një projekt personal. Ai jo vetëm shtriu kohëzgjatjen e projektit nga tre muaj në tre vite, por zgjeroi tematikën duke fotografuar jo vetëm modernitetin e qytetit dhe industrinë kryesore të çelikut por edhe tema të tjera që nuk i përkisnin reklamës qeveritare, si kushtet e punëtorëve, lagjet e varfra, emigrantët, jeta e zezakëve, duke i paraprirë trazirave të viteve ‘60. Në këtë projekt Smith ndërtoi një cikël të pasur fotografik të përbërë nga 17 mijë imazhe fotografike dhe inçizime audio, një pjesë e vogël e të cilave janë publikuar.
Interier Mellon National Bank. Foto © W. Eugene Smith
Greva e Sindikates se Punetoreve. Foto © W. Eugene Smith
City Council Chamber, Pittsburg, © Photography W. Eugene Smith
Femije duke luajtur ne Rrugen ‘Colwell and Pride’, Hill District. Foto © W. Eugene Smith
Pittsburg, 1955, Foto © W. Eugene Smith
Sixth Street Bridge, Allegheny River. Foto © W. Eugene Smith
Punetor çeliku. Foto © W. Eugene Smith
Hekurudha, Lumi Monongahela. Foto © W. Eugene Smith
Pittsburg, 1955 Foto © W. Eugene Smith
Pittsburg 1955 Foto © W. Eugene Smith
Në serinë Minamata (1971-1973), Eugene Smith fotografon banorët e zonës Minamata, një qytet bregdetar në Japoni i prekur nga nje sëmundje e rëndë e shkaktuar nga mërkuri i derdhur në ujërat e zonës prej mbetjeve industriale të fabrikës Chisso (gjigandi kimik i industrisë së vendit). Në vitin 1972, Smith u sulmua nga Kompania Chisso për të ndërprerë publikimin e projektit mbi sëmundjen Minamata. Ky sulm i shkaktoi atij plagë të rënda dhe humbjen e shikimit. Foto eseja u publikua në vitin 1975, dhe fotoja e tij kryesore ishte ‘Tomoko Uemura në Vaskë’, e shkrepur në 1971, ku tregohet një mama duke larë në një vaskë tradicionale japoneze vajzën e saj të deformuar nga sëmundja. Fotoja tërhoqi vëmendjen e publikut ndaj sëmundjes Minamata dhe pasojave të helmimit të mjedisit. Fotografitë e Smith ishin prova kryesore në gjyq kundër kompanisë Chisso, dhe ky qe rasti i parë në Japoni ku një kompani bëhet përgjegjëse për ndotjen e ambjentit dhe jetët e dëmtuara, gjë që e bëri Smith një hero kombëtar në Japoni.
Minamata, 1972, Foto © W. Eugene Smith
Minamata 1971, Foto © W. Eugene Smith
Goi, Tokyo. Demonstrues ne Fabriken Chisso, 1971 Foto © W. Eugene Smith
Demostrues kunder Kompanise Chisso Chemical duke demostruar para fabrikes ne Tokyo, 1971. Foto © W. Eugene Smith
Pas projektit Minimata, Eugene Smith u kthye në Amerikë, por nuk mundi dot të fotografojë më. Ai dha mësime në universitet dhe rregulloi arkivën e tij, deri në vitin 1978, kur ndërroi jetë nga një infarkt në zemër. Eugene Smith besonte në fuqinë e fotografisë se mund të ndryshojë botën. Në 1980 u krijua Fondi W Eugene Smith i cili financon projektet fotografike humanitare që nuk mund të financohen nga media masive, duke kontribuar në rritjen e zërit të pavarur të fotografëve.
Fondi Eugene Smith: https://www.smithfund.org/humanistic-photography
Libra të përzgjedhur të W. Eugene Smith
Berenice Abbott
Berenice Abbott është një fotografe amerikane e njohur për dokumentimin e arkitekturës dhe jetës metropolitane të New Yorkut me të gjitha kontrastet e tij, në vitet ’30 të depresionit te madh. Ajo fotografoi me kamera 8x10 vendet kryesore të New Yorkut me arkitekturën e re që po lindte, por edhe vendet që po zhdukeshin nga zhvillimi.
Berenice Abbott
(Sh.B.A 1898-1991)
Berenice Abbott, Portrait
Berenice Abbott është një fotografe amerikane e njohur për dokumentimin e arkitekturës dhe jetës metropolitane të New Yorkut me të gjitha kontrastet e tij, në vitet 1930 të depresionit te madh. Berenice Abbott njihet për stilin dokumentaresk, jashtë cdo subjektivizmi dhe piktorializmi. Ajo fotografoi me kamera 8x10” vendet kryesore të New Yorkut me arkitekturën e re që po lindte, por edhe vendet që po zhdukeshin nga zhvillimi. Influenca e saj kryesore ishte fotografi francez Eugene Atget, i cili në mënyrë skrupuloze fotografonte Parisin e vjetër, që po zhdukej nga moderniteti i fillimit të shekullit 20. Abbott e quante Atget ‘Balzakun e kameras’ dhe një ‘historian urbanist’. Asaj i njihet merita e shpëtimit të arkivës së Atget, kur pas vdekjes së tij bleu të gjithë negativët dhe i çoi në Amerikë, ku punoi për publikimin veprës së tij. Në vitet e fundit të karrierës Berenice Abbott u mor me anën teknike dhe shkencore të fotografisë.
Një ndër shprehjet e saj është “Bota nuk i don gratë e pavarura, nuk e di pse, por kjo nuk më shqetëson aspak”.
Libra të përzgjedhur për Berenice Abbott
Gabriele Basilico
Gabriele Basilico është një fotograf italian, i njohur për fotografitë e peisazhit urban. Ai është një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane evropiane dhe ndërkombëtare. I diplomuar si Arkitekt në Universitetin Politeknik të Milanos në 1973, ai ja kushtoi karrierën e tij fotografimit të peisazheve urbane dhe metropoleve që transformohen nga një shoqëri industriale në post-industriale.
Gabriele Basilico
(Milano 1944-2013)
Gabriele Basilico portret 2012
Gabriele Basilico është një fotograf italian, i njohur për fotografitë e peisazhit urban. Ai është një ndër figurat më të njohura të fotografisë kontemporane evropiane dhe ndërkombëtare. I diplomuar si Arkitekt në Universitetin Politeknik të Milanos në 1973, ai ja kushtoi karrierën e tij fotografimit të peisazheve urbane dhe metropoleve që transformohen nga një shoqëri industriale në post-industriale.
© GabrieleBasilico, “Milano-Ritratti di Fabbriche” 1978-1980
Dokumentimi i ndryshimeve urbane ishte objektivi kryesor i tij. Në librin autobiografik “Arkitektura, Qytete, Vizione: reflektime mbi fotografinë” ai shprehet “i kisha dhënë vetes një mision, të dëshmoja sesi modifikohet hapësira urbane… Ndonëse qytetet ngjajnë midis tyre, ato ndryshojnë nga ana sociale, historike, gjeografia, klima. Në ditët e sotme, kur qytetet po rriten me një ritëm të pa parë në histori, hapësira urbane paraqitet si një metaforë e shoqërisë ku jetojmë, e cila meriton të vëzhgohet me shumë kujdes”.
© Gabriele Basilico, Milano 1973
Mbi temën e transformimit, formës dhe identitetit të qyteteve, Gabriele Basilico përgjatë karrierës së tij 40 vjeçare, ka botuar mbi 100 libra fotografik. Qytetet kryesore që ka dokumentuar në mënyrë sistematike janë Milano, Roma, Bari, Barcelona, Berlin, Madrid, Lisbona, Napoli, Hamburg, Beirut, Genova, Stamboll, Moskë, Paris, Shangai, San Francisko, Rio de Janero, etj. Projekti i tij i parë është “Milano-Portrete Fabrikash” në vitin 1978-1980, i cili prezantohet në vitin 1983 në PAC Milano (Pavjoni i Artit Kontemporan). Projekti i parë ndërkombëtar vjen në vitin 1984 kur së bashku me fotografë të tjerë angazhohet nga qeveria franceze në Misionin DATAR për të dokumentuar transformimin e peisazhit kontemporan. Prej këndej botohet libri “Bord de Mer”. Tema e porteve dhe e detit e shoqëron më tej, si në fotografimin e qytetit të Genovas që konkludohet në librin “Porti di Mare”(1990).
© Gabriele Basilico, Dunkeque France, 1984
© Gabriele Basilico, “Bord de Mer” 1984
© Gabriele Basilico, LeTouquet France, 1984
© Gabriele Basilico, Dunkerque, 1984
© Gabriele Basilico, Genova 1985.
© Gabriele Basilico, Hamburg 1988
Në 1991 merr pjesë në projektin që i jep famë ndërkombëtare, fotografimin e Beirutit të shkatërruar nga lufta civile 15 vjeçare, së bashku me fotografë të tjerë si Rene Burri, Robert Frank, Jodeph Koudelka, Raymond Depardon dhe Fouad Elkoury. Në vitin 1996 merr pjesë në Bienalen e Venecias me ekspozitën Seksione të Peisazhit Italian /Cross Sections of a Country, ku merr çmimin Osella d’Oro për Fotografinë e Arkitekturës Kontemporane. Në 1999 boton librin “Interrupted City”dhe “Cityscapes” me mbi 300 fotografi urbane të kryera që nga fillimi i viteve ‘80. Në vitin 2000 fotografon zonën metropolitane të Berlinit, që konkludohet me librin “Berlin”, i cili fiton çmimin libri fotografik më i mirë i vitit 2003. Në vitin 2007, i ftuar nga SFMoma (San Francisco Museum of Modern Art) zhvillon një projekt fotografik në zonën metropolitane të Sillicon Valley, që publikohet në librin “Gabriele Basilico-Sillicon Valley”. Një tjetër projekt i këtij viti është “Moska Vertikale”, e fotografuar nga kullat e periudhës staliniste. Në vitet në vazhdim 2010-2012 puna e tij do të shtrihet në metropole të tjera botërore; Stamboll, Shangai, Rio de Janero. Projekti i fundit është në Milano, për dokumentimin e ndërtimit të projektit Porta Nuova.
© Gabriele Basilico, Beirut 1991
© Gabriele Basilico, Beirut 1991
© Gabriele Basilico, Madrid 1993
© Gabriele Basilico, Bilbao 1993
© Gabriele Basilico, Porto 1995
Gabriele Basilico dallohet për stilin e tij monumental dhe të heshtur, mungesën e njeriut në imazh, kontrastin bardhë e zi, që përforcojnë madhështinë e arkitekturës dhe i japin vendit karakter metafizik. Atij i interesojnë stratifikimet historike dhe sociale, pauzat urbane. Në shënimet autobiografike shkruan “E shikoj qytetin si një trup të madh që jeton, një trup në rritje, në transformim, dhe më intereson të kap shenjat, të vëzhgoj formën, ashtu si një mjek që analizon ndryshimet e trupit të njeriut për të studiuar natyrën e tyre”.
© Gabriele Basilico, Milano 1995
© Gabriele Basilico, Milano 1996
© Gabriele Basilico, Milano 1995
Fotografia e Gabriele Basilicos është dokumentuese në karakter, por larg reklamës dhe propagandës. Ajo nuk mundohet të kap ‘momentin deçiziv’ si tek Bresson, por është medituese dhe analitike si fotografia e Atget, Evans, dhe Beckers. Ashtu siç thotë Francesco Bonami “Basilico nuk glorifikon arkitekturën dhe vlerën simbolike të saj, por krijon një diskurs për vlerën estetike të arkitekturës dhe tensionin që ajo ka me funksionin social”. Gjatë jetës së tij, Basilico e ka shpjeguar fotografinë e tij në shumë shkrime, biseda dhe libra. Por paragrafi që sintetizon më shumë mendimin e tij mbi fotografinë është: “Të fotografosh qytetin nuk do të thotë të zgjedhësh arkitekturën më të mirë dhe ta izolosh nga konteksti në mënyrë që të vlerësosh dimensionin e saj estetik, por për mua do të thotë të bësh pikërisht të kundërtën. Dmth të vendosësh në të njëjtin plan arkitekturën e lartë me atë ordinere, të krijosh një vend ku këto të dyja bashkëjetojnë, sepse qyteti i vërtetë, qyteti që dua të tregoj, përmban këtë miksim të ekselentes me mediokren, të qendrës me periferinë, një vizion të urbanes që dikur do ta kishim quajtur demokratike”
© Gabriele Basilico, Paris France, 1997
© Gabriele Basilico, Valencia 1999
© Gabriele Basilico, Milano 2011
© Gabriele Basilico, Rome 2007
© Gabriele Basilico, Roma 2007
© Gabriele Basilico, San Francisco, 2007
© Gabriele Basilico, Shanghai 2010
© Gabriele Basilico, Stamboll 2010
© Gabriele Basilico, Rio De Janiero, 2011
© Gabriele Basilico, Milano, Porta Nuova, 2012
© Gabriele Basilico Selfportrait